THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM PËR TEKNOLOGJITË E REJA DHE SIGURINË DIGJITALE

AJM organizon trajnim për gazetarë, punonjës mediatikë dhe krijues të përmbajtjeve, me fokus në përdorimin e sigurt të teknologjive të reja dhe forcimin e sigurisë digjitale.
Në trajnim do të flitet për krimin kibernetik dhe kërcënimet online, përfshirë:
- hakerimin dhe phishing-un;
- softuerët keqdashës;
- përndjekjen online;
- rreziqe të tjera digjitale me të cilat përballen punonjësit mediatikë.
Programi kombinon teorinë me ushtrime praktike, ndërsa pjesëmarrësit do të punojnë edhe me skenarë të simuluar të kërcënimeve online, përmes të cilëve do të mësojnë si t’i identifikojnë në kohë rreziqet dhe si të reagojnë në mënyrë të duhur.
Qëllimi është që pjesëmarrësit të fitojnë njohuri dhe aftësi praktike për përdorimin më të sigurt të mjeteve digjitale dhe zvogëlimin e rrezikut nga sulmet kibernetike.
Aplikimet dorëzohen në mënyrë elektronike në linkun:
https://tajm.org.mk/training?id=171
Ose me e-mail, me shënimin “APLIKIM PËR TRAJNIMIN E T-AJM”, në adresën: info@t-ajm.org.mk
Afati i fundit për aplikim është 11.10.2026.
Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit për pjesëmarrësit nga qytetet e tjera do të mbulohen nga organizatori.
