S T A T U T 

I

 Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë

 

 

Preambula

Me qëllim të avancimit të veprimit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë për shkak të harmonizimit me nevojat  për përfaqësim më efikas dhe të tërësishëm të interesave të anëtarëve si dhe avancimit të ambientit shoqëror dhe juridik për punën dhe zhvillimin e profesionit gazetaresk , me këtë Statut rregullohen parimet themelore dhe të veçanta të   organizimit, veprimit, prezantimit dhe përfaqësimit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë në pajtim me të drejtën pozitive dhe interesave të anëtarëve

  1. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

 

Neni 1

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë është shoqatë  qytetare e formuar me bashkim të lirë të gazetarëve në Republikën e Maqedonisë, për realizimin e interesave të tyre profesionale në mbrojtjen e të  drejtës dhe lirisë së profesionit, informimit publik dhe forcimit të pavarësisë  dhe etikës profesionale.

 

Neni 2

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë vepron në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe është shoqatë e pavarur, e mëvetësishme, joqeveritare, jopartiake dhe jo fitimprurëse e gazetarëve të bashkuar në mënyrë vullnetare, të cilët veprojnë në ose nga territori i Republikës së Maqedonisë.

 

Neni 3

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë qëllimet, detyrat dhe veprimtarinë e saj e realizon në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjet e Republikës së Maqedonisë dhe me Statutin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

 

Neni 4

Emri i plotë i Shoqatës është: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.

Emërtimi i shkurtuar është ShGM.

Emërtimi i shoqatës në gjuhën angleze, me alfabet latin është: Association of Journalists of Macedonia.

Selia e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë është në Shkup.

 

Neni 5

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka cilësinë e subjektit juridik.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka vulën rrethore dhe vulën katrore të saj.

Vula është rrethore dhe në të është shtypur teksti: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë – Shkup. Në mes është shtypur emblema i SHGM-së.

Vula katrore e ShGM-së është me tekst për emrin dhe emblemën të ShGM -së

ShGM-ja ka emblemën e saj.

ShGM -ja udhëheq Regjistrin e anëtarëve të saj, regjistër i cili është publik dhe rregullisht azhurnohet j.

 

Neni 6

Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë e prezanton dhe e përfaqëson Kryetari i saj.

 

Neni 7

Puna e Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë është publike.

Veprimtaria publike sigurohet me informimin e rregullt të anëtarëve të ShGM -së, me kontroll në zbatimin e detyrave programore, me dhënien e raporteve për punën e organeve dhe këshillave të ShGM -së si dhe për punën materiale dhe financiare.

Veprimtaria publike sigurohet dhe realizohet me informim publik si dhe me shpërndarjen e materialeve, nëpërmjet takimeve dhe mbledhjeve, nëpërmjet organeve dhe këshillave ekzistuese të ShGM -së, me komunikim nëpërmjet postës elektronike me anëtarësinë si dhe nëpërmjet ueb faqes të ShGM -së.

 

  1. QËLLIMET

 

Neni 8

Qëllimi dhe detyra e përgjithshme e  ShGM-së është veprimi nëpër të gjitha format e lejuara drejt avancimit të ambientit shoqëror dhe juridik për zhvillimin dhe ekzistimin e gazetarisë dhe profesionit të gazetarisë.

Detyrat dhe qëllimet e veçanta të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë janë:

  1. Mbrojtja e lirisë së medieve;
  2. Të veproj kundër keqpërdorimit të medieve, kundër krijimit të monopoleve dhe kundër çdo forme të censurës;
  3. Mbrojtja e gazetarëve nga keqpërdorimi i pronarëve të medieve;
  4. Mbrojtja e autoritetit dhe dinjitetit të gazetarit dhe të profesionit të gazetarisë;
  5. Mbrojtja dhe nxitja e lirisë së frymës kritike dhe kreative;
  6. Avancimi i standardeve profesionale dhe etike;
  7. Avancimi i statusit social dhe material të gazetarëve;
  8. Përfaqësimi i anëtarëve dhe prezantimi i tyre para bashkësisë shoqërore,  pjesëmarrje  aktive gjatë hartimit të   dispozitave ligjore dhe konventave ndërkombëtare që janë në interes të profesionit dhe gjatë mbrojtjes së interesit profesional në pajtim me Kodeksin e gazetarëve të Maqedonisë;
  9. Sigurim të  i ndihmës juridike të anëtarëve të  Shoqatës;

 

Neni 9

ShGM realizon mbrojtjen  e lirisë, të drejtat e dhe interesat  e gazetarëve edhe nëpërmjet:

  1. Protestës publike;
  2. Informimit të organizatave, institucioneve dhe medieve vendase apo ndërkombëtare;
  3. Bojkotit informativ;
  4. Heshtjes informative;
  5. Apelit për grevë.

