Bashkohuni në SHGM. Bëhuni anëtar!

Anëtar i SHGM mund të jetë çdo gazetar që: të paktën një vit është i angazhuar në gazetari.

Plotësoni formularin e mëposhtëm të aplikimit dhe na dërgoni një biografi të shkurtër së bashku me 2 foto contact@znm.org.mk

FLETËPARAQITJE

Faleminderit për interesimin tuaj për t’u anëtarësuar në Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë. Ju lutemi plotësoni tre pjesët e kësaj kërkese (të dhëna të përgjithshme dhe profesionale dhe konfirmim nga redaksia).

    Të dhëna të përgjithshme

    Të dhëna profesionale

    Lloji i medias (rrethoni):

    Media të shtypuraMedia elektronikeAgjenci lajmeshTVRadio

    A është gazetaria profesion i vetëm?

    PoJo

    Jam dakord me politikën e privatësisë dhe kushtet e përdorimit


    Duke mbushur këtë formular aplikimi, unë marr përsipër të respektoj Kodin e Gazetarisë.
    Do të paraqis dy fotografi në AJM në adresën e contact@znm.org.mk ose direkt në zyrat e tyre.
    Unë do të paguaj tarifën e anëtarësimit në shumë prej 600 denarë për një periudhë prej dy vitesh kalendarike.

    Është e domosdoshme të plotësohet një formular, i cili mund te shkarkohet nga kjo faqe, kurse si pjesë integruese është edhe dëshmia për angazhimin profesional. Duhet të shkruhet edhe një biografi e shkurtër. Dokumentet e nevojshme së bashku me 2 fotografi duhet të dorëzohen në zyrat e SHGM-së (Gradski xid bllok 13,1000 SHKUP) ose në e-mail.

    Anëtarsia për dy vjet është 600 denarë.

    Pagesa të kryhet në zhirollogarinë e SHGM-së në Komercijalna Banka, zhirollogaria  300000000776715  me shënim për anëtarësi në SHGM.

    Për më tepër na kontaktoni në tel: (02) 3298-139  contact@znm.org.mk

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë aktualisht është duke punuar në bashkëpunim
    me partnerët e saj për të siguruar përfitime për anëtarët aktivë.

    Aktualisht janë në dispozicion këto përfitime të anëtarëve:

    Ndihmë juridike:

    Ofrimi i ndihmës juridike në rast padie për shpifje apo fyerje dhe shërbime të tjera juridike. Kontakti direkt është: Zyra e avokatisë “Filip Medarski” (02) 6133 650.

    IFJ_logoÇdo anëtar i SHGM-së ka mundësinë të përfitojë nga beneficionet e “Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve” (IFJ) duke u pajisur me një kartelë anëtarësimi IFJ. Marrja e kësaj karte kushton 1200 denarë dhe e njëjta vlen dy vjet. Kjo kartë njihet në më shumë se 120 vende të botës dhe e njëjta mundëson zbritje të shumta dhe akses për gazetarët në institucione dhe ngjarje të caktuara. Më shumë informacione rreth mundësive që i kanë anëtarët e SHGM-së, duke u pajisur me kartelë, mund të gjenden në ueb faqen e IFJ-së (www.ifj.org).

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme me qëllim të përmirësimit të sigurisë së gazetarëve. Sipas Memorandumit, SHGM dhe MPB do të organizojnë trajnime dhe fushata të përbashkëta, do të krijojnë një protokoll për raportim nga ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, do të bashkëpunojnë në drejtim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies në veprimtarinë e institucioneve dhe do të botojnë publikime të përbashkëta. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, SHGM dhe MPB duan të ndërgjegjësojnë qytetarët për rolin e pjesëtarëve të MPB-së në ruajtjen e sigurisë dhe qetësisë së qytetarëve dhe gazetarëve, si dhe për rëndësinë e gazetarëve të kryejnë lirisht dhe të sigurt profesionin e tyre.

     

    Edukimi:

    Universiteti FON dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) nënshkruan Memorandum bilateral për bashkëpunim. Memorandumi është baza e bashkëpunimit mes dy palëve për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta për transferimin e njohurive dhe përforcimin e kapaciteteve kombëtare për ofrimin e trajnimeve dhe konsultimeve nga fusha e gazetarisë. Memorandumi është i fokusuar në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, si seminare, konferenca, punëtori dhe ngjashëm.

    Universiteti do të ofrojë zbritje prej 50% të tarifës së shkollimit për studimet e gazetarëve – anëtarë të SHGM-së për studimet universitare dhe master në programet studimore të Universitetit.

