U zgjodh kryesia e re e SHGM-së
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë para dy ditësh mbajti Kuvendin e rregullt zgjedhor në të cilin u zgjodhën: kryetari i ri i Shoqatës, anëtarët e Këshillit Drejtues dhe Mbikëqyrës, si dhe anëtarët e Këshillit të Nderit. Kuvendi kaloi në atmosferë demokratike, ndërsa anëtarët e Shoqatës votuan lirshëm për kandidatët e propozuar.
Mlladen Çadikovski fitoi simpatitë e anëtarësisë dhe u zgjodh për kryetar i ri i SHGM-së duke fituar 86 vota nga 169 të pranishmëve, ndërsa kundër kandidati i tij Stole Naumov fitoi gjithsej 77 vota.
Për anëtarë të Këshillit Drejtues sipas numrit të votave të fituara u zgjodhën:
- Filana Koka
- Furkan Saliu
- Sreqko Popovski
- Adnan Hajdari
- Sashka Cvetkovska
- Mishko Ivanov
- Sashko Dimevski
- Benjamin Arifi
- Sllobodanka Jovanovska
- Zoran Dimitrovski
Për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës sipas numrit të votave të fituara u zgjodhën:
- Meri Jordanovska
- Adrian Kerimi
- Natasha Stojanovska
- Semi Mehmeti
- Irena Mullaçka
Për anëtarë të Këshillit të Nderit sipas numrit të votave të fituara u zgjodhën:
- Mira Kostiq
- Semra Jakupi
- Arben Zeqiri
- Senad Zilbeari
- Goran Lefkov
Përveç të zgjedhjes së organeve udhëheqëse të Shoqatës gjatë ngjarjes u prezantuan raporti financiar dhe raporti për punën e SHGM-së, si dhe rezultatet kryesore nga projekti: “Rrjetëzimi i gazetarëve për lirinë e mediave në Maqedoni”. Këtë projekt e zbatonte SHGM në tre vitet e fundit, ndërsa ishte i financuar nga BE.
Urime në adresën e kryetarit të ri erdhën edhe nga Federata Evropiane e Gazetarëve, e cila i porositi Çadikovskit të vazhdojë të punojë edhe më tutje në interes të gazetarëve. Njëkohësisht, FEG falënderoi kryetarin e deritanishëm të SHGM-së, Naser Selmani, për punën dhe angazhimin e tij për lirinë e mediave dhe të drejtat e njeriut.