Thirrje për trajnim

Thirrje për trajnim të gazetarëve që janë kah mesi i karrierës së tyre, gazetarëve të rinj dhe studentëve në kuadër të projektit “Ndërtimi i rezistencës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit përmes gazetarëve të fuqizuar, mediave dhe përfaqësuesve qeveritarë”
Sfond
Në vitin 2018, Republika e Maqedonisë së Veriut miratoi Strategjinë e tretë Nacionale për Luftën kundër Terrorizmit (2018-2022) duke iu bashkuar kështu komunitetit qeveritar dhe jo-qeveritar në rritje për ndërtimin e rezistencës kundër ekstremizmit të dhunshëm (EDH) dhe terrorizmit, veçanërisht për shkak të zonave të ndjeshme në vend që janë subjekt i nxitësve të EDH. Në Strategjinë Nacionale, mediat janë paraqitur si aktorë të rëndësishëm gjatë kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Sipas Strategjisë, në fakt “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka përgjegjësi shoqërore dhe kolektive për t’u ballafaquar me ekstremizmin e dhunshëm dhe kërcënimin e terrorizmit përmes qasjes fetare, lokale, mediatike dhe edukative, duke theksuar pikat e forta dhe përparësitë në ruajtjen e kohezionit të shoqërisë”.
Mbase u pranohet roli i tyre i rëndësishëm, megjithatë, mediat dhe gazetarët nuk janë edukuar për mënyrat e raportimit dhe luftën me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin (LEDH). Dëshmi e kësaj deklarate është mungesa e një protokolli të përbashkët në vend për raportimin për ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin nga mediat dhe përfaqësuesit qeveritarë, si dhe mos përfshirja ose potencimi i EDH në Kodin Etik të Gazetarëve. Edhe përpos masave të ndërmarra në nivel nacional, kryesisht nga institucionet qeveritare, terrorizmi dhe kërcënimet e dhunshme ekstremiste vazhdojnë të zhvillohen në vend dhe përshtaten me mënyrën moderne të jetës.
Është me rëndësi të theksohet se, megjithëse nuk i është kushtuar shumë vëmendje edukimit të mediave dhe gazetarëve, vitet e fundit vërehen plane veprimi të konsiderueshme në nivel nacional dhe ndërkombëtar që filluan ta theksojnë rëndësinë e rolit të tyre. Strategjia Nacionale e theksuar më lartë, dhe në nivelin e BE-së edhe dokumenti për “Rekrutimin e terroristëve: Adresimi i faktorëve që kontribuojnë në radikalizmin e dhunshëm”, janë dokumente gjithëpërfshirëse pasi ato u japin përparësi mediave si pikënisje për përpjekje të qëndrueshme dhe të përbashkët kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Përpos kësaj, Strategjia Globale e OKB-së për Luftën kundër Terrorizmit, e përfshirë në Rezolutën 60/288 të dt. 8 shtator 2006 dhe Rezolutën 68/276 të dt. 13 qershor 2014, rithekson se “mediat kanë rol të rëndësishëm gjatë promovimit të tolerancës dhe lehtësimin e të kuptuarit, përfshirë edhe dialogun dhe respektimin e diversitetit fetar dhe kulturor dhe të drejtat e njeriut” si mënyrë për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm.
Një çështje tjetër me të cilën përballen gazetarët në Maqedoninë së Veriut, me numër të vogël përjashtimesh, është fakti që ata shpesh nuk janë të vetëdijshëm për dinamikën e krijimit të potencialit për ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin. Në përgjithësi, ata transmetojnë ose informacione paraprakisht të definuar nga media rajonale/ndërkombëtare ose lajme sensacionale (që shpesh janë mashtruese), pa u marrë parasysh konteksti i përgjithshëm në vend ose ndikimi i tyre në popullatën e përgjithshme (përdoruesit e fundit). Në mungesë të edukimit më të madh mediatik në vend, ka më pak rezistencë ndaj radikalizmit dhe aktorëve të mediave, veçanërisht gazetarët që janë kryesisht vëzhgues të rastësishëm neutralë. Pronarët e mediave nuk kanë burime financiare për të investuar në ndërtimin e kapaciteteve të gazetarëve të tyre dhe disponueshmëria e kufizuar e gazetarëve në redaksitë që punojnë me numër të madh të tema mundëson mosinteresimin për EDH dhe terrorizmin. Krahas kësaj, problemi me lajmet e rreme, që u paraqit në vitin 2016, me qëllimin kryesor për të fituar publicitet dhe për të përfituar para “me një klikim”, është edhe një sfidë tjetër.