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Universitetin “Goce Dellçev” – Shtip. Ky bashkëpunim do të sjellë shumë përfitime për gazetarët nga i gjithë rajoni lindor, për studentët dhe profesorët e gazetarisë, si dhe për anëtarët e SHGM-së. Sipas Memorandumit, SHGM dhe UGD – Shtip do të bashkëpunojnë në projekte të përbashkëta, do të mund të shfrytëzojnë analizat, hulumtimet, arkivat dhe në përgjithësi kapacitetet dhe shërbimet adekuate të të dyja institucioneve. Gjithashtu, do të mund të marrin pjesë në trajnime, punëtori dhe seminare, do të botojnë publikime të përbashkëta, si dhe do të rritet bashkëpunimi me stafin mësimor-shkencor të UGD -Shtip.

    еурокидс лого

    EUROKIDS ofron kurse për gjuhën angleze dhe gjermane për fëmijë dhe të rritur si dhe kurse përgatitore për marrjen e testeve ndërkombëtare IELTS dhe BULATS.

    Obligime të Euro Qendrës Edukative EUROKIDS ndaj anëtarëve të SHGM-së:

    – zbritje prej 25% të kurseve në gjuhën angleze dhe gjermane për fëmijë deri në moshën e shkollave të mesme;

    – zbritje prej  25% të kurseve për gjuhën angleze dhe gjermane për të rritur;

    – zbritje prej 15% të kurseve përgatitore për marrjen e BULATS dhe IELTS;

    Objekte hotelerie:

    Anëtarët e SHGM-së kanë 20% zbritje në çmimet e ushqimeve dhe pijeve në “Equestrian restaurant” që ndodhet në Qendrën Tregtare të Qytetit (QTQ) përballë Parkut të Gruas.

    Për organizimin e ngjarjeve të ndryshme në restorant mund të kontaktoni personin Zoran Lazarevski në nr. e telefonit: +389 70 703 730 ose në e-mail: ekvestrian2015@gmail.com

    Është realizuar bashkëpunim me kafe-restorantin më të njohur në Maqedoni, TREND! Ofrohet një zbritje 15% për anëtarët e SHGM për të gjitha produktet në të gjitha ambientet e TREND: Lounge restaurant Trend & Bistro London (Sheshi Maqedoni), Food Bar Trend (Skopje City Mall), Trend Telecom (Kej 13 Nëntori), Gastro Bar Trend (bul. Jane Sandanski, Aerodrom), Trendy Party Room (rr. Nikola Vaptsarov 2/4). WEB: http://caffetrend.mk/

    SHGM ka zhvilluar bashkëpunim me një nga piceritë më të vjetra në Shkup, picerinë “Zanzibar”, e cila ndodhet afër shatërvanit në parkun e qytetit. Piceria “Zanzibar” u jep anëtarëve të SHGM zbritje 20% në produktet e saj.

    Servisim dhe shitje biçikletash:

    BIKE MARKET Shkup, e themeluar në vitin 2008, përballë shatërvanit në Parkun e Qytetit në Shkup ofron servis dhe shitje të biçikletave. Anëtarët e SHGM-së fitojnë zbritje në produktet e mëposhtme:

    – Biçikleta POLAR Venera SCOUT dhe CROSS 23% zbritje nga çmimet e rregullta.

    – Të brendeve MERIDA bikes 20% zbritje biçikleta SCOTT 17% zbritje.

    – Zbritje 20%  të pjesëve rezervë dhe aksesorëve për biçikleta si dhe 15% zbritje për  servisim – punë dore.

    Sport dhe rekreacion:

    Lifestyle Fitness Studio Shkup e cila ndodhet në Bul. Partizanski Odredi 72a ofron 20% zbritje të anëtarësisë mujore për shfrytëzimin e fitnesit dhe saunës për anëtarët e SHGM-së. Tel. për kontakt: 071 712 882, 075 336 764.

     

    Poliklinika:

    Është siguruar zbritje 5% të shërbimeve shëndetësore në poliklinikën Intermed-Art.  Poliklinika Intermed-Art është institucioni i parë shëndetësor privat, i themeluar në shkurt 2011, që ndodhet në Bul. Partizanski Odredi 84 në Qendrën Tregtare Antiko-Skopje. Disponon me ordinancë të mjekësisë së përgjithshme, mjekësisë së punës, repartit intern, terapisë fizikale, laboratori, spital ditor dhe ordinancë për mjekësi sportive.

