Trajnimi i Fotoreporterëve

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë të premten organizoi trajnim njëditor për fotoreporterë me temë “Siguria e fotoreporterëve dhe etika profesionale” ku morën pjesë afro njëzetë fotoreporterë më me përvojë nga Shkupi.
Fotoreporteri Robert Atanasovski e prezantoi udhëzimin për mbulimin e ngjarjeve me rrezik të lartë të përpiluar nga fotografi Met Luton. Në këtë udhëzues prezantohen standardet dhe procedurat ndërkombëtare që zbatohen gjatë raportimit nga ngjarjet me rrezik të lartë.
Atanasovski i shpjegoi kushtet për të fotografuar në kushte të sigurta para se të merret detyra nga redaktori. Përveç kësaj, ai i prezantoi edhe standardet themelore të etikës së fotoreporterëve të cilat duhet ti respektojnë gjatë punës së tyre.
Fotoreporteri Tomisllav GEorgiev u ilustroi kolegëve disa situata nëpërmjet fotografive konkrete kur për shkak të vlerësimeve të gabuara, ata kanë qenë të eksponuar në rrezik.
Sipas tij, në mënyrë që të shmangen situatat e pakëndshme, fotografi duhet të jetë i informuar mirë për ngjarjen ku do të fotografojë dhe të ketë kontakte personale me aktorët lokal.
Gjatë diskutimit, kolegët e përshëndetën iniciativën e SHGM-së për të përpiluar një udhëzues ose doracak lidhur me sigurinë e reporterëve dhe kërkuan që I njëjti të ndryshohet dhe plotësohet në pajtueshmëri me kushtet e maqedonisë.
Ata u ankuan për pengesa të përditshme gjatë kryerjes së detyrave profesionale. Kërkuan nga sHGM-ja që të thirrë takim me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të folur mbi krijimin e kushteve normale për punë të fotoreporterëve gjatë protestave dhe ngjarjeve.
Sipas tyre, në doracak duhet të vendosen edhe gjithë të drejtat ligjore dhe obligimet që I kanë fotoreporterët gjatë detyrës me qëllim që saktë të dinë se çfarë munden e çfarë nuk munden të fotografojnë.
Ndryshe, kolegu Luton e ka përpiluar doracakun për sigurinë dhe etikën e fotoreporterëve për nevojat e kolegëve nga Maqedonia,në kuadër të projektit të SHGM-së në bashkëpunim me ambasadën e SHBA-së në Shkup.
Pas konsultimeve me kolegët u planifikua që ky doracak në periudhën parazgjedhore të ju dorëzohet mediave. Përveç kësaj, kolegët e mbështetën idenë për antarësim në SHGM dhe për formimin e një reparti të posaçëm në kuadër të SHGM-së. Me këtë do të forcohej solidariteti mes kolegëve dhe më lehtë do mund të ballafaqoheshim me problemet e përbashkëta.
Ky projekt është mbështetur nga Ambasada Amerikane në Shkup.
25 Tetor 2016, Shkup