SHGM thekson nevojën për qasje profesionale ndaj gazetarëve

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), pas një denoncimi nga një gazetare e “Slloboden Peçat”, i dërgoi një shkresë Avalon Produksion lidhur me mënyrën e komunikimit me të gjatë konferencës për shtyp me rastin e koncertit të David Guetta-s në Shkup.
SHGM theksoi se toni i papërshtatshëm, cilësimet personale dhe qasja nënçmuese ndaj gazetarëve nuk janë pjesë e komunikimit profesional që duhet të ekzistojë ndërmjet organizatorëve të ngjarjeve dhe mediave.
Gazetarët kanë të drejtë të parashtrojnë lirshëm pyetje në kuadër të punës së tyre, pavarësisht nëse ato janë të këndshme apo të pakëndshme për bashkëbiseduesit, ndërsa komunikimi me ta duhet të bazohet në respektimin e rolit të tyre profesional.
SHGM pret që ky reagim të kontribuojë në shmangien e situatave të tilla në të ardhmen dhe rikujton se do të vazhdojë të mbrojë dinjitetin dhe të drejtat profesionale të gazetarëve.