 

Neni 10

Qëllimet e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë realizohen nëpërmjet:

  • Bashkëpunimit me sindikatën që i përfshin gazetarët në Republikën e Maqedonisë;
  • Bashkëpunimit me , organizatat qytetare dhe institucionet publike  për zhvillimin e informimit në vend dhe jashtë tij;
  • Bashkëpunimit dhe anëtarësim në asociacionet dhe sindikatat ndërkombëtare të gazetarëve , si dhe asociacioneve të gazetarëve të vendeve të veçuara;
  • Sigurimit të ndihmës juridike për mbrojtjen e pozitës profesional dhe material të gazetarit, si dhe dinjitetit të gazetarit, pavarësisë  dhe të drejtës së tij për shprehje individuale;
  • Sigurimit të fondeve për ndihmë sociale dhe materiale të gazetarëve të cilat do të mund të shfrytëzohen me akt të Këshillit drejtues të ShGM -së;
  • Zhvillimit të bashkëpunimit dhe solidaritetit profesional kolegjial mes gazetarëve dhe medieve;
  • Organizimit të tubimeve profesionale dhe shkencore dhe nxitjes së edukimit profesional.

III. ANËTARËSIA, TË DREJTAT DHE OBLIGIMET

 

Neni 11

Anëtar i ShGM -së mund të jetë çdo gazetar i Republikës së Maqedonisë i cili i plotëson kushtet për anëtarësi në pajtim me  Statutin dhe me aktet e Shoqatës.

ShGM –ja ka anëtarë të rregullt, anëtarë nderi dhe anëtarë shoqërues.

 

Neni 12

Anëtar i rregullt mund të jetë gazetar i cili së paku një vjet merret me gazetari.

Anëtarë shoqërues mund të jenë personat e punësuar në institucionet publike, organizatat qytetare, publicistë dhe persona të tjerë të cilët kohë pas kohe merren me gazetari.

ShGM-ja pranon dhe anëtarë nderi, me vendim të shumicës së anëtarëve të Këshillit drejtues. Anëtarë nderi mund të jenë edhe shtetas të huaj.

 

Neni 13

Anëtarësia, e rregullt dhe ajo shoqëruese, bëhet me nënshkrimin vullnetar të deklaratës-fletanëtarësisë dhe me dhënien e librezës së anëtarësisë..

Vendimin për pranim në anëtarësi me shumicë votash e sjell Këshilli Drejtues i ShGM-së pas propozimit me shkrim të Komisionit të anëtarësisë dhe organizatës, e cila formulon mendim për propozimin për anëtarësi. Kundër vendimit të Këshillit Drejtues mund të parashtrohet ankesë deri te Kuvendi i ShGM-së.

 

Neni 14

Nëse anëtari i rregullt i ShGM-së ndërpret të plotësojë kushtet e anëtarësisë nga neni 12 paragrafi 1, ndërkaq plotëson kushtet për anëtar shoqërues nga neni 12 paragrafi 2, me automatizëm bëhet anëtar shoqërues, përveç nëse kjo nuk është në kundërshtim me profesionin e gazetarisë.

 

 

Neni 15

Gazetarët e pensionuar e mbajnë statusin e anëtarëve të rregullt.

Nëse anëtari i rregullt i ShGM-së ngel pa punë, e ruan statusin e anëtarit të rregullt derisa është i papunësuar.

Gazetarët të cilët kanë kaluar 20 vite si anëtarë të rregullt, por nuk merren më me gazetari profesionale, mund të ngelin si anëtarë shoqërues të ShGM-së.

Qytetarë të Maqedonisë të cilët përkohësisht ose vazhdimisht qëndrojnë në vende të huaja, e të cilët merren me gazetari profesionale, si dhe shtetas të Maqedonisë me qëndrim të përhershëm në Maqedoni e të cilët punojnë për medie të huaja mund të jenë anëtarë të rregullt të ShGM-së.

 

Neni 16

Përkufizimi i kushteve dhe mënyrës së anëtarësimit, kategoritë e anëtarësisë, të drejtat dhe obligimet nga anëtarësia, kalimi nga një lloj në lloj tjetër të anëtarësisë, taksa e anëtarësisë dhe mënyra e ndërprerjes së anëtarësisë, , si edhe kushteve të tjera për shkak të së cilave mund të ndërrohet statusi i anëtarit më përafërsisht do të rregullohen me Rregullore të veçantë për anëtarësi dhe taksë të anëtarësisë.

 

Neni 17

Me nocionin “gazetari” në këtë Statut dhe në aktet e Shoqatës nënkuptohet:

  • Botim i artikujve të shkruara, të shqiptuara, të ilustruara ose online: raport, lajm, koment (shënim apo shqyrtim, kronikë shoqërore, artikull, recension), kritikë karikaturë, ese, intervistë, reportazh, rrugë shkrim, viza si edhe tituj, paralajmërime dhe redaktim
  • Rregullim dhe redaktim i teksteve
  • Punë redaktuese në redaksi të medieve të shtypura apo elektronike dhe agjenci gazetareske, si edhe në internet portalet
  • Informimi me fotografi, fotografi elektronike, film dhe karikaturë të cilat i publikojnë fotoreporterë profesional, xhirues dhe karikaturist, por vetëm nëse atë e kanë profesion kryesorë

 

Neni 18

Të drejtat e anëtarit të rregullt të ShGM -së janë:

  • Të zgjedh dhe të jetë i zgjedhur në organet dhe këshillat e ShGM -së;
  • Të shpreh mendime dhe qëndrime për punën e organeve dhe këshillave të ShGM -së;
  • Të posedojë librezë anëtarësie të ShGM -së dhe të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarisë (International Federation of Journalists, IFJ);
  • Të shfrytëzojë ndihmën juridike që e siguron ShGM -ja;
  • T’i shfrytëzojë fondet e ShGM -së në pajtim me aktet e atyre fondeve;
  • T’i shfrytëzojë përfitimet që i mundëson ShGM -ja dhe IFJ-ja;
  • Ta shfrytëzojë ndihmën profesionale që e siguron ShGM -ja.