    Ueb faqja: http://www.intermed-art.com.mk/

    Automobilizëm dhe servis:

    Anëtarët e Shoqatës së Gazetarëve që kanë paguar anëtarësimin vjetor do të përfitojnë një zbritje komerciale prej 20% në paketën e anëtarësimit “CLASSIC” dhe 30% zbritje në paketën e anëtarësimit “EUROPE PREMIUM” të ofruar nga AMSM.

    INFO mbi paketat në lingjet e mëposhtëm:

    http://www.amsm.com.mk/article.aspx?cid=5504&scID=5387&l=94   CLASSIC

    http://www.amsm.com.mk/article.aspx?cid=5503&scID=5387&l=94   EUROPE PREMIUM

    BENELUX TUNING ofron:

    • Nga 30-35% zbritje në të gjitha brendet e gomave të të gjitha dimensioneve, pavarësisht sasisë së blerë dhe punë dore falas për montimin e tyre (Michelin, Dunlop, Sava, Tigar, Continental, Sportiva, Starfire, Nankang, Nokian, Pirelli, Bridgestone, Kellz dhe gjitha brendet tjera të gomave të asortimentit tonë);
    • Deri 30% zbritje të të gjitha bandazheve të aluminit nga të gjitha dimensionet dhe brendet;
    • 10% të të gjitha pjesëve të domosdoshme për servis të automjeteve të juaja dhe punë dore FALAS për montimin e të njëjtave;
    • 10% do të fironi për akumulatorin tuaj të vjetër gjatë blerjes së akumulatorit të ri të brendeve Exide, Topla, Moll;
    • DIAGNOSTIKIM FALAS për të gjitha automjetet e juaja dhe detektim të të gjitha gabimeve me pajisjen speciale KTS nga BOSCH;
    • 1000 denarë montim, demontim dhe balancim do t’ju kushtojë ndërrime i 4 pneumatikëve të verës në të dimrit dhe anasjelltas;
    • 1000 denarë do t’ju kushtojë magazinimi i gomave të juaja sezonale në Hotelin tonë të gomave.Lokacioni: rr. Skupi 576/Momin Potok, 1000 Shkuptel:.  ++ 389 2 30 82 111, Faks. ++ 389 2 30 82 111, Celulari ++ 389 71 305 600

      E-mail: info@beneluxtuning.com
      Web: www.beneluxtuning.com

    AUTOLAVAZHI “KLIP PLUS” ofron 10% zbritje për shërbimet e veta, lokacioni: Ruzveltova 25 (Në afërsi të Setek)

    Transport:

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, në bashkëpunim me Komunën e Qytetit të Shkupit dhe Ndërmarrjen Publike të Komunikacionit – Shkup (NPK -Shkup), u dakorduan për zbritje për gazetarët për biletën mujore të autobusit në Shkup. Zbritja do të jetë 50% dhe do të jetë e vlefshme vetëm për nxjerrjen e biletave mujore për transportin publik. Gazetarët për të pasur mundësi ta kenë zbritje duhet të jenë anëtarë aktivë të SHGM-së, gjegjësisht të kenë paguar anëtarësimin vjetor. Procedurën për shfrytëzimin e këtij përfitimi mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm: http://znm.org.mk/?p=4462

    Është siguruar zbritje me Agjencinë “Rule Tours”, që anëtarëve të SHGM-së u mundëson të shfrytëzojnë zbritje prej 20% për të gjitha linjat e udhëtimit, në Maqedoni dhe jashtë vendit. Gjatë pagesës së biletës, punonjësit e “Rule Tours” do t’u kërkojnë anëtarëve kartelën e anëtarësimit për të konfirmuar anëtarësimin aktiv. Më shumë informacione mund të gjeni në telefonat e mëposhtëm: 2402 527.

    Zbritje për anëtarët për transport me Strumica Express. Çdo pasagjer ka 20% zbritje për shërbimet që do të përdorë nëpërmjet kësaj kompanie transporti. Biletat e transportit mund të blihen në stacionin e autobusëve në Strumicë ose nga shoferi i autobusit duke treguar kartelën e anëtarësimit të vulosur nga SHGM-ja.

