THIRRJE për ndarjen e çmimeve për fotoreporterë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Ambasadën e Amerikës në Shkup, Zyren e UNHCR-së dhe Shoqata maqedone e juristëve të rinjë shpallë thirrje për ndarjen e çmimeve lidhur me temën “Vala e refugjatëve në Maqedoni”.
Propozimet e dorëzuara do të vlerësohen nga Komisioni i përbërë prej antarëve të SHGM-së dhe partnerëve të saj. Komisioni do të bëjë vlerësimin e secilit propozim duke i marrë parasysh këto kritere:
Fotoreporteri të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë
Të ketë fotografi autentike nga kriza e refugjatëve në Maqedoni
Fotografia të plotësojë standardet profesionale dhe etike
Fotografia të mos jetë përdorur për qëllime komerciale
Fotografia ti shmanget sensacionalizmit, stereotipeve apo shfaqjes së tyre në një këndvështrim të errët.
Kandidatët mund të paraqesin më së shumti pesë(5) fotografi, dhe më së voni deri më dhjetë(10) nëntor të vitit 2016.
Në fotografi duhet të paraqiten përjetimet dhe përvoja e refugjatëve, emigrantëve dhe kërkuesve të azilit. Duhet të jepet kontribut për ngritjen e vetëdijes dhe njohjen më të mirë të qytetarëve me temat e refugjatëve.
Çmimet do të ndahen më 18 nëntor të vitit 2016 në një solemnitet të organizuar në Galerinë e Muzeut Kombëtar të Maqedonisë në Shkup. Në ngjarje do të prezantohen fotografitë fituese por edhe një pjesë e fotografive konkurruese.
Fondi për tre fotografitë më të mira është 120 000 denarë edhe atë:
Çmimi i parë prej 60 000 denarësh
Çmimi i dytë prej 40 000 mijë denarësh dhe
Çmimi i tretë prej 20 mijë denarësh
E rëndësishme:
Fotografitë e dorëzuara duhet të jenë kapur në periudhën prej 1 janarit të vitit 2015 deri në 31 dhjetor të vitit 2015.
Fotografitë duhet të jenë në format adekuat (Formati JPG, të paktën 2000 piksel në anën më të gjatë dhe rezolucion 300 dpi) dhe të dorëzohen në versionin elektronik contact@znm.org.mk apo të sillen personalisht në zyren e SHGM-së.
Të paraqiturit duhet ti emërojnë fotografitë e tyre dhe nëse janë publikuar diku të shënojnë se ku dhe kur janë publikuar.
31 Tetor 2016, Shkup