• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Për ndarjen e shpërblimit për tekst/video gazetareske me temën e përballjes me ndotjen e ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut

    Për ndarjen e shpërblimit për tekst/video gazetareske me temën e përballjes me ndotjen e ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut

    • Categories Aktivitete
    • Date November 1, 2021

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) shpall Thirrje publike me temë: “ Përballja me ndotjen e ajrit – përforcimi i vetëdijes publike për problemet dhe zgjidhjet e mundshme” – si të rritet vetëdija për problemin ekzistues dhe mënyrat më të mira për ta zgjidhur atë.

    Kriteret:

    – Teksti ose videoja duhet të jetë  vepër autentike, e cila duke respektuar standardet më të larta etike në profesionin e gazetarisë, do të ndërgjegjësojë qytetarët për tema që kanë të bëjnë me cilësinë e ajrit dhe ndotjen e ajrit, por edhe do të përpiqet të ofrojë zgjidhje të mundshme lidhur me këtë problematikë.

    – Produkti mediatik duhet të jetë në formë teksti ose videoje në gjuhën maqedonase ose në gjuhën e komuniteteve etnike.

    – Produkti mediatik të jetë i publikuar në një media tradicionale ose online të regjistruar në vend,  në periudhën nga janari i vitit 2020 deri në shtator të vitit 2021.

    – Aplikacioni duhet të ketë maksimumi dy tekste ose artikuj nga i njëjti autor/autorë.  Mund të bëhet përjashtim nëse bëhet fjalë për tekst ose në bashkëngjitje seri artikujsh.

    Si të aplikoni:

    Materiali i publikuar duhet të dorëzohet në SHGM jo më vonë se data 26 nëntor (e premte) 2021, si më poshtë:

    Me postën elektronike: contact@znm.org.mk, person i kontaktit: Elizabeta Stoleva 02 / 3298-139

    Me postë të rekomanduar, me adresë: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Gradski Xid, blloku 13, 1000 Shkup, RVM

    Aplikimet duhet të jenë të shënuara: “PËR ÇMIM” në temën ( subject) të porosisë elektronike ose të shkruara në zarf.

    Për çdo aplikim të arritur do të dërgohet konfirmim që është pranuar.

    Shuma e shpërblimeve në para (kundrejt vlerës në denarë):

    Çmimi i parë: 70.000 denarë

    Çmimi i dytë: 50.000 denarë

    Çmimi i tretë: 30.000 denarë

    Nëpërmjet thirrjes publike pritet të aplikojnë gazetarë/autorë që kanë publikuar artikuj gazetaresk, video ose hulumtime me këtë temë, të cilat do të mund të kontribuojnë në një fokus më të madh ndaj ndotjes, njohjen më të mirë të burimeve të ndotjes, por edhe  farë përpjekje të e deritanishme janë bërë ose po bëhen nga aktorë të ndryshëm për ta ulur ndotjen e ajrit.

    Për projektin:

    Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në partneritet me Qytetin e Shkupit dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), po zbaton projektin “Përballja me ndotjen e ajrit në Qytetin e Shkupit”. Projekti mbështet financiarisht nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar – AIDS.

    Projekti ka katër komponentë kryesorë:

    Komponenti 1: Zhvillimi i një sistemi gjithëpërfshirës monitorimi për pilot-zonën dhe platformë koordinuese për menaxhimin e ndotjes së ajrit;

    Komponenti 2: Zbatimi i ndryshimeve rregullatore të nevojshme për kalimin në një sistem energjie për amvisëritë me emetim më të ulët;

    Komponenti 3: Demonstrimi i masave lidhur me shkaqet e ndotjes për ngrohjen e amvisërive;

    Komponenti 4: Fuqizimi i ndërgjegjësimit publik.

    Projekti synon të përforcojë koordinimin mes të gjitha palëve përgjegjëse për tejkalimin e problemit të ndotjes së ajrit.

    Studimet e mëparshme të kryera nga UNDP dhe subjekte të tjera kanë treguar se ka mungesë të informacionit përkatës në publik për burimet dhe efektet e ndotjes së ajrit, si dhe njohuri të pamjaftueshme për mënyrat dhe mjetet efektive për tu përballuar  me problemin. Përveç të gjitha palëve të përfshira në këtë çështje, mediat gjithashtu luajnë rolin kryesor në paraqitjen e duhur të fakteve, prezantimin e praktikave të mira dhe të këqija, ndërgjegjësimin dhe kontributin në rritjen e njohurive në gjetjen e zgjidhjeve në përballjen me ndotjen e ajrit.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    Raporti i KE: Gazetarët sulmohen gjithnjë e më shumë dhe janë të ekspozuar në autocensurë, mediat janë financiarisht të paqëndrueshme dhe RTVM ka buxhetin më të ulët në 10 vitet e fundit
    November 1, 2021

    Next post

    Vjedhje në gazetën Lajm – SHGM kërkon nga MPB të hetojë rastin menjëherë
    November 2, 2021

    You may also like

    slika incident stip
    Kallëzim në MPB për pengim të punës së kameramanit të TV M Net në Shtip
    17 March, 2023
    333431799_211449381490161_4674541961277658950_n
    Gazetarët dhe prokurorët diskutuan mënyrat e mundshme për mbrojtjen e lirisë së shprehjes
    16 March, 2023
    336465147_1439906823212984_456609581257079014_n
    Iniciativa për bashkëpunim me Odën për Sigurim Privat në temë – Siguri më e madhe e punëtorëve mediatik
    14 March, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?