U mbajt seanca konstituive e Këshillit Mbikëqyrës të SHGM-së

Sipas rregullores së punës së Këshillit Mbikëqyrës të SHGM-së, anëtarët e sapozgjedhur të këtij organi më 14 dhjetor mbajtën seancën konstituive. Në këtë seancë si kryetar i Këshillit Mbikëqyrës njëzëri u zgjodh gazetari Mefail Ismaili.
Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës diskutuan për aktivitetet dhe dinamikën e punës në të ardhmen, ndërsa biseduan edhe për propozimet për ndryshime të mundshme në aktet statutore të Shoqatës, të cilat do të ishin në rendin e ditës në mbledhjet e ardhshme vjetore.
Si anëtarë të këtij organi në Kuvendin e rregullt zgjedhor që u mbajt më 3 dhjetor janë zgjedhur gazetarët Mefail Ismaili, Sead Rizvanoviq, Goran Simonovski, Miomir Serafinoviq dhe kameramani Robert Kocev.
Këshilli Mbikëqyrës ka kompetenca të parashikuara në Statutin e SHGM-së në drejtim të mbikëqyrjes së ligjshmërisë, veprimeve materiale dhe financiare dhe rregullsisë së punës së SHGM-së. Për punën, gjetjet dhe konkluzionet e tyre Këshilli Mbikëqyrës raporton në Kuvendin e SHGM-së dhe të njëjtit i përgjigjet për punën e tij.