• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Thirrje për dorëzimin e një teksti/storieje video të botuar mbi temën“Përballja me ndotjen e ajrit në RMV”

    Thirrje për dorëzimin e një teksti/storieje video të botuar mbi temën“Përballja me ndotjen e ajrit në RMV”

    • Categories Aktivitete
    • Date November 6, 2025

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në kuadër të projektit “Përballja me ndotjen e ajrit”, edhe këtë vit ka paraparë ndarjen e çmimeve për tekste apo video storie të botuara me temë “Përballja me ndotjen e ajrit – forcimi i vetëdijes publike për problemet dhe zgjidhjet e mundshme”.

    Për këtë qëllim, shpallet kjo thirrje publike për dorëzimin e aplikimeve për tekst apo video storie që duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

    • Teksti ose videoja duhet të jetë vepër autoriale autentike, që përmes respektimit të standardeve më të larta etike në profesionin gazetaresk kontribuon në ngritjen e vetëdijes publike për çështjet që lidhen me cilësinë dhe ndotjen e ajrit, si dhe përpiqet të ofrojë zgjidhje të mundshme për këtë problematikë.
    • Produkti mediatik duhet të jetë në formë teksti ose video storieje, në gjuhën maqedonase ose në gjuhët e komuniteteve etnike (me përkthim/titra në maqedonisht).
    • Produkti mediatik duhet të jetë publikuar në një media të regjistruar në vend, tradicionale ose online, në periudhën nga 1 tetor 2024 deri më 30 shtator 2025.
    • Aplikimi mund të përmbajë vetëm një tekst apo kontribut nga i njëjti autor/autorë. Përjashtim mund të bëhet nëse bëhet fjalë për tekst apo seri të lidhura.
    • Përjashtim nga kjo thirrje bëjnë produktet mediatike (storiet) të cilat janë mbështetur në kuadër të iniciativës “Përballja me ndotjen e ajrit në RMV” të SHGM-së dhe UNDP-së.

    Qëllimi i thirrjes dhe i çmimeve është të rritet vetëdija për problemet ekzistuese me ndotjen e ajrit dhe të inkurajohet një mbulim më i gjerë i këtyre temave nga gazetarët në nivel lokal dhe kombëtar, si kontribut për gjetjen e mënyrave më të mira për zgjidhjen ose zbutjen e tyre.

    Mënyra dhe afati i aplikimit:

    Në thirrjen publike mund të aplikojnë gazetarë/autorë që kanë publikuar tekste gazetareske, video storie apo hulumtime mbi këtë temë, të cilat mund të kontribuojnë në theksimin e ndotjes së ajrit, identifikimin më të mirë të burimeve të ndotjes, si dhe në paraqitjen e përpjekjeve të deritanishme të aktorëve të ndryshëm për uljen e ndotjes dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit, veçanërisht në zonat urbane.

    Të interesuarit duhet ta dorëzojnë aplikimin e tyre me shënimin
    “Aplikim për thirrjen UNDP/2023/00122883-SHGM – 009” përmes:

    • Postës elektronike në adresën: contact@znm.org.mk, ose
    • Me postë në adresën:
      Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë,
      Gradski Zid, blloku 13, 1000 Shkup, RMV

    Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 05.12.2025 (e premte), deri në orën 24:00 (CET).

    Fondi i çmimeve:

    Fondi total i çmimeve është 150.000 denarë bruto, i ndarë si vijon:

    • Çmimi i parë: 70.000 denarë bruto
    • Çmimi i dytë: 50.000 denarë bruto
    • Çmimi i tretë: 30.000 denarë bruto

    Për projektin:

    Projekti “Përballja me ndotjen e ajrit” ka për qëllim të mbështesë autoritetet lokale në pesë komuna pilote në Maqedoninë e Veriut, në drejtim të zbulimit dhe matjes së burimeve të ndotjes së ajrit, identifikimit, zhvillimit dhe zbatimit të masave të përshtatshme për zgjidhjen e problemeve, forcimit të kapaciteteve të organizatave partnere dhe ngritjes së vetëdijes publike.

    Përfshirja dhe informimi i publikut mbi çështjet që lidhen me cilësinë dhe ndotjen e ajrit është faktor kyç për suksesin e projektit. Projekti i kushton vëmendje të veçantë ndërtimit të partneriteteve dhe forcimit të kapaciteteve të organizatave qytetare (OJQ) dhe mediave, pasi ato luajnë një rol të rëndësishëm në paraqitjen e saktë të fakteve, ndarjen e praktikave të mira e të këqija, rritjen e vetëdijes dhe zgjerimin e njohurive për gjetjen e zgjidhjeve ndaj ndotjes së ajrit.

    Bashkëpunimi me mediat do të sigurojë që vëmendja publike për çështjet që lidhen me ndotjen e ajrit të mbetet e vazhdueshme si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë lokal, dhe që të ushtrohet presion ndaj vendimmarrësve për të vepruar dhe për të treguar rezultate në të dy nivelet.

    Një hallkë thelbësore në këtë proces është investimi dhe motivimi i gazetarëve të rinj në gjithë vendin për t’u njohur më mirë me temën dhe për të nxitur interesin e tyre për ndjekjen dhe raportimin mbi problemet e ndotjes së ajrit, duke siguruar kështu qëndrueshmërinë e iniciativës edhe pas përfundimit formal të projektit.

    Në këtë drejtim është edhe roli i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), si organizata më e vjetër dhe më e madhe në vend, e cila në bashkëpunim me UNDP-në do të kontribuojë në ndërtimin e kapaciteteve të gazetarëve lokalë për ndjekjen e temave që lidhen me ndotjen e ajrit dhe promovimin publik të përmbajtjeve cilësore mediatike.

    Aktivitetet në kuadër të projektit SHGM do t’i realizojë në periudhën nga korriku 2023 deri në mars 2026.

    Numër reference: UNDP/2023/00122883-SHGM – 009Titulli i projektit: “Përballja me ndotjen e ajrit” (Scaling up actions to tackle air pollution)
    Lot: Çmimi vjetor i gazetarisë 2025 (Annual journalist award)

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM: Dënim për kërcënimet ndaj gazetarit Ismaili
    November 6, 2025

    Next post

    KE: Nevojiten reforma konkrete për përafrim me standardet evropiane për lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve
    November 7, 2025

    You may also like

    169 (77)
    SHGM reagon ndaj kërcënimeve të përsëritura në internet ndaj gazetarit Aleksandar Vidinovski
    13 October, 2026
    2
    SHGM dhe ASHMAAV diskutuan për gjendjen aktuale të tregut mediatik dhe transparencën e pronësisë
    8 October, 2026
    169 (85)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM PËR TEKNOLOGJITË E REJA DHE SIGURINË DIGJITALE
    6 October, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?