Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) është themeluar në vitin 1946. SHGM është anëtare e Federatës ndërkombëtare së gazetarëve. SHGM është shoqatë e pamvarur, jo-qeveritare dhe jo-partiake, qëllimi i së cilës është të jetë në mbrojte të standardeve profesionale dhe lirisë së shprehjes.
QËLLIMET E VEÇANTA DHE DETYRAT E SHGM-SË JANË:
1. Të mbrojë lirinë e shtypit, radios, televizionit, dhë të mediave tjera;
2. Të lufton kundër keqpërdorimit të mediumeve, krijimit të monopolit dhe cenzurave të ndryshme të dëmshme, mosinformimin e opinionit në kohë të caktuar;
3. Të mbron dhe avancon liritë, të drejtat dhe përgjegjsinë e gazetarëve, mbi bazë të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, Statutit dhe akteve të SHGM-së si dhe dokumenteve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes;
4. Të mbrojë dinjitetin e gazetarëve dhe profesionin gazetaresk, lirinë e shprehjes kreative dhe kritike;
5. Përfaqësimi i anëtarëve, prezantimi para bashkësisë shoqërore, pjesëmarrja aktive në përgatitjen e rregulloreve ligjore dhe konventat ndërkombëtare në interes të profesionit dhe mbrojtjen e interesit profesional, në përputhje me Kodin e Gazetarëve të Maqedonisë.
Vizioni i SHGM-së
Gazetarët në vend punojnë në media ku sigurohen të drejtat dhe liritë themelore, garantohen kushtet themelore profesionale dhe materiale për pune, solidaritet i lartë mes gazetarëve në raste të shkeljes së lirisë së shprehjes si dhe standarde profesionale, etike dhe integritet të esnafit të gazetarisë.
Misioni i SHGM-së
SHGM është organizatë udhëheqëse në nivel kombëtar që bashkon gazetarët në RMV për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe mediat e pavarura, duke u angazhuar për respektimin e standardeve më të larta evropiane për mediat dhe gazetarët. Synon ngritjen e solidaritetit dhe unitetit në gazetari, si dhe në ngritjen e nivelit të profesionalizmit dhe normave etike të gazetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.