U ndanë çmimet për “Raportim profesional për gjendjen e refugjatëve gjatë lëvizjeve të përziera migruese në vitin 2018 në Republikën e Maqedonisë së Veriut“

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dhe Shoqata e avokatëve të rinj në bashkëpunim me Zyrën e komisariatit të lartë për refugjatë të kombeve të bashkuara në Shkup i ndanë shpërblimet për konkursin: “Shpërblim për raportim profesional për gjendjen e refugjatëve gjatë lëvizjeve të përziera migruese në vitin 2018 në Republikën e Maqedonisë së Veriut“.
Kjo ngjarje u organizua në hapësirat e Fakultetit Juridik në Shkup, ku u ndanë çmimet në tre kategori: emision, film dokumentarë të shkurtër, artikull ose seri e artikujve, ndërsa u nda edhe një çmim për kontribut të veçantë për raportim profesional për lëvizjet migratore për vitin 2018 në Maqedoninë e Veriut.
Çmimin për artikull ose seri e artikujve i takoi gazetares Jasmina Jakimovska për artikullin me titull “Raportim nga Qendra për Azilkërkues në Vizbeg: Të rrallë janë ato që mbesin në Maqedoni”, i publikuar në Radio MOF.
Çmimi për emision ose film dokumentarë të shkurtër i takoi gazetares Katerina Topallova për emisionin me titull: “Golgota migruese”, i publikuar në RTVM 1.
Komisioni për ndarjen e çmimeve për ,,Raportimin profesional për gjendjen e refugjatëve në lëvizjet e përziera migratore në vitin 2018 në Republikën e Maqedonisë së Veriut” vendosi t’i jep çmim gazetarit Sinisha Stankoviq për raportim të vazhdueshëm profesional për gjendjen e refugjatëve në vitin 2018 në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në ndarjen e çmimeve morri pjesë përfaqësuesi i SHGM-së Deniz Sulejman, i cili tha se këto çmime kanë të bëjnë me përpunimin e një teme shumë të ndjeshme dhe mjaft aktuale, jo vetëm në vend por edhe në botë. Ai i uroi fituesit në emër të Shoqatës dhe tha se kjo traditë duhet të vazhdojë, ndërsa tema duhet të mbet në fokusin e publikut, sepse bëhet fjalë për fate njerëzore.