Anëtarët shoqërues kanë të drejtë që në Kuvendin e ShGM -së të shprehin mendime për punën e organeve dhe Këshillit  të ShGM -së, ta shfrytëzojnë mbrojtjen juridike për punën gazetareske dhe të posedojnë librezë anëtarësie të ShGM –së dhe Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve Anëtarët shoqërues nuk kanë të drejtë të vendosin për Statutin e ShGM -së dhe të votojnë për zgjedhje të organeve të ShGM –së, gjithashtu nuk kanë të drejtë të zgjedhin apo të jenë të zgjedhur. Statusi shoqërues është i shënuar në librezën e anëtarësisë së ShGM -së.

Anëtarët e nderit kanë të drejtë ta ndjekin punën e Kuvendit të ShGM -së, pa të drejtë që të kenë përfaqësues në Kuvendin e ShGM -së dhe pjesëmarrje në vendimmarrje. Anëtarësia e nderit është e shënuar në librezën e anëtarësisë së ShGM -së.

 

Neni 19

            Obligimet e anëtarit të ShGM-së janë:

  • Me ndërgjegje të kryej detyrën e tij profesionale, duke respektuar Kodeksin e Gazetarëve të Maqedonisë, Statutin e ShGM -së, vendimet e organeve dhe këshillave të tij;
  • Rregullisht të paguajë taksën e anëtarësisë;
  • Të respektojë obligimet që dalin nga anëtarësia në ShGM, në Federatën Ndërkombëtare të Gazetarisë dhe në shoqatat e ndryshme ndërkombëtare.

 

Neni 20

Anëtarësia në ShGM ndërpritet:

  • Me dalje vullnetare nga ShGM -ja dhe kthimin e legjitimacionit të gazetarisë;
  • Nëse nuk paguhet taksa e anëtarësisë;
  • Me përjashtim për shkak të moskryerjes së obligimeve të parapara me anëtarësimin në ShGM;
  • Nëse humbet aftësia e punës ose në rast të ekzistimit të aktgjykimit të prerë gjyqësor për vepër e cila e bënë të padenjë për anëtarësi në ShGM.

Për shkaqe të arsyeshme anëtari mund të lirohet nga pagimi i taksës së anëtarësisë, për të cilën vendos në procedurë Komisioni për anëtarësi.

Vendimi për ndërprerje të anëtarësisë në ShGM me shumicë votash e sjellë Këshilli drejtues i ShGM -së pas propozimit personal, pas propozimit të Qendrës rajonale ose pas propozimit të Këshillit të nderit të ShGM -së.

Ndërprerja e anëtarësisë në ShGM nuk do të thotë edhe lirim nga obligimet e pashlyera ndaj ShGM-së.

 

  1. FINANCIMI I ShGM-së

Neni 15

ShGM -ja realizon mjete nga:

  • Anëtarësia;
  • Donacionet;
  •  Personat juridik tregtare të themeluara nga ShGM-ja;
  • Projektet dhe grandet;
  • Autorizimeve publike;
  • Burime personale;
  • Shërbime të tjera dhe burime të lejuara me të drejtën pozitive.

 

Neni 22

Shfrytëzimi dhe zotërimi me mjetet e ShGM-së bëhet në mënyrë të përcaktuar me Statutin.

 

  1. DREJTIMI ME ShGM-në

Neni 23

Me ShGM -në drejton anëtarësia në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet përfaqësuesve të tyre të zgjedhur në organet e ShGM-së.

 

Neni 24

Organet e ShGM -së janë:

  • Kuvendi;
  • Këshilli drejtues;
  • Kryetari;
  • Këshilli mbikëqyrës;
  • Këshilli i nderit;
  • Grupet punuese dhe organet tjera të cilat mund të jenë të përhershme dhe të përkohshme, të cilat themelohen nga organet e ShGM -së në kuadër të kompetencave të tyre.

 

Neni 25

Të drejta dhe obligime të anëtarëve të zgjedhur të Organeve të ShGM -së janë:

  • T’i zbatojnë dispozitat e këtij Statuti;
  • T’i përfaqësojë interesat dhe qëndrimet  e anëtarësisë;
  • Të kontribuojë  për zhvillimin e ShGM -së;
  • Të propozojnë dhe të zgjedhin çështje të interesit të përbashkët;
  • Të punojnë për zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe aktiviteteve të tjera që dalin nga Statuti.

 

V.1. KUVENDI I ShGM-së

Neni 26

Kuvendi është organi më i lartë për drejtimin me ShGM –në.

.

Neni 27

Kuvendin e përbëjnë të gjithë anëtarët e rregullt të ShGM-së.

 

Neni 28

Kuvendi punon në mbledhje në pajtim me Statutin dhe Rregulloren për punë të Kuvendit që përafërsisht i përcakton kushtet, mënyrat, shumicën e nevojshme dhe procedurat e caktimit të mbledhjes, punës dhe sjelljes së vendimeve të Kuvendit dhe zgjedhjes së personave, organeve dhe këshillave që janë në kompetencë të tij.

