THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KAMPIN VEROR PËR GAZETARË TË RINJ

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup shpall “Thirrje për aplikime për pjesëmarrje në kampin veror për gazetarë të rinj” i cili do të mbahet nga 13 deri më 16 korrik 2022 në Ohër.
Kampi është i dedikuar kryesisht për gazetarët e rinj (deri më 35 vjeç) të cilët merren çdo ditë me raportim gazetaresk të angazhuar dhe të avancuar.
Kampi do të mbahet në bregun e liqenit të Ohrit dhe do të realizohet përmes një programi të balancuar me përmbajtje informative, edukative dhe argëtuese.
Qëllimi i kësaj ngjarjeje është që përmes shoqërimit dhe shkëmbimit të përvojave dhe shkathtësive të kontribuohet në ngritjen e kapaciteteve dhe promovimin e standardeve profesionale të gazetarëve të rinj në redaksitë e tyre. Theks kryesor do t’i kushtohet përmirësimit të bashkëpunimit të gazetarëve të rinj me kolegët e tyre më me përvojë në redaksitë, si dhe nevojës për edukim të vazhdueshëm gazetaresk formal dhe joformal.
Në kuadër të aktiviteteve të parashikuara në pjesën e punës të kampit veror, përveç prezantimeve edukative të udhëhequra nga trajnerë me përvojë, punëtorive interaktive dhe punës në grupe përmes takimeve joformale dhe shoqërimeve të përbashkëta, do të shkëmbehen edhe përvoja praktike mes ligjëruesve dhe pjesëmarrësve.
Të gjithë të interesuarit për t’u regjistruar në kampin veror duhet të dërgojnë:
- Biografi të shkurtër në formë elektronike (Word, pdf),
- Tekst të shkurtër (jo më shumë se 300 shkronja) – çfarë ju motivon të merrni pjesë në kampin veror për gazetarë të rinj?
Aplikacionet duhet të dërgohen në SHGM jo më vonë se 03 korrik 2022, edhe atë:
Në postën elektronike: mspirovski@znm.org.mk
Për të gjitha informatat shtesë mund ta kontaktoni personin: Milan Spirovski – 02 / 3298-139.
Të gjitha shpenzimet për pjesëmarrësit për transportin lokal, akomodimin dhe ushqimin do të jenë të mbuluara. Pas përfundimit të kampit veror, çdo pjesëmarrës do të marrë një certifikatë për pjesëmarrjen e tyre nga organizatorët. Titulli i postës elektronike/e-mail duhet të jetë “APLIKIM PËR KAMPIN VEROR” dhe çdo aplikues do të marrë një mesazh kthyes se aplikimi i tyre është pranuar. Vetëm aplikimet e pranuara deri më 03 korrik 2022 do të merren parasysh.