• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • U nënshkrua Deklarata për avancimin e dialogut ndërmjet parlamenteve dhe shoqatave të gazetarëve nga Ballkani Perëndimor

    U nënshkrua Deklarata për avancimin e dialogut ndërmjet parlamenteve dhe shoqatave të gazetarëve nga Ballkani Perëndimor

    • Categories Aktivitete
    • Date November 27, 2021

    Sot në Kuvendin e RMV-së u mbajt konferenca rajonale me temë “Përmirësimi i dialogut ndërmjet parlamenteve dhe gazetarëve nga Ballkani Perëndimor” e organizuar nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Qëllimi i kësaj Konference rajonale është të avancojë dialogun ndërmjet të zgjedhurve të popullit në parlamentet kombëtare dhe Shoqatave të Gazetarëve nga Ballkani Perëndimor sa i përket përmirësimit të gjendjes së lirisë së shprehjes si një e drejtë themelore e njeriut dhe përforcimit të  rolit të organizatave të shoqërisë civile.

    Në këtë konferencë, përfaqësuesit e katër parlamenteve dhe shoqatat e gazetarëve nga Ballkani Perëndimor nënshkruan një Deklaratë të përbashkët për avancimin e dialogut ndërmjet parlamenteve dhe shoqatave të gazetarëve nga Ballkani Perëndimor dhe u dakorduan që të organizojnë konferencë rajonale çdo vit në një nga vendet e rajonit.

    Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Mladen Çadikovski në fjalën e tij tha: “Pa parakushte për arenë të lirë politike, ju deputetë nuk mund t’u shërbeni qytetarëve që ju kanë zgjedhur. Pa parakushte për punë të sigurt të gazetarëve, ne gazetarët nuk mund t’u shërbejmë qytetarëve me dinjitet sa i përket raportimit të paanshëm dhe në kohë reale. Prandaj, jemi bashkë sot që ju të ndjeni përgjegjësinë reale në karriget e juaja parlamentare dhe ne të dëgjojmë anën tjetër të rrëfimit. E di që nuk jemi pa mëkate. Gazetaria jeton në një epokë që përpiqet të jetë pjesë e narracionit propagandues dhe të rrejshëm,  por ne profesionistët kemi për detyrë të drejtojmë gishtin tek ata që shkaktojnë probleme në radhët tona”.

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi tha se është i nderuar që është pjesë e një konference të tillë që synon përmirësimin e dialogut mes parlamenteve dhe gazetarëve. Ai tha se mediat janë të një rëndësie të madhe për çdo vend, por se janë të pranishme edhe në çdo cep të botës. Çdo ligj tregon dobësitë përmes zbatimit në shoqëri, dhe pikërisht  janë ligjet që sjellin sigurinë e gazetarëve, që ka rëndësi esenciale për çdo vend.

    “Duhet patjetër të vazhdojmë të punojmë në trajtimin e pabarabartë të gazetarëve që të mos ketë sulme dhe kërcënime. Ka ende shumë për të bërë, por kjo konferencë është një fillim i mbarë dhe nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët është një thellim i këtij bashkëpunimi.”

    Përveç kryetarit të Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi, kryetarit të SHGM-së, Mladen Çadikovski, në këtë ngjarje morën pjesë: Kryetari i Kuvendit të R. së Malit të Zi, z. Aleksa Beçiq, Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Serbisë, Radovan Tvërdishiq dhe Përfaqësuesi i Kuvendit të BeH – Lazar Prodanoviq.

    Para të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, i cili e përshëndeti nismën për bashkëpunim midis gazetarëve dhe deputetëve dhe theksoi se gazetarët kanë përgjegjësi të madhe në publikimin e informacioneve, që është e ngjashme me përgjegjësinë e deputetëve – që janë përgjegjës edhe ndaj qytetarëve që i kanë zgjedhur ata. Në këtë konferencë vendosen standardet e reja për dialogun ndërmjet gazetarëve dhe parlamentarëve, tha Beçiq.

    Menjëherë pas tij, fjalën e morën Radovan Tvërdishiq dhe Lazar Prodanoviq, të cilët theksuan gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit mes dy palëve, që do të shërbejë si mbështetje për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe shprehën bindjen se do të bëhet një praktikë e mirë për bashkëpunimin e ardhshëm rajonal.

    Në këtë konferencë fjalim kishin edhe përfaqësuesit e Shoqatave të Gazetarëve të Ballkanit Perëndimor: Dragan Sekulovski – Drejtor Ekzekutiv i ShGM-së, Radomir Kraçkoviq – Nënkryetar i Sindikatës së Gazetarëve të Malit të Zi,  Zhelko Bodrozhiq – Kryetar i Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Serbisë dhe Borka Rudiq – Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Gazetarëve të BeH. Në pjesën e punës para të pranishmëve diskutuan Bojan Vasilevski – zëvendëssekretar i përgjithshëm i Kuvendit të RMV-së, Dragan Bojoviq – përfaqësues i Kuvendit të Republikës së Malit  të Zi dhe Zlatko Vukmiroviq – shef i Shërbimit Informativ të Asamblesë Parlamentare të Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

    Konferenca është organizuar në kuadër të projektit rajonal “Përmirësimi i dialogut ndërmjet shoqatave të gazetarëve dhe parlamenteve në Ballkanin Perëndimor për një sektor më të fuqishëm të shoqërisë civile”, financuar nga SIDA, në kuadër të projektit “Mbrojtja e Hapësirës Civile – Qendra Rajonale për Zhvillimin e Shoqërisë Civile” implementuar nga BCSDN.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    Publikohet indeksi për sigurinë e gazetarëve në ballkanin perëndimor – Raporti për Republikën e Maqedonisë së Veriut
    November 27, 2021

    Next post

    U realizua fushata në kuadër të projektit rajonal: “Përmirësimi i dialogut ndërmjet<br>Shoqatave të Gazetarëve dhe Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor për një sektor<br>më të fuqishëm të shoqërisë civile”
    November 30, 2021

    You may also like

    169 (77)
    SHGM reagon ndaj kërcënimeve të përsëritura në internet ndaj gazetarit Aleksandar Vidinovski
    13 October, 2026
    2
    SHGM dhe ASHMAAV diskutuan për gjendjen aktuale të tregut mediatik dhe transparencën e pronësisë
    8 October, 2026
    169 (85)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM PËR TEKNOLOGJITË E REJA DHE SIGURINË DIGJITALE
    6 October, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?