Rregulloren për punë e përgatit dhe e propozon Këshilli drejtues, kurse e miraton Kuvendi.

 

Neni 29

Kuvendi mblidhet me ftesë  deri tek anëtarësia.

 

Neni 30

Kuvendi mund të mblidhet si:

Kuvend i rregullt;

  • Kuvend i rregullt jo zgjedhor;
  • Kuvend;
  • Kuvend i jashtëzakonshëm zgjedhor
  • Kuvend i jashtëzakonshëm jo zgjedhor;

Kuvendi i rregullt zgjedhor i ShGM-së mblidhet njëherë në çdo katër vite, për zgjedhjen e Kryetarit, anëtarëve të Këshillit drejtues, anëtarëve të Kuvendit të nderit dhe anëtarëve të Këshillit mbikëqyrës.

Kuvendi i rregullt jo zgjedhor i ShGM-së mblidhet së paku njëherë në vit.

Kuvend i jashtëzakonshëm  zgjedhor apo jozgjedhor thirret sipas nevojës.

 

Neni 31

Kuorumi i nevojshëm për punë të Kuvendit të rregullt dhe të jashtëzakonshëm  zgjedhor si dhe për sjelljen e vendimeve të plotfuqishme sigurohet me praninë e së paku 15% nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të rregullt të ShGM-së.

 

Neni 32

Kuvendi vendos me anë të votimit.

Votimi është i hapur, përveç për zgjedhjen e Kryetarit, anëtarëve të Këshillit drejtues, anëtarëve të Këshillit të nderit dhe anëtarëve të Këshillit mbikëqyrës.

Me përjashtim Kuvendi mund të vendos, që përveç vendimeve nga paragrafi 2 i këtij neni dhe vendime të tjera, nga rasti në rast, të jenë lëndë e votimit të fshehtë.

Vendimi për votim të fshehtë nga paragrafi 3 i këtij neni sillet me votim të hapur.

 

Neni 33

Vendimet sillen me shumicë të votave nga të pranishmit përveç nëse me Rregulloren e punës së Kuvendit nuk është përcaktuar..

Vendimi për ndërprerjen e ShGM -së sillet me shumicë  prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të rregullt.

 

Neni 34

Kandidatura dhe zgjedhja e Kryetarit të ShGM-së, anëtarëve të Këshillit drejtues, të Këshillit të nderit dhe Këshillit mbikëqyrës zbatohen në procedura të veçanta të kandidimit dhe votimit të përcaktuar me rregullore të veçanta dhe me Rregulloren për punën e Kuvendit.

Kryetari i ShGM -së zgjidhet me shumicën e votave nga të pranishmit në Kuvendin zgjedhor.

Kryetarët e Kuvendit të Këshillit të nderit dhe të Këshillit mbikëqyrës zgjidhen nga radhët e anëtarëve të tyre, me procedurë dhe mënyrë të përcaktuar me Rregulloren për zgjedhje dhe punën e Këshillit mbikëqyrës.

Për anëtarë të Këshillit drejtues, Këshillit mbikëqyrës dhe Këshillit të nderit  zgjidhen ata kandidatë, të cilët fitojnë më shumë vota nga të pranishmit të Kuvendit zgjedhor.

 

Neni 35

Për arritjen baraspeshës së organeve dhe këshillave të zgjedhur të ShGM -së, gjatë kandidimit dhe zgjedhjes së  anëtarëve , organeve dhe Këshillit të ShGM-së veçanërisht mbahet llogari për përfaqësim adekuat etnik, gjinor dhe regjional të kandidatëve.

 

 

Neni 36

Kuvendi i ShGM-së:

  • Sjell Statutin e ShGM -së dhe bën ndryshimin dhe plotësimin e tij;
  • Zgjedh dhe shkarkon Kryetarin e ShGM -së, anëtarë të Këshillit drejtues, anëtarë të Këshillit mbikëqyrës dhe anëtarë të Këshillit të nderit;
  • Sjell Rregulloren e punës, rregullore dhe akte të tjera;
  • Sjell Strategji të punës për periudhë 3 vjeçare;
  • Sjell Planin financiar, vendimin për zotërimin me mjetet dhe ridestinimin e tyre dhe  miraton  Revizionin e punës financiare të ShGM -së;
  • E shqyrton dhe miraton raportin e Këshillit drejtues, Kryetarit, Këshillit mbikëqyrës dhe Këshillit të nderit;
  • Sjell akte, vendime, përfundime dhe rekomandime për zgjedhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me punën e ShGM -së;
  • Themelon mirënjohje dhe shpërblime dhe me propozim të Këshillit Drejtues, sjell akte me kritere dhe procedura për ndarjen e tyre;
  • Me shumicë prej dy të tretave nga anëtarësia e tërësishme sjell Vendim për ndërprerjen e punës së ShGM -së;
  • Vendos për ankesat e parashtruara;
  • Vendos për çështje të tjera me interes për SHGM -në;
  • Vendos për  zotërimin e të mirave materiale të tërësishme në mënyrë dhe procedurë të përcaktuar me akt të veçantë.

 

Neni 37

Kuvendin e rregullt zgjedhor dhe jo zgjedhor ose Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor dhe jo zgjedhor e mbledh Kryetari i ShGM -së.

