HEDAJA

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Shoqatën për Zhvillimin e Demokracisë (IEP) dhe Institutin për Paqë, Siguri dhe Hulumtimin e Politikave – Konica në periudhën nga dhjetori 2019 deri në dhjetor 2020 do të implementojë projektin “Ndërtimi i rezistencës kundër terrorizmit të dhunshëm dhe ekstremizmit përmes gazetarëve të fortë, mediave dhe zyrtarëve qeveritarë”. Qëllimi kryesor i këtij projekti është forcimi i aftësive të mediave dhe autoriteteve shtetërore për të komunikuar ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin në një mënyrë që zvogëlon kërcënimin e tij.

Prioriteti kryesor i këtij projekti është edukimi i gazetarëve të ardhshëm, gazetarëve profesionistë, kryeredaktorëve, dhe radiodifuzerëve. Adresimi i sfidës aktuale të raportimit për ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin që në të shumtën e rasteve nuk arrin të hetojë në mënyrë adekuate narrativen radikale dhe, në rastin më të keq, i ndihmon qëllimet e tyre.

Sigrid Rausing Trust

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë fitoi një grant institucional nga Sigrid Rausing Trust (SRT) në vlerë prej 45,000 paund dhe do të implementohet në kohëzgjatje prej 12 muajsh, ndërsa zbatimi i tij fillon në qershor të vitit 2019. Qëllimi i grantit është të ndihmojë punën e SHGM-së në drejtim të përmbushjes së misionit dhe vizionit të Shoqatës, si dhe qëllimet strategjike të SHGM-së të parashikuara në Statut dhe në planin strategjik trevjeçar.

Organizata SRT me bazë në Londër, në Britaninë e Madhe, u themelua në vitin 1995 dhe funksionon si një organizatë që ofron mbështetje dhe ndihmë financiare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në nivel global.

Qëllimi i SRT-së është të promovojë vlerat dhe parimet e të drejtave dhe lirive të njeriut, barazisë, sundimit të ligjit dhe të ruajë natyrën nga shkatërrimi i mëtejshëm. Përmes fondeve ata mbështesin avokimin, kreativitetin, hulumtimin dhe bursa për të arritur këto qëllime.

Bashkimi Evropiam

Projekti Safejournalists.net (2020-2023) është vazhdim i projektit “Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Medias dhe Sigurinë e Gazetarëve” (2016-2018) i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian. Zbatimi i tij përfshin shoqatat e gazetarëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut).

Qëllimi i përgjithshëm është të kontribuojë në forcimin e demokracisë participative në Ballkanin Perëndimor përmes bashkëpunimit rajonal të shoqatave profesionale dhe të përgjegjshme dhe përfshirjes aktive të tyre në procesin e hartimit të politikave dhe monitorimit të zbatimit të tyre.

Qëllimet specifike afatshkurtra janë të kontribuohet në sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e mediave në Ballkanin Perëndimor përmes rolit aktiv të anëtarëve të Platformës së Ballkanit Perëndimor si aktorë të pavarur dhe përgjegjës në krijimin e politikave përkatëse të mbështetur nga shoqëria civile.