U prezantua raporti për shkallën e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve në vitin 2021: Gjendja e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve dhe zbatimi i legjislacionit ekzistues kombëtar lidhur me mediat në vend është “Tre hapa përpara – dy hapa prapa”

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) prezantoi raportin vjetor për treguesit e shkallës së lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve në Maqedoninë e Veriut për vitin 2021, i përgatitur në kuadër të projektit Platforma Rajonale për Ballkanin Perëndimor, financuar nga Komisioni Evropian.
Shoqatat e gazetarëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me mbështetjen e Komisionit Evropian, krijuan një platformë të përbashkët Safejournalists.net për të monitoruar ndryshimet në legjislacionin dhe praktikën e vendeve të tyre dhe për t’u angazhuar në aktivitete të ndryshme avokuese që synojnë avancimin politik, legjislativ dhe mjedisit institucional në të cilin operojnë gazetarët dhe mediat. Duke filluar nga viti 2020, anëtarët e platformës monitorojnë situatën në shtatë vende (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Kosovë dhe Serbi). Çdo vit, vlerësimi i gjendjes bazohet në metoda të standardizuara të mbledhjes dhe analizës së të dhënave, ndërsa fokusi i hulumtimit për avokim është në ndryshimet si në mjedisin tradicional ashtu edhe në atë të medias online në Ballkanin Perëndimor. Metodologjia e hulumtimit përbëhet nga tre grupe indikatorësh të zhvilluar në bazë të një analize sistematike të udhëzimeve të ndryshme të prodhuara nga organizatat ndërkombëtare përkatëse.
Në kuadër të mbrojtjes juridike 2021, raporti thekson se është bërë një hap pozitiv për shkak se janë bërë ndryshimet në Ligjin për Përgjegjësinë Civile për Fyerje dhe Shpifje dhe në Kodin Penal. Pothuajse të gjitha vërejtjet e SHGM-së për zvogëlimin e shumës së kompensimit për dëmin jomaterial në rast të fajësisë së gazetarit. Gjithashtu, u pranuan edhe plotësimet e pjesëve për përjashtimin nga përgjegjësia për shpifje dhe fyerje.
Me ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Penal, të iniciuara nga SHGM dhe Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM), u inkorporuan kërkesat për mbrojtje sistematike të gazetarëve dhe punonjësve mediatik, me atë që sulmi ndaj gazetarit dhe punonjësit mediatik do të trajtohet si sulm ndaj një zyrtari, që do të thotë se Prokuroria Themelore Publike do të veprojë sipas detyrës zyrtare, ndërsa dënimet për sulmuesit do të rriten. Vlerësimi i përgjithshëm është se në vitin 2021, pozita socio-ekonomike e gazetarëve u përkeqësua edhe më shumë për shkak të pandemisë, përkatësisht për shkak të uljes së të ardhurave nga reklamat në të gjithë sektorin mediatik.
Statusi i punësimit të shumë gazetarëve, veçanërisht në median private, është i pasigurt, pasi që gazetarët përgjithësisht kanë kontrata me kohë të caktuar ose me kontrata për honorarë, atyre nuk u paguhen sigurimi social dhe për pensional, kanë të ardhura të ulëta dhe nuk iu respektohen të drejtat e tjera të punës. Si rezultat i kësaj, gazetarët janë shumë më të prekshëm ndaj presionit, si nga strukturat drejtuese, ashtu edhe nga pronarët dhe politikanët. Në vitin 2021, numri i sulmeve ndaj gazetarëve u zvogëlua. Megjithatë, edhe pse numri i kërcënimeve verbale dhe fizike është në rënie, brengos fakti që gazetarët dhe profesionistët e medias janë gjithnjë e më shumë subjekt i kërcënimeve dhe ngacmimeve në rrjetet sociale, disa prej të cilave ishin kërcënime serioze për sigurinë fizike të gazetarëve që punojnë në hulumtime të korrupsionit dhe dukurive të tjera negative në shoqëri.