Kuvend të rregullt zgjedhor dhe jo zgjedhor ose Kuvend të jashtëzakonshëm zgjedhor dhe jo zgjedhor mblidhet edhe

  • Pas propozimit me shkrim të më së paku dy të tretave të anëtarëve të Këshillit drejtues të ShGM-së;
  • Pas propozimit me shkrim të më së paku dy të tretave të anëtarëve të Këshillit drejtues të Këshillit mbikëqyrës të ShGM-së;

Nëse  një e treta e anëtarëve të ShGM -së me shkrim propozojnë mbledhjen e Kuvendit të rregullt ose Kuvendit zgjedhor, Kryetari i ShGM -së është i detyruar më së voni 15 ditë pas parashtrimit të iniciativës të mbledh Kuvend të rregullt ose Kuvend zgjedhor që do të mbahet jo më vonë se 60 ditë nga parashtrimi i iniciativës.

Nëse Kryetari në afat prej 15 ditëve nga dita e marrjes së propozimit nuk mbledh  Kuvendin, mbledhja me lajmërim  drejtuar anëtarësisë e mbledh  Këshilli drejtues me mbështetjen e së paku dy të tretave të anëtarëve të saj.

 

V.2. KËSHILLI DREJTUES I ShGM-së

Neni 38

Këshilli drejtues ka 11 anëtarë. E përbëjnë Kryetari i ShGM -së dhe dhjetë anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi me votim të fshehtë.

Mandati i anëtarëve të KD-së zgjat katër vite me mundësi të rizgjedhjes.

Mandati është i pandashëm. Në rast të ndërprerjes së parakohshme të anëtarësisë në Këshillin drejtues të ndonjë anëtari, anëtari i ri i Këshillit drejtues, që do ta zëvendësojë do ta përfundojë mandatin e tij.

Këshilli drejtues mund të punojë në mënyrë të plotfuqishme nëse numri i anëtarëve të tij nuk bie nën shtatë, pas së cilës llogaritet se ka ardhur deri te shpërndarja e Këshillit drejtues.

Kryetari i ShGM -së është Kryetar i KD-së.

Këshilli drejtues nga radhët e anëtarëve të saj autorizon zëvendës të Kryetarit të Këshillit drejtues i cili e zëvendëson Kryetarin e Këshillit drejtues në rast të mungesës së tij ose në rast të pengesës së përkohshme.

 

Neni 39

KD-ja për punën e tij përgjigjet para Kuvendit të ShGM -së.

KD-ja mblidhet sipas nevojës, më së paku katër herë në vit.

Mbledhjen e KD-së e mbledh Kryetari i ShGM -së, kurse në mungesë të tij zëvendës kryetari i autorizuar.

Mënyra e punës dhe sjellja e vendimeve të KD-së rregullohet me Rregulloren për zgjedhje dhe punë të KD-së.

 

Neni 40

Këshilli Drejtues:

  • I zbaton detyrat e parapara me statut dhe program të SHGM -së si edhe vendimet dhe përfundimet e Kuvendit;
  • Sjell Programin vjetor të punës;
  • Propozon ndryshime dhe plotësime në Statut;
  • Thërret mbledhje të Kuvendit të ShGM -së, në pajtim me Statutin;
  • Përgatit dhe parashtron deri te Kuvendi Planin financiar dhe Llogarinë përfundimtare të ShGM -së dhe e dorëzon Raportin e revizorëve deri te Kuvendi;
  • Sjell rregullore dhe vendime për miratimin e marrëveshjeve; Sjell Vendim për lartësinë e taksës së anëtarësisë;
  • Sjell vendime për themelimin e personave juridik, në pajtim me Ligjin;
  • Zgjedh, emëron dhe shkarkon Drejtorin ekzekutiv të ShGM -së me anë të konkursit publik, me shumicë votash nga anëtarët e KD-së;
  • Sjell vendime për pranimin apo ndërprerjen e anëtarësisë në ShGM sipas propozimit të Komisionit për anëtarësi;
  • Sjell vendime për formimin e këshillave të përhershëm apo të përkohshëm dhe e drejton punën e tyre;
  • Sjell vendime për furnizimin dhe ridestinimin e mjeteve themelore të punës së ShGM -së, për shtypjen e literaturës profesionale dhe nevoja të tjera;
  • Me propozim të anëtarëve të rregullt të ShGM -së në Qendrat rajonale, nga së paku dy kandidatë emëron Koordinatorë të Qendrave rajonale të ShGM -së me mandate katër vjeçar. Në rast të mos zbatimit të programit të ShGM -së dhe/ose të mosrespektimit të Statutit dhe /ose Kodeksit të ShGM -së, me shumicën  e votave nga anëtarët e KD-së, KD-ja mund të shkarkojë koordinatorin e emëruar edhe para skadimit të mandatit të tij;
  • Formon Shërbimin profesional të ShGM -së dhe me propozim të Drejtorit ekzekutiv miraton Rregullore për punën e saj;
  • Realizon bashkëpunim ndërkombëtar të ShGM -së;
  • Sjell edhe vendime të tjera që do të dalin gjatë ecurisë  së punës.

