U zgjodh kryetari i Këshillit të Nderit të SHGM-së

Sipas rregullores për zgjedhje dhe punën e Këshillit të Nderit në Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), më 14.12.2022 u mbajt seanca konstituive e këtij organi administrativ.
Në këtë mbledhje anëtarët e Këshillit të Nderit u njohën me Rregulloren me të cilën duhet të udhëhiqen gjatë aktiviteteve të ardhshme dhe u theksuan veçanërisht nenet 45 dhe 46, pikërisht për shkak të rëndësisë së tyre.
Gjatë mbledhjes, si kryetar i Këshillit të Nderit, njëzëri u zgjodh Sashe Dimovski. Pas zgjedhjes së kryetarit, anëtarët diskutuan edhe për aktivitetet e ardhshme dhe për dinamikën e punës të këtij organi administrativ.
Për anëtarë të këtij organi, në Kuvendin zgjedhor të SHGM-së që u mbajt më 3 dhjetor u zgjodhën gazetarët Sashe Dimovski, Ognen Janeski, Emilija Misirlievski dhe Igor Stefanovski.
Kompetenca e Këshillit është të veprojë në lidhje me ankesat për sjellje joetike të një anëtari apo anëtari të mundshëm të SHGM-së dhe për shkelje të standardeve etike nga ana e gazetarëve.