• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Vazhdon procesi i ngritjes së kapaciteteve të punonjësve mediatik në RTVM

    Vazhdon procesi i ngritjes së kapaciteteve të punonjësve mediatik në RTVM

    • Categories Aktivitete
    • Date October 28, 2023

    Gjatë tre ditëve të fundit, një grup prej mbi 20 gazetarësh dhe kameramanësh nga programet e TVM dhe Radios Maqedonase morën pjesë në një trajnim treditor në Ohër për ngritjen e standardeve në raportim dhe punë, si dhe në betejën kundër dezinformatave.

    Trajnuesit Ana Zafirova dhe Sefer Tahiri ndanë shembuj praktikë dhe këshilla të dobishme në drejtim të ngritjes së kapaciteteve të gazetarëve dhe punonjësve mediatik nga servisi publik, ndërsa në trajnim mori pjesë edhe kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski.

    Përshtypjet nga trajnimi ndau gazetarja Sonja Rillkovska, e cila theksoi :  “Këto punëtori, trajnime, që SHGM i organizon nga viti i kaluar për punonjësit e TVM-së, janë jashtëzakonisht të rëndësishme për përmirësimin e njohurive dhe aftësive tona, për të krijuar përmbajtje më kualitative dhe kreative në servisin publik. Me këto ligjërata, ne si gazetarë i afrohemi trendeve të reja në raportimin gazetaresk”.

    Trajnimi mbuloi tema aktuale nga sfera e jetës gazetareske, rrëfimi i historive, krijimi i një “storyboard” dhe një paragrafi përmes sekuencave, si të krijohen podkaste, u trajtua edhe tema e përgatitjes dhe zhvillimit të storjeje hulumtuese, por u fol edhe për ballafaqimin me dezinformatat. Në të njëjtën kohë, u trajtuan edhe tema specifike që kanë të bëjnë më konkretisht me punën e redaksive në kuadër të RTVM-së.

    Në kuadër të nevojës për trajnime dhe rëndësisë së temave që trajtuan ligjëruesit, gazetarja Fitore Demolli në tre ditët e kaluara theksoi se: “Nga ky trajnim mësova shumë gjëra për gazetarinë, duke filluar nga qasje që duhet të jepet në një kronikë, nga efekti që duhet të ketë prezantimi i tij në publik, cilat janë kriteret që kërkohen në përmbajtjen e një informacioni për të qenë i plotë. Unë kam qenë e nderuar të jam pjesë e këtij trajnimi dhe mendoj se duhet të ketë më shumë ngjarje të tilla, sepse përfitojnë të gjithë pjesëmarrësit, kolegët gazetarë dhe punonjësit tjerë të medias”.

    Pjesëmarrësit e trajnimit, gazetarët, kameramanët dhe redaktorët, me pjesëmarrjen e tyre aktive dhe kreative, i dhanë një shtysë shtesë të gjithë ngjarjes, dhe së bashku ranë dakord se ky format i ngjarjeve është jashtëzakonisht i rëndësishëm për forcimin e frymës gazetareske dhe pavarësisë së redaksive dhe se në periudhën e ardhshme ato do të vazhdojnë.

    Me këtë lloj organizimi dhe me mbështetjen e SHGM-së, servisi publik në të ardhmen do të sigurojë vazhdimësi në procesin e ngritjes së standardeve dhe politikave gazetareske dhe editoriale.

    Projekti për edukimin mediatik “Të rinjtë mendojnë”, në kuadër të të cilit u mbajt ky eveniment, është një projekt pesëvjeçar i financuar nga USAID dhe i implementuar nga IREX, dhe ky trajnim është pjesë e aktiviteteve që dalin nga memorandumi i nënshkruar i bashkëpunimit ndërmjet SHGM-së dhe RTVM-së .

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM, SPGPM dhe KEMM: VENDIM SKANDALOZ I GJYKATËSES JOVANKA SPIROVSKA PANEVA PËR GAZETARËT - REAGON EDHE OPINIONI NDËRKOMBËTAR
    October 28, 2023

    Next post

    Akademia e SHGM-së për Gazetari të Përgjegjshme dhe të Lirë: "Trajnim - Akademia për Gazetarët dhe Punëtorët e Medias - T-AJM"
    October 30, 2023

    You may also like

    Sredba Stip 1
    Takim me gazetarë dhe punonjës mediatik nga qendra rajonale e Shtipit
    28 November, 2023
    MicrosoftTeams-image (17)
    E drejta e autorit dhe (mos)respektimi në punën e fotoreporterëve
    23 November, 2023
    MicrosoftTeams-image (16)
    SHGM dhe Seksioni i Kameramanëve në SHGM – sfidat aktuale dhe zgjidhjet e mundshme
    21 November, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?