Trajnim për Kodin e ri të Gazetarëve në Mavrovë

Nevoja për zbatimin e përpiktë të Kodit të ri në punën e përditshme gazetareske, përmirësimi i praktikave të verifikimit të informacioneve dhe burimeve, identifikimi dhe zgjidhja më e qartë e dilemave etike, respektimi i parimeve të interesit publik, pavarësisë dhe përgjegjësisë profesionale, si dhe raportimi i përgjegjshëm për çështjet e ndjeshme dhe grupet e cenueshme, ishin pjesë e diskutimeve gjatë trajnimit dyditor “Kodi i ri i Gazetarëve të Maqedonisë: etika, profesionalizmi dhe pavarësia”.

Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe sfidave etike që lidhen me dezinformatat, përmbajtjet digjitale dhe përdorimin e inteligjencës artificiale. Trajnimi u realizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i standardeve gazetareske për besim më të madh në media”, i mbështetur nga Qeveria e Zvicrës përmes Civica Mobilitas.

Në trajnimin që u mbajt në Mavrovë, më 17 dhe 18 shtator, morën pjesë më shumë se 15 gazetarë dhe punonjës mediatikë, kryesisht nga mediat lokale. Pjesëmarrësit patën mundësi të njihen me procesin e ndryshimit dhe plotësimit të Kodit të Gazetarëve, si dhe me standardet dhe parimet e reja që ai përfshin.

Në kuadër të programit u trajtuan edhe raportimi politik dhe reklamimi, përfaqësimi i drejtë, regjistrimi i fshehtë dhe e drejta e refuzimit, si dhe gazetaria digjitale, dezinformatat dhe përdorimi i inteligjencës artificiale, përfshirë përmbajtjet deepfake dhe etiketimin e tyre.

Trajnimi u realizua nga Vasko Magleshovi, në bashkëpunim me Milan Spirovskin, Verçe Todorovska Kostovskën dhe Biljana Nasteska Kalanoskën nga zyra e SHGM-së, përmes prezantimeve, diskutimeve, punës në grupe, ushtrimeve praktike, simulimeve dhe studimeve të rasteve.


Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi ekskluzive e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Qeverisë së Zvicrës, Civica Mobilitas apo organizatave që e zbatojnë atë.
Photo: SHGM
