Përforcimi i lirisë mediatike në Maqedoninë e Veriut

Reformat në drejtësi mbeten një temë e nxehtë në kontekstin lokal të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RNM) dhe kjo temë renditet lart në axhendën  politike të vendit. Kjo u vërtetua edhe nga vlerësimi i plotë i bërë në fazën e parë të këtij projekti të zbatuar nga SHGM,  nga marsi deri në dhjetor të vitit 2021. Sondazhi kombëtar vuri në dukje disa konkluza kryesore:

Reformat në drejtësi janë të ngadalta dhe mbështetja  nga organizatat e shoqërisë civile mund të ndihmojë këtë proces;

Gazetarët dhe punonjësit e gjyqësorit janë të gatshëm të bashkëpunojnë dhe kjo është e nevojshme për të rritur besimin dhe nivelin e profesionalizmit, ndërsa transparenca në gjyqësor mbetet një nga sfidat kryesore, dhe përmes bashkëpunimit aktiv me gazetarët dhe punës së përbashkët, mund të ketë një përmirësim të dukshëm.

Sindikatat për një Rimëkëmbje të Drejtë

Siguria e gazetarëve, veçanërisht ajo e gazetareve femra, është bërë një nga prioritetet kryesore të SHGM-së gjatë vitit të fundit, duke pasur parasysh tendencat në rritje të sulmeve ndaj gazetarëve (veçanërisht sulmet online) dhe shkallën e lartë të mosndëshkimit. Për tejkalimin e këtij problemi nevojitet një aktivitet shumëpalësh, dhe për këtë gjë, një nga instituciuonet më të rëndësishme që targeton SHGM-ja, si partner, por edhe si palë përgjegjëse për zbatimin e ligjeve që garantojnë mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së gazetarëve, është Ministria e Brendshme (MPB), me theks në mbrojtjen e gazetarëve nga sulmet online.

Ndihmë juridike dhe mbështetje psikologjike

Kushtetuta dhe ligjet mediatike përmbajnë të gjitha garancitë themelore për lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e medias, duke përfshirë të drejtën e qasjes dhe lirinë e shprehjes në internet. Vlerësimi i përgjithshëm se këto garanci zbatohen në praktikë, është pozitiv, megjithëse në vitin 2022 numri i sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias u rrit nga pesë (të regjistruara në vitin 2021) në shtatë. Por praktika e mosndëshkimit vazhdon, sepse rastet e viteve të kaluara nuk janë zbardhur, dhe rezultati i rasteve të zgjidhura të kërcënimeve të reja me vendim të formës së prerë nuk është në nivelin më të lakmueshëm. Gjithashtu, kemi një situatë të një tendence negative të rritjes së numrit të rasteve/padive për shpifje ndaj gazetarëve (vetëm për shembull: në vitin 2022 numri total i çështjeve aktive në të cilat njëra palë është gazetare apo media është rritur në 54, në ndryshe nga viti 2021, kur ai ishte 20)

Mbështetja psikologjike është e rëndësishme edhe për gazetarët, sepse kërcënimet dhe sulmet lënë gjurmë, por edhe kur keqtrajtohen në redaksi.

Paditë Strategjike Kundër Pjesëmarrjes së Publikut (SLAPP)

janë një shuplakë për qytetarët dhe interesin publik

Presioni ndaj gazetarëve nuk ushtrohet gjithmonë drejtpërdrejt nëpërmjet sulmeve fizike dhe kërcënimeve të qarta verbale. Shpesh, punonjësit e medias përjetojnë forma të tjera presionesh më të rafinuara në formën e padive dhe kërcënimeve të tjera administrative që nuk shërbejnë për të kënaqur drejtësinë, por për t’i ekspozuar gazetarët ndaj stresit ekonomik dhe emocional. Qëllimi i një SLAPP është pikërisht ai, veçanërisht kur paditësi është një politikan i fuqishëm ose anëtar i komunitetit të biznesit. Gazetarët nuk janë gjithmonë të vetëdijshëm se janë nën presion kur u drejtohen padi aktive, por kjo ndikon në rritjen e autocensurës. Për më tepër, në Maqedoninë e Veriut, duke pasur parasysh standardin e ulët ekonomik në komunitetin mediatik dhe mungesën e avokatëve, gazetarët shpesh lihen vetëm për të mbrojtur të drejtat e tyre në gjykatë.