• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Thirrje për dorëzimin e një teksti gazetaresk ose videoreportazhi të publikuar me temë: “Përballja me ndotjen e ajrit në RMV”

    Thirrje për dorëzimin e një teksti gazetaresk ose videoreportazhi të publikuar me temë: “Përballja me ndotjen e ajrit në RMV”

    • Categories Aktivitete
    • Date October 26, 2026

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në kuadër të projektit “Përballja me ndotjen e ajrit”, edhe këtë vit parasheh ndarjen e çmimeve për tekstin gazetaresk ose videoreportazhin e publikuar me temë “Përballja me ndotjen e ajrit – ngritja e vetëdijes publike për problemet dhe zgjidhjet e mundshme”.

    Për këtë qëllim shpallet kjo thirrje publike për dorëzimin e aplikimeve me tekste gazetareske ose videoreportazhe të publikuara, të cilat duhet t’i përmbushin kriteret e mëposhtme:

    • Teksti ose videoreportazhi duhet të jetë vepër origjinale autoriale, e cila, duke respektuar standardet më të larta etike të profesionit të gazetarisë, kontribuon në ngritjen e vetëdijes publike për çështjet që lidhen me cilësinë dhe ndotjen e ajrit, si dhe synon të ofrojë zgjidhje të mundshme për këtë problematikë.
    • Përmbajtja mediatike duhet të jetë në formën e një teksti ose videoreportazhi, në gjuhën maqedonase ose në gjuhët e bashkësive etnike (me përkthim ose titra në gjuhën maqedonase).
    • Përmbajtja mediatike duhet të jetë publikuar në një media të regjistruar në vend, tradicionale ose online, gjatë periudhës nga 1 tetori 2025 deri më 30 shtator 2026.
    • Çdo aplikim mund të përmbajë më së shumti një tekst ose reportazh nga i njëjti autor apo grup autorësh. Përjashtim mund të bëhet nëse bëhet fjalë për një seri tekstesh ose reportazhesh.

    Qëllimi i thirrjes dhe i ndarjes së çmimeve është ngritja e vetëdijes për problemet ekzistuese të ndotjes së ajrit dhe nxitja e gazetarëve që t’u kushtojnë më shumë hapësirë këtyre temave, si në nivel lokal, ashtu edhe në atë kombëtar, duke kontribuar në identifikimin e mënyrave më të mira për zgjidhjen ose zbutjen e tyre.

    Mënyra dhe afati i aplikimit:

    Në këtë thirrje publike ftohen të aplikojnë gazetarë dhe autorë që kanë publikuar tekste gazetareske, videoreportazhe ose hulumtime mbi këtë temë, të cilat mund të kontribuojnë në rritjen e vëmendjes ndaj ndotjes së ajrit, identifikimin më të mirë të burimeve të ndotjes, si dhe në informimin e publikut për përpjekjet që janë ndërmarrë ose po ndërmerren nga aktorë të ndryshëm për uljen e ndotjes dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit, veçanërisht në zonat urbane.

    Të interesuarit duhet ta dorëzojnë aplikimin e tyre, me shënimin “Aplikim për thirrjen UNDP/2026/00122883-SHGM – 001”, përmes:

    • Postës elektronike, në adresën: contact@znm.org.mk

    ose

    • Postës, në adresën: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Gradski Zid, blloku 13, 1000 Shkup, RMV.

    Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 06.12.2026 (e diel), deri në orën 24:00, sipas kohës së Evropës Qendrore.

    Fondi i çmimeve:

    Fondi i përgjithshëm i çmimeve është 150.000 denarë bruto dhe parasheh:

    • Çmimi i parë: 70.000 denarë bruto
    • Çmimi i dytë: 50.000 denarë bruto
    • Çmimi i tretë: 30.000 denarë bruto

    Rreth projektit:

    Projekti “Përballja me ndotjen e ajrit” synon të mbështesë autoritetet lokale në pesë komuna pilot në Maqedoninë e Veriut, në identifikimin dhe matjen e burimeve të ndotjes së ajrit, përcaktimin, zhvillimin dhe zbatimin e masave të përshtatshme për zgjidhjen e problemeve, forcimin e kapaciteteve të organizatave partnere, si dhe ngritjen e vetëdijes publike.

    Përfshirja dhe informimi i publikut për çështjet që lidhen me cilësinë dhe ndotjen e ajrit janë faktorë kyç për suksesin e projektit. Projekti i kushton vëmendje të veçantë ndërtimit të partneriteteve dhe forcimit të kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) dhe mediave, duke pasur parasysh rolin e tyre të rëndësishëm në paraqitjen e saktë të fakteve, pasqyrimin e praktikave të mira dhe të këqija, ngritjen e vetëdijes dhe zgjerimin e njohurive për gjetjen e zgjidhjeve ndaj ndotjes së ajrit.

    Bashkëpunimi me mediat do të ndihmojë që çështjet që lidhen me ndotjen e ajrit të mbeten në vëmendjen e publikut, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë lokal, duke rritur njëkohësisht trysninë ndaj vendimmarrësve që të ndërmarrin veprime konkrete dhe të dëshmojnë rezultate në të dyja nivelet.

    Një hallkë kyçe në këtë proces është investimi te gazetarët e rinj nga mbarë vendi dhe motivimi i tyre për t’u njohur më mirë me këtë tematikë. Në këtë mënyrë synohet të nxitet interesimi i gazetarëve për ndjekjen dhe raportimin mbi problemet e ndotjes së ajrit, duke siguruar vazhdimësinë e kësaj nisme edhe pas përfundimit formal të projektit.

    Në këtë drejtim është edhe roli i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), si organizata më e vjetër dhe më e madhe e gazetarëve në vend, e cila, në bashkëpunim me UNDP-në, synon të kontribuojë në ngritjen e vetëdijes publike për çështjet që lidhen me ndotjen e ajrit, përmes shpërblimit dhe promovimit publik të punimeve cilësore gazetareske dhe përmbajtjeve mediatike nga kjo fushë.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM organizoi trajnim për raportim etik mbi procesin e integrimit evropian
    October 26, 2026

    Next post

    Akademia e trajnimit për gazetarë dhe punonjës mediatikë – nga iniciativa në realizim
    October 29, 2026

    You may also like

    16_9 (8)
    SHGM: Koha nuk guxon ta zëvendësojë drejtësinë për sulmet ndaj gazetarëve
    2 November, 2026
    16_9 (6)
    SHGM organizoi trajnim për raportim etik mbi procesin e integrimit evropian
    30 October, 2026
    16_9 (5)
    Akademia e trajnimit për gazetarë dhe punonjës mediatikë – nga iniciativa në realizim
    29 October, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?