 

Neni 41

KD-ja formon organe dhe këshilla të përhershëm punues edhe atë:

  • Komisioni për anëtarësi;
  • Komisioni për çështje juridike.

Komisionet numërojnë tre deri më pesë anëtarë, e për propozim vendimet e tyre vendos KD-ja.

 

V.3. KRYETARI I ShGM-së

Neni 42

Për Kryetar të ShGM-së mund të zgjidhet personi i cili i ka shlyer të gjitha obligimet ndaj ShGM-së dhe i cili ka së paku 8 vite përvojë profesionale.

Mandati i kryetarit të ShGM-së është katër vite me të drejtë rizgjedhjeje.

Kryetari i ShGM -së:

  • E përfaqëson SHGM -në;
  • I mbledh dhe udhëheq me mbledhjet e KD-së;
  • I zbaton vendimet e Kuvendit të SHGM -së dhe KD-së;
  • I nënshkruan aktet që i sjell Kuvendi, KD-ja dhe aktet e tjera që i lidh ShGM -ja;
  • I shpall shpërblimet dhe mirënjohjet e ShGM -së;
  • Është nënshkrues i ShGM -së;
  • Kryen edhe detyra të tjera që ia jep Kuvendi dhe KD-ja, në pajtim me Statutin dhe aktet e tjera të përgjithshme dhe i merr mbi vete obligime të ShGM -së.
  • Në rast të pengesës të përhershme ose procedurës për zëvendësimin e Kryetarit thirret Kuvend i jashtëzakonshëm në afat prej më së shumti 60 ditësh.

 

V.4. KËSHILLI MBIKËQYRËS I ShGM-së

Neni 43

Këshilli mbikëqyrës (KM) numëron  pesë  anëtarë që nga radhët e ShGM -së i zgjedh Kuvendi i ShGM -së.

Anëtarët e KM-së nga përbërja e tij zgjedh Kryetarin e KM-së.

Mandati i anëtarëve të KM-së është katër vite, pa të drejtë të rizgjedhjes.

Mandati është i pandashëm. Në rast të ndërprerjes së parakohshme të anëtarësisë në Këshillin mbikëqyrës të ndonjë anëtari, anëtari i ri i Këshillit mbikëqyrës, që do ta zëvendësojë do ta përfundojë mandatin e tij.

Këshilli mbikëqyrës mund të punojë në mënyrë të plotfuqishme nëse numri i anëtarëve të tij nuk bie nën  tre, pas së cilës llogaritet se ka ardhur deri te shpërndarja e tij.

 

Neni 44

Këshilli mbikëqyrës:

  • Bën kontrollin e zbatimit të Statutit dhe akteve tjerë të përgjithshme të SHGM -së;
  • Bën kontrollin e punës materialo-financiare të SHGM -së;
  • Bën kontrollin e mjeteve që zotërohen e që janë me dedikim të posaçëm si dhe me të ardhurat e ShGM -së;
  • Së paku njëherë në vit deri te Kuvendi i ShGM -së dorëzon Raport për konstatimet dhe vendimet e tij;

 

V.5. KËSHILLI I NDERIT

Neni 45

Këshilli i nderit është organ i ShGM -së.

Këshilli i Nderit numëron  pesë anëtarë të cilët i zgjedh Kuvendi i ShGM -së nga radhët e anëtarëve të rregullt të SHGM -së.

Kuorumi i punës është  tre anëtarë

Anëtarët e Këshillit të nderit nga radhët e tij zgjedhin Kryetarin.

Mandati i anëtarëve të Këshillit të nderit është katërvjeçar, me mundësi rizgjedhjeje.

Mandati është i pandashëm. Në rast të ndërprerjes së parakohshme të anëtarësisë në Këshillin e nderit të ndonjë anëtari, anëtari i ri i Këshillit të nderit, që do ta zëvendësojë do ta përfundojë mandatin e tij.

Këshilli i Nderit dorëzon raport vjetor për punën e tij deri te Kuvendi i ShGM -së.

Organizimi rrjedhës operativ dhe punës rregullohet me akte që i propozon  Këshilli i ndrit deri te Këshilli drejtues, ndërsa e miraton Kuvendi.

 

Neni 46

Këshilli i nderit:

  • E ndjek realizimin e parimeve dhe dispozitave të Kodeksit të gazetarëve të Maqedonisë;
  • Shqyrton raste dhe ndërmerr procedura që kanë të bëjnë me anëtarët e ShGM –së;
  • Reagon publikisht në mënyrë të pavarur dhe jep mendime/gjykime në rast të cenimit të parimeve dhe dispozitave të Kodeksit të gazetarëve të Maqedonisë;
  • Ndërmerr ose propozon në mënyrë të pavarur diskutim në organet e tjera të ShGM -së për dukuritë në informimin publik me të cilat cenohen parimet dhe dispozitat e Kodeksit të gazetarëve të Maqedonisë;
  • Parashtron iniciativa deri te Këshilli drejtues i ShGM -së për ndryshimin e dispozitave ligjore ose akteve nënligjore që e pamundësojnë ose i cenojnë parimet dhe dispozitat e Kodeksit të gazetarëve të Maqedonisë;
  • Angazhon ekspert të jashtëm dhe konsultues për nevojat e punës së saj.
  1. SHËRBIMI PROFESIONAL

 

Neni 47

Shërbimin profesional e përbëjnë Drejtori ekzekutiv dhe personeli tjetër.

