Thirrje për përgatitjen e storjeve gazetareske për tema sociale

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Instituti Gete – Shkup shpallin thirrje publike për përgatitjen e storjeve mediatike (tekste ose produkte multimediale) me tema sociale që do të nxisin tema me interes publik në media dhe, në të njëjtën kohë, do të nxisin edhe solidaritet redaksie në komunitetin e gazetarëve.
Kriteret për aplikim:
- Aplikojnë më së shumti dy gazetarë/gazetare për një produkt mediatik
- Përzgjidhen gjithsej katër ekipe gazetareske, nga dy gazetarë/gazetaree, të cilët do të punojnë në 4 tema të ndryshme me interes shoqëror.
- Gazetarët/gazetaret aplikojnë me të dhënat mbi emrin dhe mbiemrin, informacione në cilën media punojnë apo kanë angazhim si dhe titullin e punës për një temë me interes social për të cilën do të punojnë me shpjegimin e temës dhe mënyrën se si do ta përgatitin. Shpjegimi pritet të jetë jo më shumë se 300 fjalë
- Të theksohet se në cilën media do të botohet produkti mediatik dhe të njëjtat duhet të botohen deri më 31 gusht 2022
- Do të kenë përparësi aplikimet ku dy gazetarët janë nga media të ndryshme për të nxitur bashkëpunimin e ndërsjellë të gazetarëve/gazetareve nga media të ndryshme, por ky nuk është kusht për të aplikuar.
- Konkursi zgjat nga data 13 qershor deri më 27 qershor 2022
Si të aplikohet?
- Aplikimet për ide konceptesh për produkte mediatike të dërgohen në mënyrë elektronike në contact@znm.org.mk dhe andrej.vasiljevikj@goethe.de
- Person për kontakt – Biljana Nasteska – Kalanoska, tel.: 02/3298-139
- Në fletëparaqitjet në fushën “subjekt” duhet të shënohet ”Për PRODUKTIN MEDIATIK SHGM DHE INSTITUTI GETE – Shkup”
- Për çdo fletëparaqitje të pranuar do të dërgohet një konfirmim për pranimin e të njëjtës.
- Shuma e mjeteve është nga 300 euro për çdo gazetar/gazetare që do të përzgjidhet nga komisioni tre anëtarësh
- Të gjitha aplikacionet e dorëzuara pas afatit të aplikimit nuk do të merren parasysh.
Mbi konkursin:
Temat sociale janë çështje që ndërlidhen me perceptimin e shoqërisë për jetën e njerëzve. Shoqëri të ndryshme kanë perceptime të ndryshme dhe ajo që mund të jetë sjellje “normale” në një shoqëri mund të jetë një çështje e rëndësishme sociale në një shoqëri tjetër. Në këtë drejtim, SHGM dhe Instituti GETE – Shkup nënshkruan memorandum bashkëpunimi me qëllim të inkurajimit të temave sociale me interes publik në komunitetin gazetaresk dhe para publikut të gjerë. Temat sociale përfshijnë një gamë të gjerë temash dhe mund të jenë në fushën e shëndetit publik, mjedisit, të drejtave të komunitetit LGBT si dhe grupeve të tjera të margjinalizuara, të drejtave të njeriut, temave me interes publik lokal tipike për zonat rurale dhe barazisë gjinore.
Pas përgatitjes dhe publikimit të temave me karakter social, SHGM dhe Instituti GETE – Shkup do të organizojnë një ngjarje publike ku do t’i promovojnë temat e përgatitura në kuadër të këtij konkursi.