U zhvillua Tryeza e rrumbullakët me temën “Gazetaria sportive – paralajmërim para përjashtimit”

“Gazetaria sportive po pëson rënie të vazhdueshme” – me këto fjalë koordinatori i Seksionit të Gazetarëve të Sportit pranë SHGM-së dhe moderator i kësaj ngjarjeje, Pero Momirovski e filloi Tryezën e rrumbullakët për të diskutuar për gjendjen e gazetarisë sportive në vend.
Fjalim të tyre kishin Dragan Sekulovski, drejtor ekzekutiv i SHGM-së, profesorët Jasna Baçovska-Nediq dhe Ivan Anastasovski, Milorad Stojmanovski – redaktor shumëvjeçar i redaksisë së sportit në shumë disa media të vendit, gazetari Vladko Arsov e ndau me të pranishmit analizën dhe konkluzionet nga anketa që SHGM-ja e ka zhvilluar gjatë muajve maj dhe qershor.

Sekulovski u shpreh i kënaqur me mbajtjen e kësaj ngjarjeje që do të kontribuojë në përcaktimin e qëllimeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohen gazetarët e sportit në vend:
“SHGM-ja si organizata gazetareske e besueshme dhe më e vjetër në vend në planin e saj katërvjeçar të zhvillimit strategjik synon të mbështesë seksionet e saj të gazetarëve për të arritur atë që u nevojitet. Mbështetja është, para së gjithash, në formën e organizimit të ngjarjeve të përbashkëta siç është, në fakt, edhe kjo ngjarje ku diskutohen problemet dhe zgjidhjet, por edhe për të përfaqësuar interesat e seksioneve para organizatave dhe institucioneve vendase dhe ndërkombëtare. Në kuadër të SHGM-së, për momentin, funksionojnë tre seksione, përkatësisht Seksioni i kameramanëve dhe fotoreporterëve, Seksioni i gazetarëve të rinj dhe ai i gazetarëve të sportit, dhe ne mbetemi të hapur për themelimin e seksioneve tjera tematike me kërkesë të anëtarëve të SHGM-së”.

I ftuar në Tryezën e rrumbullakët ishte edhe drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski, i cili e përshëndeti iniciativën, duke theksuar se sot mungojnë programet e specializuara në media, veçanërisht programet nga fusha e sportit.
Profesoresha Jasna Baçovska-Nediq foli për gjendjen me interesimin e studentëve të ardhshëm për studimet e gazetarisë, përkatësisht zvogëlimin e interesit për këto lloj studimesh, duke përmendur trendin global në rënie në këtë fushë. Ajo e theksoi se Katedra e Gazetarisë në Fakultetin Juridik është e hapur për bashkëpunim me gazetarët e sportit me qëllim të përmirësimit të gjendjes aktuale në këtë fushë.
Profesor Ivan Anastasovski u pajtua se kjo çështje duhet të diskutohet publikisht, sepse gazetaria sportive hyn në kategorinë sociale pikërisht për shkak të kushteve të punës me të cilat ballafaqohen gazetarët e sportit, përkatësisht është e nevojshme që kjo degë e gazetarisë të pozicionohet si profesion i veçantë.
Gazetari Milorad Stojmanovski, të pranishmëve dhe të ftuarve ua kujtoi gjendjen e gazetarëve të sportit më parë dhe si është tani, gjegjësisht se po përballemi me mbijetesën e gazetarëve të specializuar.
Në pjesën e punës së kësaj Tryeze, u zhvillua diskutim nga kolegët gazetarë të sportit, të cilët me qëndrimet dhe opinionet e tyre trajtuan edhe më shumë situatën aktuale në gazetarinë sportive dhe kushtet e punës.
Koordinatori i Seksionit të sportit pranë SHGM-së, Pero Momirovski, e mbylli ngjarjen me këto fjalë:
“Kjo është Tryeza e parë me temën e gazetarisë sportive, e titulluar kështu “Gazetaria sportive – paralajmërim para përjashtimit” me shpresën se në mbledhjen e radhës do të kemi një titull më të ndritshëm. Ky takim është një lloj iniciative për njerëzit që na rrethojnë për të parë se deri ku kemi arritur. Ne dërgojmë një sërë konkluzione nga kjo Tryezë tek institucionet kompetente dhe përmbajtja kryesore është se neve duhet ndihmuar, sepse ne jemi ajo kategori – interesat e të cilëve duhet të mbrohen dhe se kjo rëndësi më të madhe dhe së dyti do të përpiqemi të arrijmë një fond përfitimi, mbështetje financiare që në të ardhmen të mund të ndihmojmë me sinqeritet individët apo mediat e specializuara, por kjo është diçka që do të realizohej nëse ka mirëkuptim nga pala tjetër.”
Ngjarja është në kuadër të projektit “Sindikatat për rimëkëmbje të drejtë”, financuar nga Bashkimi Evropian përmes Konfederatës Evropiane së Sindikatave dhe Federatës Evropiane të Gazetarëve.