Urim Hasipi është koordinatori i ri rajonal i SHGM-së për rajonin e Tetovës

Gazetarët dhe kameramanët nga qendra rajonale e SHGM-së në Tetovë mbajtën një takim pune në të cilin njëzëri zgjodhën Urim Hasipin si koordinator i ri i qendrës rajonale të SHGM-së në Tetovë.
Zgjidhja e Hasipit vjen pas dorëheqjes së koordinatorit aktual Senat Zulbeari për shkak të zgjedhjes së tij në Këshillin Drejtues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë në Kuvendin e rregullt zgjedhor që u mbajt më 03.12.2022.
Kolegu Hasipi do të vazhdojë më tutje me aktivitetet e parashikuara në këtë qendër rajonale me mbështetje të vazhdueshme nga SHGM-ja.