Bashkimi Evropiam

Projekti Safejournalists.net (2020-2023) është vazhdim i projektit “Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Medias dhe Sigurinë e Gazetarëve” (2016-2018) i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian. Zbatimi i tij përfshin shoqatat e gazetarëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut).

Qëllimi i përgjithshëm është të kontribuojë në forcimin e demokracisë participative në Ballkanin Perëndimor përmes bashkëpunimit rajonal të shoqatave profesionale dhe të përgjegjshme dhe përfshirjes aktive të tyre në procesin e hartimit të politikave dhe monitorimit të zbatimit të tyre.

Qëllimet specifike afatshkurtra janë të kontribuohet në sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e mediave në Ballkanin Perëndimor përmes rolit aktiv të anëtarëve të Platformës së Ballkanit Perëndimor si aktorë të pavarur dhe përgjegjës në krijimin e politikave përkatëse të mbështetur nga shoqëria civile.

Sigrid Rausing Trust

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë fitoi një grant institucional nga Sigrid Rausing Trust (SRT) në vlerë prej 45,000 paund dhe do të implementohet në kohëzgjatje prej 12 muajsh, ndërsa zbatimi i tij fillon në qershor të vitit 2019. Qëllimi i grantit është të ndihmojë punën e SHGM-së në drejtim të përmbushjes së misionit dhe vizionit të Shoqatës, si dhe qëllimet strategjike të SHGM-së të parashikuara në Statut dhe në planin strategjik trevjeçar.

Organizata SRT me bazë në Londër, në Britaninë e Madhe, u themelua në vitin 1995 dhe funksionon si një organizatë që ofron mbështetje dhe ndihmë financiare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në nivel global.

Qëllimi i SRT-së është të promovojë vlerat dhe parimet e të drejtave dhe lirive të njeriut, barazisë, sundimit të ligjit dhe të ruajë natyrën nga shkatërrimi i mëtejshëm. Përmes fondeve ata mbështesin avokimin, kreativitetin, hulumtimin dhe bursa për të arritur këto qëllime.

HEDAJA

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Shoqatën për Zhvillimin e Demokracisë (IEP) dhe Institutin për Paqë, Siguri dhe Hulumtimin e Politikave – Konica në periudhën nga dhjetori 2019 deri në dhjetor 2020 do të implementojë projektin “Ndërtimi i rezistencës kundër terrorizmit të dhunshëm dhe ekstremizmit përmes gazetarëve të fortë, mediave dhe zyrtarëve qeveritarë”. Qëllimi kryesor i këtij projekti është forcimi i aftësive të mediave dhe autoriteteve shtetërore për të komunikuar ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin në një mënyrë që zvogëlon kërcënimin e tij.

Prioriteti kryesor i këtij projekti është edukimi i gazetarëve të ardhshëm, gazetarëve profesionistë, kryeredaktorëve, dhe radiodifuzerëve. Adresimi i sfidës aktuale të raportimit për ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin që në të shumtën e rasteve nuk arrin të hetojë në mënyrë adekuate narrativen radikale dhe, në rastin më të keq, i ndihmon qëllimet e tyre.

Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Maqedoninë e Veriut

Gjatë vitit 2019, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë do të zbatojë projektin “Gazetarë të sigurt për informacion të besueshme në Maqedoni”. Ky projekt është i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Maqedoninë e Veriut dhe synon të përmirësojë nivelin e sigurisë së gazetarëve në vend, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e gazetarisë profesionale si dhe për të monitoruar institucionet që janë relevante për mediat dhe sigurinë e gazetarëve .

Në kuadër të këtij projekti do të organizohen trajnime për gazetarët dhe pjesëtarët e policisë, do të publikohen dy botime dhe protokolle për gazetarët, policinë dhe gjyqësorin. Gjithashtu, në fund të vitit do të publikohet një raport vjetor me tregues për sigurinë e gazetarëve, që mbulon mjedisin ligjor për punën e mediave, si dhe situatën sociale të gazetarëve dhe punonjësve mediatik.

