U nënshkrua Memorandum për transparencë më të madhe të institucioneve

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë të enjten nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Komisionin për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, i cili parasheh organizim të trajnimeve të përbashkëta dhe fushatave për promovimin e të drejtës për qasje të lirë. Memorandumi u nënshkrua nga kryetari i Komisionit, d-r Gjorgji Slamkov dhe nga kryetari i ShGM-së, Naser Selmani.
Kryetari i ShGM-së Selmani tha se Komisioni është aleatë i gazetarëve në fitimin e informatave nga institucionet dhe për zmadhimin e shtypjes mbi institucioneve që të jenë transparente dhe llogaridhënëse. Selmani iu falënderoi anëtarëve të Komisionit për kontributin për promovimin e të drejtës për qasje të lirë deri në informata me karakter publik, e cila është shumë e rëndësishme për punën e gazetarëve. Sipas tij me punë të përbashkët mund të bëhet më shumë për ndërprerjen e heshtjes së administratës, e cila shpesh herë nuk ju përgjigjet gazetarëve dhe qytetarëve për të marr ndonjë informatë me karakter publik.
Kryetari i Komisionit, d-r Slamkov, theksoi se Memorandumi hap perspektivë në zhvillimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në fushën e qasjes të lirë deri në informacione me karakter publik, nëpërmjet të organizimit zë trajnimeve për gazetarë dhe përfaqësues të institucioneve publike për zmadhimin e transparencës së institucioneve në Republikën e Maqedonisë. Slamkov shtoi se memorandumi parasheh organizimin e fushatave publike me qëllim që të ngritët niveli i transparencës së institucioneve, si dhe për ngritjen e vetëdijes të qytetarëve për të drejtën e qasjes së lirë deri në informata me karakter publik.
Sipas tij, Komisioni e mbron dhe promovon të drejtën e qytetarëve për qasje të lirë deri në informata me karakter publik nëpërmjet të zbatimit efikas dhe të pavarur të procedurës ankuese dhe nëpërmjet të informimit të publikut dhe edukimit të vazhdueshëm të atyre që kanë informata.