Drejtorin ekzekutiv e zgjedh personeli duke u udhëhequr nga parimet e efikasitetit, kompetencës, integritetit dhe resurseve që zotërohen.

Organizimi dhe puna e Shërbimit profesional rregullohet me akte që i sjell Këshilli drejtues me propozim të Drejtorit ekzekutiv.

 

Neni 48

Fushëveprimi i punës së Shërbimit profesional është t’i bëjë organizimet profesionale dhe punët administrative të ShGM -së, bën shërbime për organet e ShGM -së dhe e administron politikën dhe programet e miratuara nga ShGM -ja.

Shërbimi profesional:

  • I ndjek dhe i analizon rrjedhat profesionale dhe shoqërore nga fusha e punës së ShGM -së;
  • I përgatit mbledhjet e Kuvendit dhe të Këshillit drejtues të ShGM -së;
  • Rregullisht e azhurnon, së paku njëherë në vit, Regjistrin e anëtarësisë në SHGM;
  • I udhëheq dhe i koordinon aktivitetet e planifikuara të ShGM -së, të përcaktuara me planin vjetor dhe financiar të punës;
  • I përgatit planet afatmesme dhe planet vjetore të punës, si edhe planin financiar;
  • Udhëheq me mjetet financiare për të siguruar kthim maksimal, mobilizon fonde të reja, bën negociata dhe i propozon  kryetarit lidhjen e marrëveshjes me donatorë dhe financier të tjerë, por për këtë e informon edhe Këshillin mbikëqyrës ;
  • Kryen punët e zyrës, i udhëheq letërkëmbimet, e udhëheq dhe e ruan arkivin dhe realizon kontabilitetin;
  • Dorëzon raporte për punën, si dhe raporte financiare;
  • Përgatit dokumentacion dhe kujdeset për zbatimin e aktiviteteve programore, bën analizën e dhe vlerësimin e tyre;
  • Angazhon ndihmë profesionale jashtë ShGM -së për nevojat e ShGM -së;
  • Mban kontaktet me opinionin.

 

VII. DREJTORI EKZEKUTIV

Neni 49

Drejtori ekzekutiv është i punësuar në mënyrë profesionale në ShGM.

Drejtori ekzekutiv përgjigjet para Këshillit drejtues.

Mandate i Drejtorit ekzekutiv është katër vite, me të drejtë për rizgjedhje.

 

Neni 50

Drejtori ekzekutiv është nëpunës kryesor administrative i ShGM -së.

Ai merr pjesë në punën e Kuvendit dhe të Këshillit drejtues pa të drejtë vote.

Drejtori ekzekutiv e udhëheq procesin e punës në Shërbimin profesional të SHGM -së, e planifikon, e organizon dhe e zbaton punën e tij.

Drejtori ekzekutiv është nënshkrues i llogarisë së ShGM -së me kufizime të cilat janë përcaktuar nga Këshilli drejtues.

Të drejtat dhe obligimet, si dhe përshkrimi i detyrave të punës të Drejtorit ekzekutiv përcaktohen me kontratë për menaxhim e cila do të përgatitet nga Këshilli drejtues dhe të cilën Drejtori ekzekutiv do ta lidhë me Kryetarin.

Drejtori ekzekutiv para së gjithash dhe veçanërisht:

  • I ndjek dhe i analizon gjendjet dhe problemet në veprimtarinë e ShGM -së;
  • Komunikon dhe bashkëpunon me institucione të ngjashme të vendit dhe jashtë tij;
  • Kujdeset për planifikimin strategjik në SHGM dhe para Këshillit drejtues propozon programe dhe plane periodike dhe njëvjeçare të punës, si dhe planet financiare;
  • Është përgjegjës për zbatimin e planit dhe programit të punës, si edhe të planit financiar;
  • Dorëzon raporte periodike dhe raporte vjetore për punën, si edhe raporte financiare deri te Kuvendi, nëpërmjet Këshillit drejtues;
  • I përgatit aktet për organizimin e punës së Shërbimit profesional, i vendos  dhe i vlerëson treguesit për arritjet e punës së Shërbimit profesional;
  • Kryen edhe detyra të tjera në kompetenca të tija të besuara nga Këshilli drejtues dhe Kuvendi i ShGM -së, në pajtim me Ligjin, Statutin dhe aktet e përgjithshme të ShGM -së

 

VIII. QENDRAT RAJONALE DHE SEKCIONET

Neni 51

Qendrat rajonale të ShGM -së janë formë e organizimit territorial të anëtarëve të ShGM -së për veprim më efikas të ShGM -së.

Qendrat rajonale organizohen sipas funksionalitetit dhe përkatësisë territoriale.

Qendrat rajonale formohen me vendim të Këshillit Drejtues të ShGM -së.

Me Qendrat rajonale udhëheq Koordinatori i zgjedhur nga anëtarët e rajonit përkatës.

Organizimi dhe puna e Qendrave rajonale rregullohet me akte që i sjell Këshilli drejtues i ShGM -së.