Informacione mbi trajnimin
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në partneritet me Nismën për Perspektivën Evropiane NPE dhe Institutin KONICA e filluan projektin e titulluar si “Ndërtimi i rezistencës ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit përmes gazetarëve të fuqizuar, mediave dhe përfaqësuesve qeveritarë”. Projekti financohet nga Hedaja (Hedayah, International Centre of Excellence for Countering Violent Extremism), Abu Dabi në kuadër të Programit global STRIVE, të programuar nga BE-ja.
Qëllimi i trajnimit
Qëllimi kryesor i trajnimit është të arrihet një perceptim i përgjithshëm i gazetarëve se si të raportojnë për rastet që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.
Programi është dizajnuar për të ndihmuar gazetarët dhe profesionistët e tjerë mediatik të përfundojnë punën e tyre duke informuar publikun për këto ngjarje specifike. Një nga qëllimet e punëtorive, krahas ndërtimit të kapaciteteve të gazetarëve për raportim objektiv mbi ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin dhe përdorimi i kodit të duhur etik në lidhje me raportimin mbi terrorizmin (përdorimi i shprehjes së duhur, shmangia e keqpërdorimit të fotografive që shkelin të drejtat e viktimave etj.). E gjithë kjo do të duhet të kontribuojë në qëndrueshmërinë e këtij aktiviteti në të ardhmen. Kjo do të thotë që trajnimi jo vetëm që do t’u mundësojë pjesëmarrësve të përvetësojnë njohuri të reja, por gjithashtu do t’i motivojë ata që t’i përdorin ato në praktikë, dhe kështu do të kontribuojnë në zbutjen e efekteve negative gjatë raportimit mbi ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.
Informacione të përgjithshme
Të tre punëtoritë do të mbahen përmes internetit në nëntor të vitit 2020. Datat për secilën nga punëtoritë treditore do të konfirmohen në mënyrë shtesë.
Trajnimin do të mbajnë dy profesorë me renome:
– Prof. Dr. Nikolla Dujovski nga Maqedonia e Veriut, i cili ka përvojë dhe njohuri të gjera mbi këtë temë dhe do të përqendrohet më shumë në situatën në Maqedoni, për ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin, si dhe për raportimin e gazetarëve si reaksion i këtyre ngjarjeve.
– Prof. Dr. Dejan Milenkoviq nga Serbia, i cili do të flasë për situatën me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin në Ballkanin Perëndimor, Evropë dhe botë, duke i analizuar sulmet më të njohura terroriste dhe raportimet mbi to.
Gjuha e punës e trajnimit
Trajnimi do të zhvillohet në gjuhën maqedonase dhe serbe. Do të sigurohet përkthim simultan në gjuhën maqedonase dhe shqipe.
Publiku i synuar
Këto 3 punëtori treditore për trajnim përmes Internetit (afërsisht 4 orë në ditë, duke filluar prej orës 9:30 – 13:30) janë dedikuar për gazetarë që janë kah mesi i karrierës së tyre, gazetarë të ri dhe studentë të gazetarisë ose sferave të tjera të ngjashme siç janë shkencat shoqërore dhe politike dhe për ata që duan të fitojnë njohuri të reja ose t’i thellojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre gjatë raportimit mbi rastet që ndërlidhen me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në maksimum 20 persona për një trajnim dhe të gjitha trajnimet do të organizohen në nëntor.
Si të aplikoni?
Kandidatët e interesuar duhet t’i dërgojnë këto dokumente:
- Letër motivimi, me sqarim për motivimin për të marrë pjesë në këtë trajnim dhe biografi
më së voni deri më 30 tetor të vitit 2020, në orën 24:00 në këtë e-mail: contact@znm.org.mk, me subjekt: Fletëparaqitje për thirrjen për trajnim
Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen dhe do t’u sigurohet informacione shtesë për datën dhe kohën për secilën nga punëtoritë.
Mundësi dhe perspektiva
Një nga rezultatet e trajnimit është krijimi i artikujve tematikë nga vetë pjesëmarrësit si zbatim praktik i njohurive të tyre të fituara nga trajnimi.
Në fund të secilës prej punëtorive, pjesëmarrësve, të grupuar në ekipe me 4-5 persona me nivele të ndryshme të përvojës, do t’u kërkohet të shkruajnë artikuj tematikë (maksimum nga 3 faqe për një artikull) mbi ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.
Derisa i përgatisin artikujt tematikë/rrëfimet/historitë, ekipet do të marrin ndihmë redaktuese nga kolegë më të vjetër.
Ideja është që të grumbullohen 12 artikuj tematikë që do të përkthehen (në gjuhën shqipe ose maqedonase) dhe do të promovohen përmes platformave online të partnerëve të projektit (ueb faqe, kanale të mediave sociale etj.).
Stimulimi financiar për një artikull tematik është 24.500 MKD.