Delegacioni i OSBE-së në Shkup

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Delegacioni i OSBE-së në Shkup, më 28 mars, viti 2018, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, në kuadër të të cilit është parashikuar të organizohen trajnime dhe ngjarje, të cilët kanë për qëllim të përmirësojnë sigurinë e gazetarëve dhe të përmirësohet cilësia e raportimit të gazetarëve. Memorandumi parasheh organizimin e gjashtë trajnimeve për gazetarë dhe pjesëtarë të policisë, të cilët do të përqendrohen në mbulimin e ngjarjeve me rrezik të lartë. Në kuadër të këtyre aktiviteteve do të publikohet edhe doracak për sigurinë e gazetarëve, ndërsa me ngjarje të përbashkët do të shënohet edhe 2 nëntori, Dita ndërkombëtare për luftë kundër mosndëshkimit të dhunës ndaj gazetarëve.

Bashkëpunimi mes SHGM-së dhe Misionit të OSBE-së në Shkup do të vazhdojë edhe në vitin 2019. Në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta, do të organizohen trajnime për gazetarët dhe përfaqësuesit e policisë, si dhe përfaqësuesit e gjykatave dhe prokurorisë publike dhe qëllimi kryesor i tyre do jetë të ngritët niveli i sigurisë së gazetarëve në Maqedoni. Përveç kësaj, do të publikohen dy dokumente për politika. Gjithashtu, do të punohet edhe në drejtim të krijimit të planit të ri strategjik të Shoqatës që do të zbatohet nga viti 2019 deri në vitin 2023 dhe ky proces do të ndihmohet nga Misioni i OSBE-së në Shkup.

Civica MOBILITAS

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë që nga marsi i vitit 2015 është përdorues i granteve institucionale në kuadër të programit Civica Mobilitas për mbështetjen e shoqërisë civile, që filloi zbatimin në tetor të vitit 2014 dhe do të zgjasë deri në shtator të vitit 2018.

CIVICA Mobilitas mbështet shoqërinë civile në nxitjen e ndryshimeve sociale në fushat (strategjike) si qeverisja e mirë, decentralizimi dhe zhvillimi i shoqërisë civile. Gjithashtu, mbështet shoqërinë civile në lidhje me “tema transversale” si: çështjet gjinore, marrëdhëniet etnike dhe migracionin.

Programi përbëhet nga tre komponentë: Mbështetje, rrjete, të mësuarit; grant skema dhe hulumtim dhe zhvillim; kurse vlera e përgjithshme është rreth 8 milionë franga zvicerane.

CIVICA Mobilitas është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që zbatohet nga Niras – Danimarkë, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe Instituti Suedez për Administratë Publike (SIPU)

Ambasada e Francës në Shkup

Shoqata e gazetarëve në Maqedoni dhe Ambasada e Francës në Shkup më 08.06.2017 nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me të cilën Ambasada do të mbështesë financiarisht përgatitjen e analizës së vendimit të procesit gjyqësor Selmani dhe të tjerët kundër Republikës së Maqedonisë nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Pas kryerjes së analizës do të mbahet një trajnim me temë: “Zbatimi i vendimit të GJEDNJ dhe implementimi i praktikës pozitive gjyqësore në Maqedoni” e organizuar nga Shoqata e gazetarëve në Maqedoni. Qëllimi i bashkëpunimit është krijimi i një platforme në të cilën gjykatësit dhe gazetarët, do të njihen me praktikën gjyqësore në GJEDNJ nepërmjet të vendimit në fjalë. Në këtë trajnim pritet të përmirësohet bashkëpunimi mes tyre, që do të përmirësojë transparencën, llogaridhënien dhe besimin e ndërsjelltë.

Bashkimi Evropian

Shoqata e gazetarëve të Maqesonisë ka nisur projektin “Rrjeti i gazetarëve për liri te mediave në Maqedoni” i financuar nga BE, nën prioritetin liria e mediave të Instrumenitit Para Aderimit – IPA.

Projekti synon të zhvillojë rrjetin e gazetarëve të ShGM-së dhe rritjen e ndërgjegjësimit për raportimin etik, vetë-rregullimin e mediave dhe të ndihmojë në përmirmirësimin e praktikës nacionale në përputhje me parimet e BE-së dhe standardet e Këshillit të Evropës.

Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për media të lira dhe të përmirësohet siguria në gazetari është qëllimi kryesor i këtij projekti. Me forcimin e kapaciteteve të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe organeve vetë-rregullatore për qëllim kemi të rrisim efikasistetin dhe besueshmërinë për vlerësimin e rasteve joprofesionle dhe joetike.

Si vazhdimësi e projekteve të mëherëshme, ShGM edhe më tutje do të vazhdojë të monitorojë praktikën gjyqësore në nivel nacional, në mënyrë të veçantë çështjet gjyqësore që përfshijnë gazetarët apo mediat në raste të shpifjeve dhe fyerjeve.

Projekti parasheh aktivitete ndërgjegjësuese përmes trajnimit të gazetarëve, si dhe të gjykatësve dhe avokatëve mbi lirinë e shprehjes në pajtim me nenin 10 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Në fund, ky projekt synon të përforcojë dialogun me qeverinë, politikëbërësit, gjyqësinë, mediat dhe aktorët ndërkombëtarë për të kontribuar të sillet ligjislacioni i medias dhe praktika në pajtim me standardet evropiane.

Federata Evropiane e Gazetarëve, si partneri ynë i jashtëm ka një rol të rëndësishëm në zbatimin e këtij projekti, si dhe së paku tre nën-grantues të shoqërisë civile në niveli lokal. Ky prokekt do të zgjas deri në vitin 2018.

Иницијатива за уредничка слобода: Нови политики и застапување засновано на податоци

Институтот за општествени и хуманистички науки – Скопје во партнерство со Здружението на новинари на Македонија (ЗНМ) од февруари 2017 година го спроведува проектот: Иницијатива за уредничка слобода: Нови политики и застапување засновано на податоци.  Главната цел на проектот е да ги процени ефектите на постоечките политики врз уредничката слобода кои произлегуваат од Законот за аудио и аудио-визуелни услуги и да покрене застапување засновано на податоци за нови предлози и решенија.

Една од специфичните цели на проектот е да спроведе сеопфатна анализа за влијаниата од постоечката регулатива спроведувана од регулаторното тело со фокус на ефектите врз слободата на изразување, особено уредничката слобода која е загрозена со прекумерната регулација во законот.
Проектот исто така ќе ја опфати потребата и недостатокот на ефективен дијалог помеѓу главните засегнати страни преку креирање на консултативни механизми за усвојување на предлозите и решенијата за политиките за прашањата поврзани со медиумската регулација и слободата на изразување. Ќе се спроведе и кампања како дел од процесот на застапување засновано на податоци која ќе има за цел да ги објасни и поттикне засегнтите страни и јавноста за потребата и релевантноста на предложените интервенции во политиките кои ќе призлезат од претходно спроведената анализа.
Дополнително проектот ќе овозможи јакнење на капацитетите на организациите и граѓанските иницијативи кои дејствуваат на полето на слободата на изразување во медиумите преку нивна обука за истражување ориентирано кон јавни политики и користење на податоци во процесот на застапување (застапување засновано на податоци).
Проектот се реализира како дел од програмата Civil Society Facility на IPA 2 (the Instrument For Pre-Accession Assistance) инструментот на Европската Унија за Македонија.

Европската федерација на новинари (EFJ) како наш надворешен партнер има клучна улога во спроведувањето на овој проект, со дополнителни најмногу три суб-грантисти од цивилното општество на локално ниво. Проектот ќе трае до 2019 година.

Ambasada e SHBA-së në Shkup

Projekti: Promovimi i fotoreportimit

Granti implementohet nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë si mbështetje për  arritjen e qëllimeve strategjike për të avancuar standardet profesionale të gazetarëve në vend.

Ky projekt ka për qëllim të angazhojë drejtpërdrejtë të paktën 20 fotoreporterë profesional që janë të motivuar për të zgjeruar njohuritë e tyre në një proces të know-how në bashkëpunim me ekspert nga Shtetet e Bashkuara.

Projekti ka për qëllim të kyq edhe publikun më të gjërë.

Në qytetin e Ohrit është mbajtu një trajnim për fotoreporterë me ekspert nga SHBA-ja, dhe poashtu në periudhën e ardhshme planifikohet të ketë aktivitete të ngjajshme edhe n ë qytetin e Shkupit.