• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • U mbajt Kuvendi vjetor jozgjedhor i SHGM-së

    U mbajt Kuvendi vjetor jozgjedhor i SHGM-së

    • Categories Aktivitete
    • Date May 10, 2022

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) të shtunën më 7 maj mbajti Kuvendin vjetor jozgjedhor, në të cilin morën pjesë anëtarë të rregullt të shoqatës.

    Fjalim hyrës kishte kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, i cili theksoi se përkundër kushteve të vështira pandemike në vitin 2021, Shoqata arriti të sigurojë mbështetje për realizimin e disa projekteve, trajnimeve, ngjarjeve dhe takimeve në të cilët morën pjesë mbi 400 pjesëmarrës.

    “2021 ishte një vit sfidash. Në kushte të vështira të punës dhe krizë shëndetësore e shkaktuar nga pandemia me virusin Covid-19 në mbarë botën, por edhe tek nesh këtu, në vendin tonë, SHGM arriti të zbatojë angazhimet dhe qëllimet e caktuara në Planin Strategjik të vitit 2019, dhe të vazhdojë të punojë për zbatimin e tij”, tha Çadikovski.

    Çadikovski theksoi aktivitetet e seksioneve të SHGM-së, përpjekjet për ndryshimin e Kodit Penal i cili është ende në procedurë parlamentare, përpjekjet e SHGM-së për uljen e mosndëshkimit të autorëve të sulmeve ndaj gazetarëve dhe shkeljen e të drejtave të tyre: “Në vitin 2021, në kuadër të SHGM-së në mënyrë aktive punuan seksionet e gazetarëve, veçanërisht seksioni i kameramanëve, i cili gjatë vitit të kaluar realizoi disa takime rajonale kushtuar përmirësimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe funksionimit solidar. Një hap tjetër pozitiv që është i rëndësishëm për shoqatën në planin afatgjatë është formimi i Seksionit të Gazetarëve të Rinj në SHGM. Anëtarët e këtij seksioni tashmë janë duke punuar në mënyrë aktive në planin e tyre strategjik për veprim në të ardhmen. Si rezultat i kërkesave të vazhdueshme të SHGM-së, Qeveria e Maqedonisë së Veriut pranoi ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, të cilat janë në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës, me qëllim të krijimit të një sistemi më efektiv për mbrojtjen e gazetarëve, duke dekurajuar sulmuesit e mundshëm në të ardhmen”.

    Sashka Cvetkovska, e cila është koordinatore e Seksionit të Gazetarëve të Rinj, për mundësitë dhe potencialet e kolegëve të rinj tha: “Përdorimi i të rinjve në prodhimin e produkteve gazetareske është një gjë, por mundësia më e madhe për të nxitur ndryshime përmes gazetarisë sot qëndron në ndërlidhjen globale: të përgatitet brezi i ardhshëm i qytetarëve të botës që do të kenë aftësitë, mirëkuptimin dhe guximin për të zgjidhur problemet globale të sotme në kohën e tyre. Që kjo të ndodhë, duhet të ketë një përfshirje më të madhe të të rinjve në redaksitë, por është veçanërisht e rëndësishme t’u jepen aftësitë kryesore dhe t’u sigurohet një mjedis pune në të cilin ata do të mund të zhvillohen”.

    Gjatë kuvendit u diskutuan disa tema të rëndësishme, ndër të cilat ishte edhe ndryshimi i rregulloreve dhe Statutit të SHGM-së për përfshirjen e përfaqësuesve nga qendrat rajonale të SHGM-së në Bordin Drejtues e SHGM-së, përcaktimin e qëllimeve të Seksionit të Gazetarëve të Rinj në SHGM dhe u debatua për kushtet e vështira ekonomike në të cilat ndodhen mediat, edhe atë kryesisht mediat rajonale dhe lokale. Drejtori ekzekutiv i SHGM-së, Dragan Sekulovski iu referua raportit narrativ për vitin 2021, gjegjësisht realizimit të aktiviteteve për vitin e kaluar, ku u përfshi edhe raporti financiar dhe auditor i Shoqatës.

    Në këtë ngjarje, Milan Spirovski, hulumtues i projektit rajonal në SHGM, prezantoi raportin “Treguesit e lirisë së shprehjes dhe pavarësisë së mediave në Maqedoni për vitin 2021”, në të cilin janë të elaboruara trendët e reja në gjendjen e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve dhe zbatimin e legjislacionit ekzistues kombëtar në lidhje me median në vend.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    U prezantua raporti për shkallën e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve në vitin 2021: Gjendja e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve dhe zbatimi i legjislacionit ekzistues kombëtar lidhur me mediat në vend është "Tre hapa përpara - dy hapa prapa"
    May 10, 2022

    Next post

    <strong>A ka barazi gjinore në media dhe sa të sigurt janë gazetarët dhe punonjësit mediatik</strong>
    May 11, 2022

    You may also like

    384329181_301424832623475_6275885479243937636_n (1)
    SHGM : Debat i gazetarëve dhe përfaqësuesve të MPB-së dhe PTHP-së lidhur me ndryshimet në Kodin Penal
    27 September, 2023
    slika za na sajt javen povik svedska znm undp
    THIRRJE PUBLIKEPër paraqitjen e ofertave për zhvillimin e një programi trajnimi dy-ditor për gazetarët mbi temën “Trajtimi i ndotjes së ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”
    26 September, 2023
    slika za na sajt javen povik svedska znm undp
    Thirrje publike për dorëzimin e produktit të publikuar gazetaresk në formë teksti/videoje me temë “Menaxhimi me ndotjen e ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”
    26 September, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?