Është e rëndësishme të theksohet se në dhjetor të vitit 2021 është sjell një vendim gjyqësor në favor të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) për kërcënim online ndaj të gjithë gazetarëve, i shkruar në faqen e SHGM-së në Facebook. Ky është shembulli i parë që prokuroria dhe gjykata hetojnë dhe sanksionojnë një kërcënim serioz online ndaj gazetarëve.
Por, edhe përkundër zvogëlimit të numrit të sulmeve ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik, mosndëshkimi është ende një problem i madh, sepse institucionet kompetente nuk bashkëpunojnë sa duhet dhe rrallëherë ngrenë kallëzime ndaj autorëve të kërcënimeve apo sulmeve, dhe në rastet kur nisin hetimet, ato janë të ngadalshme dhe joefikase. Veçanërisht shqetëson gjuha e urrejtjes dhe etiketimi i gazetarëve dhe punonjësve mediatik nga ana e politikanëve dhe zyrtarëve të tjerë publikë. Përveç kësaj, institucionet kompetente dhe gjykatat ende nuk mbajnë shënime të përditësuara sa duhet për kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve dhe as nuk i publikojnë të dhënat e tilla. Megjithatë, është pozitive që institucionet kompetente janë të hapura për bashkëpunim me SHGM-në dhe përmes konsultimeve të përbashkëta tregojnë gatishmëri për të punuar në përmirësimin e sigurisë së gazetarëve dhe punonjësve mediatik duke marrë masa më me kohë dhe duke i ndjekur penalisht autorët e sulmeve dhe kërcënimeve.
Në vitin 2021, numri i sulmeve ndaj gazetarëve është zvogëluar. Vetëm për krahasim, në vitin 2020 SHGM ka regjistruar 14 sulme, ndërsa në vitin e kaluar SHGM ka regjistruar vetëm pesë. Megjithatë, edhe pse numri i kërcënimeve verbale dhe fizike është në rënie, fakti që gazetarët dhe profesionistët e medias janë gjithnjë e më shumë subjekt i kërcënimeve dhe ngacmimeve në rrjetet sociale, disa prej të cilave ishin kërcënime serioze për sigurinë fizike të gazetarëve që punojnë në tema lidhur me korrupsionin dhe dukurive të tjera negative shoqërore.

Kjo platformë e përbashkët Safejournalists.net është një shembull i shkëlqyer i përpjekjeve dhe punës së përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Një shembull i tillë i ngjashëm i bashkëpunimit nuk është vërejtur më parë në këtë rajon ku në një vend shoqatat e gazetarëve nga Ballkani Perëndimor mund të ndjekin ndryshimet në vendet e tyre; legjislacionin dhe praktikën dhe të angazhohen në aktivitete të ndryshme avokuese që synojnë përmirësimin e mjedisit politik, legjislativ dhe institucional në të cilin operojnë gazetarët dhe mediat.
Është e rëndësishme të theksohet se çdo vit, vlerësimi i situatës kryhet mbi bazën e metodave të standardizuara të mbledhjes dhe analizës së të dhënave, ndërsa fokusi i hulumtimit të avokimit është në ndryshimet si në mjedisin e medias tradicionale ashtu edhe në atë online në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, krahas këtij raporti për treguesit e sigurisë, kjo platformë vitin e kaluar ka kryer një hulumtim sistematik përmes një metodologjie të përcaktuar dhe zhvilloi Indeks të Sigurisë së Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik në Ballkanin Perëndimor dhe këtë vit gjithashtu është në fazën e fundit të përgatitjes Indeksi i ri i sigurisë së gazetarëve dhe punonjësve mediatik në Ballkanin Perëndimor për vitin 2021.
Raporti vjetor për treguesit e shkallës së lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve në Maqedoninë e Veriut, është përgatitur, në kuadër të projektit Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor, i financuar nga Komisioni Evropian. Raporti është i punuar, lekturuar dhe i përkthyer në maqedonisht, shqip dhe anglisht.
Raportin vjetor mund ta gjeni në këtë hallkë