THIRRJE PËR PJESËMARRJE: KAMP PËR SIGURINË E GAZETARËVE TË RINJ NË OHËR

A jeni gazetar/e i/e ri/re nën moshën 35 vjeç? Dëshironi të fitoni njohuri mbi sigurinë dixhitale dhe fizike, të lidheni me kolegët tuaj dhe të mësoni nga profesionistë me përvojë në media?
Nëse po, ju ftojmë të aplikoni për pjesëmarrje në Kampin për sigurinë e gazetarëve të rinj, i cili do të mbahet nga 08 deri më 12 korrik 2025, në hotelin Metropol në Ohër, i organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup në partneritet me SHGM-në.
Ky kamp, i cili për herë të katërt organizohet tradicionalisht nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, do t’i përmirësojë njohuritë tuaja mbi sigurinë dixhitale dhe aftësitë për vetëmbrojtje. Duke pasur parasysh kërcënimet aktuale ndaj sigurisë së gazetarëve, ky kamp ofron një mundësi për trajnim dhe shkëmbim përvojash që janë me rëndësi jetike për përballjen me rreziqet në hapësirën dixhitale.
Pse të merrni pjesë?
– Fitim i njohurive mbi temat e mëposhtme: mbrojtja ligjore dhe mekanizmat institucionalë për mbështetje; qëndrueshmëria psikologjike dhe mendore në gazetari; trajnim praktik për siguri dixhitale dhe higjienë kibernetike; përballja me paditë SLAPP.
– Rrjetëzim: Përfshirje në diskutime interaktive mes pjesëmarrësve dhe ndarje përvojash me kolegët gazetarë.
– Bashkëpunim: Bashkëpunim me organet e zbatimit të ligjit për të kuptuar rolin e tyre në ruajtjen e sigurisë së gazetarëve.
Kriteret për aplikim:
- Biografi e shkurtër në formë elektronike (Word ose PDF).
- Një tekst i shkurtër (jo më shumë se 300 karaktere) ku shpjegoni se çfarë ju motivon të merrni pjesë në këtë kamp.
Detajet për dërgimin e aplikacionit:
– Dërgojeni aplikacionin tuaj në adresën: mspirovski@znm.org.mk
– Subjekti i emailit: “APLIKIM PËR KAMPIN 2025”
– Afati i fundit: 25.06.2025
Të gjitha shpenzimet për pjesëmarrësit do të mbulohen, përfshirë transportin, akomodimin dhe ushqimin. Veçanërisht inkurajohen të aplikojnë gazetarët e rinj që nuk janë nga Shkupi.
Pas përfundimit të kampit, pjesëmarrësit do të marrin certifikatë për pjesëmarrje.
Për informata shtesë, person kontakti: Milan Spirovski në numrin 02/3298-139.