 

Neni 52

Qendrat rajonale:

  • I zbaton aktivitetet e ShGM -së në nivel rajonal, në pajtim me parimet dhe dispozitat e Kodeksit të gazetarëve të Maqedonisë me qëllimet e ShGM -së të përcaktuara me Statutin dhe  me përcaktimet programore vjetore të ShGM –së;
  • Inicion procedura para Këshillit të nderit nga fushëveprimi i tij i punës;
  • Dorëzon raporte periodike deri te Këshilli drejtues i ShGM -së për aktivitetet dhe mjetet financiare të ndara për punën e Qendrave rajonale;
  • Kujdeset për përfaqësimin e interesave profesionale dhe të drejtave të anëtarëve të saj na ShGM.

 

Neni 53

Për koordinim më të mirë dhe për përfaqësim të interesave dhe të drejtave të grupeve të specializuara të gazetarëve, si edhe për shkëmbimin e përvojave dhe veprimeve të përbashkëta në fushat e specializimit të tyre profesional, në ShGM mund të themelohen Seksione. .

Vendim statusor për formimin e Seksionit e sjell Këshilli drejtues i ShGM -së me iniciativë të së paku dhjetë anëtarëve të rregullt të ShGM -së.

Organizimi dhe  puna e Seksioneve rregullohet me akte që i sjell Këshilli drejtues i ShGM -së me propozim të Seksionit, nëpërmjet Drejtorit ekzekutiv të ShGM -së.

Seksioni  mund të propozojë aktivitete dhe iniciativa deri te Këshilli drejtues dhe deri te Këshilli i nderit i ShGM -së.

 

  1. SHPËRBLIME DHE MIRËNJOHJE

Neni 54

ShGM -ja i ndan këto çmime dhe mirënjohje:

  1. Shpërblimi “Krste Petkov Misirkov” që ndahet për:
    • Vepër jetësore
  2. Çmimi “Jashar Erebara”  që ndahet për:
  3. Realizimi njëvjeçar për gazetari, Mirënjohje të posaçme për gazetarë që punojnë në mediat e diasporës.
  4. Mirënjohje të posaçme për individ dhe institucione që e ndihmojnë punën e ShGM-së.

Me përjashtim ShGM-ja mund mos të ndajë, por edhe të ndajë çmime dhe mirënjohje të tjera.

 

  1. NDËRPRERJA E PUNËS SË ShGM-së

Neni 52

ShGM -ja do ta ndërpres punën:

  • Nëse për atë në Kuvend të mbledhur në mënyrë të rregullt apo të jashtëzakonshme vendosin së paku dy të tretat e anëtarëve të përgjithshëm të rregullt të ShGM -së;
  • Nëse numri i anëtarëve zvogëlohet nën numrin e përcaktuar për themelimin e shoqatës;
  • Nëse krijohen kushtet e përcaktuara me ligj apo me ndonjë akt tjetër që ka të bëjë me punën dhe ekzistimin e Shoqatës.

 

Neni 56

Pas ndërprerjes ligjore të punës së ShGM -së, prona, të drejtat dhe të ardhurat që ngelin pas përmbushjes së obligimeve, kalojnë në pronësi të pasardhësit legjitim juridik. Në të kundërtën, prona kalon në pronësi të shtetit.

 

  1. DISPOZITAT E FUNDIT DHE KALIMTARE

Neni  57

Në pajtim me këtë Statut, rregulloret që janë me përparësi të cilat do ta precizonin punën e ShGM-së, e të cilat janë nën kompetencat e Kuvendit janë:

  • Rregullorja për anëtarësi dhe taksës së anëtarësisë;
  • Rregullorja për zgjedhjen dhe punën e Këshillit Drejtues;
  • Rregullorja për zgjedhjen dhe punën e Këshillit Mbikëqyrës;
  • Rregullorja për punën e Kuvendit;
  • Rregullorja për zgjedhjen dhe punën e Kryetarit të ShGM-së;
  • Rregullorja për zgjedhjen dhe punën e Këshillit të Nderit;
  • Rregullorja për zgjedhjen dhe punën e Komisionit verifikues.

Në pajtim me këtë statut rregulloret vijuese të cilat e saktësojnë punën e ShGM-së, miratimi i së cilave i është deleguar Këshillit drejtues janë:

– Rregullorja për themelimin dhe punën e seksioneve, grupeve punuese dhe këshillave të tjera;

  • Rregullorja për punën e Qendrave rajonale;
  • Rregulloret nga paragrafi 2 i këtij neni Këshilli drejtues është i obliguar t’i përgatis dhe t’i miratojë në afat prej 30 ditëve pas konstituimit të tij.

 

Neni 59

Ndryshime dhe plotësime të Statutit i miraton Kuvendi me propozim të Këshillit drejtues  të cilat menjëherë hyjnë në fuqi.

Interpretim autentik të dispozitave të Statutit jep Kuvendi i ShGM-së në mbledhje të Kuvendit.

Mes dy kuvendeve, interpretimet e dispozitave të Statutit i jep Këshilli drejtues i ShGM—ja..

Shkup, 23.04. 2016

Naser Selmani, Kryetar

Фуснота горе е забележано со жолта боја каде треба да биде  1. Јашар Еребара, градоначалник на Скопје и покренувач на првиот весник на албански јазик со името на Скопје („Шкупи“)

Jashar Erebara, kryetar i Shkupit dhe nismëtar i gazetës së parë në gjuhën shqipe me emrin e Shkupit ( “Shkupi”)