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe “Macedonia Travel” nënshkruan memorandum bashkëpunimi, i cili u mundëson anëtarëve të SHGM-së të marrin oferta dhe përfitime të shumta që i ofron agjencia. Për më shumë informacione rreth përfitimeve dhe shërbimeve të shumta që ofron “Macedonia Travel” për anëtarët tanë, mund të informoheni në telefonin: +389 (0) 2 3112372 ose me email në: info@macedoniatravel.com

    Librari:

    10% zbritje për të gjitha produktet e “Akademska Kniga”. Dyqane të specializuara për literaturë të huaj profesionale në gjuhën angleze nga botuesit më të mirë amerikanë, britanikë dhe gjermanë. “Akademska Kniga” ka qendrën e saj të shpërndarjes me më shumë se 18,000 libra në magazinë. Stoku përfshin monografi, tituj nga shtypshkronjat universitare me famë botërore, tekste shkollore (textbooks), si dhe libra për përdorim profesional dhe mësimin e gjuhëve. WEB: http://akademskakniga.mk/

     

    Zbritje për blerje të librave. Anëtarët e SHGM-së mund të regjistrohen në KupiKniga.mk dhe të bëhen anëtarë të privilegjuar, ku fitohet 10% për të gjitha porositë nga kjo librari. Këtu do të gjeni mbi 10.000 tituj në gjuhën maqedonase, shqipe, angleze dhe serbe në kategori të ndryshme. Për t’u regjistruar në KupiKniga.mk si anëtarë të privilegjuar, shkoni në http://kupikniga.mk/RegStep1.aspx dhe shkruani kodin ZNMVIP në fushën “Vip kod” e më pas në fushën “fjalëkalim” shkruani numrin e librezës së anëtarësisë tuaj.

    Sallone për bukuri:

    Studio parukerisë “DAMI I GOSPODA” ofron 20% zbritje për shërbimet e saj. Lokacioni: Skupi 1/1 në afërsi të Gjimnazit “Georgi Dimitrov”..

    Parking:

    Parking falas – Ju njoftojmë se është nënshkruar Marrëveshje me Parkingjet e Komunës Qendër, sipas së cilës anëtarët e SHGM-së do të mund të shfrytëzojnë përfitimin për parkim falas për 2 orë. Anëtarët e SHGM-së që dëshirojnë të shfrytëzojnë këtë përfitim duhet të shkojnë në ambientet e PKQ ku do t’u jepet një kartelë parkimi për gazetarë. Për çdo kartelë parkimi të lëshuar për gazetarë për një anëtar të Shoqatës, gazetari do të lidhë një marrëveshje në të cilën do të përcaktohen në detaje të drejtat dhe detyrimet e përdoruesit dhe të PKQ. Për më shumë informacione, kontaktoni drejtpërdrejt zyrat e PKQ ose në ambientet e  SHGM.

    Kushtet për anëtarët e rregullt

    Antar i SHGM mund te jet secili gazetar I cili:

    – se paku nje vit merret me gazetari.

    Kushte per antarsi te rregullt: Anetar mund te jene persona qe punojne ne ne ndermarje publike,ne arsim,kultur, dhe institucione tjera,publicist dhe te ndryshem te cilet kohe pas kohe miren me gazetari ose antaret e mepershem te regullt antarsia e te cileve ne Statutitn e SHGM perher apo kohe pas kohe kane kalua ne antarsi te te rregullt. Me antarsi nenkuptohet antarsi ne SHGM I cili ne raport me te drejtat eshte theksuar me antarsi te rregullt,me perjashtim me te drejten te zgjedhin dhe te jen te zgjedhur ne organet e SHGM dhe nuk kane te drejte te vendosin per Statutin e SHGM.Ato kan te drjete te perdorin fondet e SHGM ne pajtueshmeri me aktet e atyre fondeve,ti shfrytezojne te perfitimet qe I mundeson SHGM dhe bashkesia gazetareve. Antari ka te drejte te jep mendimdhe qendrime per pune per organet e SHGM,te shfrytezoj te drejten per pun gazetareske dhe te posedon librez antarsie te SHGM. Antarsia vazhdon deri en momentin kur e njejta automatikisht transofmohet ne antarsi te rregullt ne p[ajtueshmeri me normat e antarsimit.Veprimi per pranim eshte identike si ajo me antarsi te rregullt,ndersa antarsia percaktohet ne te njejten menyre si antarsia e rregullt.

    Kushtet per anëtar nderi:

    SHGM pranon edhe antar nderi me vendim te shumices te antareve te keshillit drejtues. Antar nderi mund te jene edhe te huajt.Per antar nderi ne SHGM mund te pranohet person qe nuk eshte gazetar me profesion,por I cili me perpjekjet e veta ose ne bashkpunim me SHGM ka treguar sukses te duhur ne pune ose per zhvillim e SHGM.Antaret e nderit kane te drejte te ndjekin punen ne Kuvendine SHGM,pa te drejte te prezentuesit ne Kuvend te SHGM dhe pa pjesemarje ne vendime.

    ОДЛУКА НА УО ЗА НАМАЛУВАЊЕ НА ЧЛЕНАРИНАТА [09.04.2012]