Vazhdon zbritja prej 50% në biletat mujore të transportit publik për anëtarët e SHGM-së

Ndërmarrja për Qarkullim Publik – Shkup (NQP-Shkup) i ka përcjellë SHGM-së informacion që i referohet marrëveshjes së lidhur më parë për përfitime të anëtarëve të SHGM-së në lidhje me transportin publik për vitin 2024. Theksojmë se blerja e biletave për muajin aktual do të bëhet vetëm në hapësirat e drejtorisë së NQP Shkup në Avtokomandë (Blv. “Aleksandar Makedonski” nr. 10) dhe në periudhën prej datës 25 të muajit aktual deri datën 5 të muajit pasardhës, nga ora 08:00 deri në orën 15:00.
Kujtojmë se një biletë mujore gazetareske për përdorimin e transportit publik me çmim preferencial mund të blihet nga çdo anëtar aktiv i SHGM-së.
Kushti për blerjen e një bilete të tillë është pagesa e anëtarësimit në shoqatë për muajin për të cilin vlen bileta mujore.
Bileta mujore është 50 për qind më e lirë se çmimi i rregullt, respektivisht kushton 700 den (për linjat urbane)/800 den për të gjitha linjat (linjat urbane dhe ato ndërurbane). Ky lloj bilete nuk është i vlefshëm në një tarifë nate.
Personat që blejnë një biletë transporti për herë të parë duhet të bëjnë 1 fotografi në drejtorinë e NQP-së, të paraqesin letërnjoftim, kartën e anëtarësimi nga SHGM me anëtarësim aktiv të certifikuar, të paguajnë 200 denarë për “kartën Skopska” të personalizuar dhe 700 denarë për biletë.
