• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Thirrje publike për dorëzimin e produktit të publikuar gazetaresk në formë teksti/videoje me temë “Menaxhimi me ndotjen e ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”

    Thirrje publike për dorëzimin e produktit të publikuar gazetaresk në formë teksti/videoje me temë “Menaxhimi me ndotjen e ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”

    • Categories Aktivitete
    • Date September 26, 2023

    Numri referues: UNDP/2023/00122883-SHGM – 001

    Titulli i projektit: “Ballafaqimi me ndotjen e ajrit”  (Scaling up actions to tackle air pollution  )

    Lot: Çmimi vjetor gazetaresk  2023 (Annual journalist award)

    THIRRJE PUBLIKE

    Për dorëzimin e produktit të publikuar gazetaresk në formë teksti/videoje me temë

    “Menaxhimi me ndotjen e ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), në kuadër të projektit “Ballafimi me ndotjen e ajrit” [1], parashikon ndarjen e çmimeve për tekst/video të publikuar me temë “Ballafaqimi me ndotjen e ajrit – përforcimi i vetëdijes publike për problemet dhe zgjidhjet e mundshme”.

    Për këtë qëllim shpallet edhe kjo thirrje publike për dorëzimin e aplikimeve për produkte gazetareske të publikuara në formë të videos apo tekstit që duhet të plotësojë këto kritere :

                –  Teksti ose video duhet të jetë një vepër autentike e autorit që, duke respektuar standardet më të larta etike në profesionin e gazetarit, kontribuon në ndërgjegjësimin e publikut për temat që lidhen me cilësinë e ajrit dhe ndotjen, por edhe përpiqet të ofrojë zgjidhje të mundshme lidhur me këtë problem.

    –  Produkti mediatik duhet të jetë në formë teksti ose video, në gjuhën maqedonase ose në gjuhën e bashkësive etnike (me përkthim/titra në gjuhën maqedonase)

    –  Produkti mediatik duhet të jetë publikuar në një media të regjistruar në shtet, tradicionale apo online, në periudhën nga gushti 2022 deri në gusht 2023.

    –  Aplikimi mund të përmbajë maksimumi një tekst apo kronikë të një autori/autorëve. Përjashtim mund të bëhet vetëm kur bëhet fjalë për tekst apo kronikë në vazhdim.

    Qëllimi i thirrjes dhe i çmimeve është që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet ekzistuese me ndotjen e ajrit dhe të inkurajojë një trajtim më të gjerë të këtyre temave nga gazetarët në nivel lokal dhe kombëtar, si një kontribut për gjetjen e mënyrave më të mira për zgjidhjen ose përmirësimin e tyre.

    Mënyra dhe afati për aplikim:

    Në thirrjen publike pritet të aplikojnë gazetarët/autorët që kanë publikuar tekste gazetareske, video storie apo hulumtime për këtë temë, të cilat mund të kontribuojnë në vendosjen e theksit dhe vëmendjes më të madhe ndaj ndotjes së ajrit, njohjes më të mirë të burimeve të ndotjes, por edhe asaj që është bërë apo po bëhet si përpjekje nga aktorë të ndryshëm për uljen e ndotjes dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit, veçanërisht në zonat urbane.

    Të interesuarit duhet ta dorëzojnë aplikimin e tyre me mbishkrimin “Aplikim për thirrjen  UNDP/2023/00122883-SHGM – 001“ nëpërmjet:

    • Postës elektronike, në adresën në vazhdim contact@znm.org.mk“

    ose

    • Nëpërmjet postës, në adresën në vazhdim:

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë,

    Gradski Zid, blloku 13, 1000 Shkup, RMV

    Afati përfundimtar për dorëzim të aplikimeve është 05.11.2023 (e diel) deri në orën 24:00, KEQ.

    Fondi i çmimeve:

    Fondi total i çmimeve është 150,000 denarë bruto, dhe parashikon:

    Çmimi i parë: 70 000 denarë bruto

    Çmimi i dytë: 50 000 denarë bruto

    Çmimi i tretë: 30 000 denarë bruto

    Për projektin:

    Projekti Ballafaqimi me ndotjen e ajrit ka për qëllim të mbështesë autoritetet lokale në pesë pilot komuna në Maqedoninë e Veriut, me qëllim të zbulimit dhe matjes së burimeve të ndotjes së ajrit, identifikimit, zhvillimit dhe zbatimit të masave të duhura për zgjidhjen e problemeve, forcimit të kapaciteteve të organizatave partnere, si dhe ndërgjegjësimi i opinionit. Përfshirja dhe informimi i opinionit për cilësinë e ajrit dhe çështjet e ndotjes, është një faktor kyç për suksesin e projektit. Projekti i kushton vëmendje të veçantë ndërtimit të partneriteteve dhe rritjes së kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) dhe mediave, veçanërisht pasi ato kanë një rol kyç në prezantimin e saktë të fakteve, ndarjen e praktikave të mira dhe të këqija, rritjen e ndërgjegjësimit dhe kontributin në rritjen e njohurive në gjetjen e zgjidhjeve për të përballuar ndotjen e ajrit. Bashkëpunimi me median do të sigurojë vëmendjen e opinionit për çështjet që lidhen me ndotjen e ajrit në nivel kombëtar dhe lokal, si dhe do të bëhet presion ndaj vendimmarrësve për të vepruar dhe për të treguar rezultate në të dy nivelet.

    Një hallkë kyçe në këtë proces është investimi dhe motivimi i gazetarëve të rinj në të gjithë vendin për t’u njohur më mirë me temën dhe për të nxitur interesin e gazetarëve për monitorimin dhe raportimin për problemet e ndotjes së ajrit, gjë që do të sigurojë qëndrueshmërinë e nismës edhe pas përfundimit formal të projektit.

    Në këtë drejtim, roli i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), si organizata më e vjetër dhe më e madhe në vend, në bashkëpunim me UNDP-në, është të kontribuojë në ngritjen e kapaciteteve të gazetarëve vendorë për të monitoruar dhe raportuar për tema dhe çështje që lidhen me ndotjen e ajrit dhe promovimin publik të përmbajtjes cilësore mediatike. SHGM do t’i zbatojë aktivitetet në kuadër të projektit në periudhën nga korriku 2023 deri në dhjetor 2025.


    [1]Projekti “Ballafaqim me ndotjen e ajrit” është pjesë e kornizës programore të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), i financuar nga Suedia. Projekti zbatohet nga UNDP, në partneritet me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dhe komunat Kavadar, Kumanovë, Gostivar, Strugë dhe Strumicë.

    Në kuadër të projektit gjithashtu zbatohet edhe projekti “Ndërtimi i kapaciteteve të komunave për zbatim të projekteve”.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM me përfaqësuesin e saj në konferencën në Suedi të titulluar "Mbrojtja e së vërtetës - zbulimi i njohurive nga gazetaria investigative"
    September 26, 2023

    Next post

    THIRRJE PUBLIKEPër paraqitjen e ofertave për zhvillimin e një programi trajnimi dy-ditor për gazetarët mbi temën "Trajtimi i ndotjes së ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut"
    September 26, 2023

    You may also like

    Sredba Stip 1
    Takim me gazetarë dhe punonjës mediatik nga qendra rajonale e Shtipit
    28 November, 2023
    MicrosoftTeams-image (17)
    E drejta e autorit dhe (mos)respektimi në punën e fotoreporterëve
    23 November, 2023
    MicrosoftTeams-image (16)
    SHGM dhe Seksioni i Kameramanëve në SHGM – sfidat aktuale dhe zgjidhjet e mundshme
    21 November, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?