THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIMET E T-AJM: GAZETARI E SIGURT DHE ETIKE

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), në kuadër të aktiviteteve të T-AJM – Akademisë për gazetarë, organizon dy trajnime tematike kushtuar standardeve etike në gazetarinë hulumtuese dhe mekanizmave ligjorë për mbrojtjen e sigurisë së gazetarëve dhe punonjësve të medias.
Trajnimet do të mbahen nga 17 deri më 19 shtator 2026 në Mavrovë, dhe u dedikohen gazetarëve dhe punonjësve të medias që dëshirojnë të avancojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre praktike për identifikimin dhe përballimin e rreziqeve me të cilat mund të përballen gjatë punës profesionale.
Trajnimi i parë, “Liria e shprehjes dhe mekanizmat ligjorë për mbrojtje në rast të rrezikimit të sigurisë”, trajton tema dhe çështje nga fusha e lirisë së shprehjes dhe mekanizmat ligjorë për mbrojtje kur siguria është e rrezikuar. Trajnimi është hartuar për t’u mundësuar pjesëmarrësve (gazetarëve dhe punonjësve të medias) të fitojnë aftësi dhe njohuri themelore juridike të nevojshme në ushtrimin e profesionit të tyre dhe të kontribuojë në një kuptim më të mirë të rolit të tyre në shoqëri, si dhe të mekanizmave ligjorë për mbrojtjen e tyre në rast të rrezikimit të sigurisë.
Trajnimi i dytë, “Gazetaria hulumtuese dhe raportimi etik”, do t’u mundësojë gazetarëve dhe punonjësve të medias të fitojnë njohuri dhe aftësi themelore dhe të avancuara për gazetarinë hulumtuese dhe raportimin etik, përmes kombinimit të përmbajtjeve teorike dhe ushtrimeve praktike, për të siguruar një kuptim gjithëpërfshirës të temës.
Aplikimet dorëzohen në mënyrë elektronike, në dy lidhjet e mëposhtme:
- Liria e shprehjes dhe mekanizmat ligjorë për mbrojtje në rast të rrezikimit të sigurisë: https://tajm.org.mk/training?id=164
- Gazetaria hulumtuese dhe raportimi etik – https://tajm.org.mk/training?id=187
Ose përmes e-mailit, me subjektin “APLIKIM PËR TRAJNIMIN E T-AJM” në adresën: info@t-ajm.org.mk
Afati i fundit për aplikim është 04.09.2026.
Për informacione shtesë, personi kontaktues: Biljana Nasteska – Kalanoska; bnasteska@znm.org.mk; 02/3298-139.
