Thirrje e hapur e European Press Prize për storje gazetareske

Është hapur thirrja e European Press Prize për çmime për storjet më të mira gazetareske, ndërsa shpërblimi kryesor është 10.000 euro. Për këtë çmim mund të aplikojnë gazetarë nga Evropa, si dhe gazetarët nga Republika e Maqedonisë. Afati i fundit për aplikim është 15 dhjetori, viti 2017.
Për shpërblimin mund të aplikoni me: storje nga gazetaria hulumtuese dhe inovacioneve, kollumna (duke përfshirë edhe ilustrime) si dhe storjet cilësore raportuese. Aplikimet e juaja duhet t’i dërgoni në këtë hallkë. Gjithashtu, nuk është i kufizuar numri i aplikimeve, domethënë një gazetarë mund të aplikon me disa storje të ndryshme.
Europan Press Prize filloi me shpërblimet në vitin 2012 dhe ka për qëllim të promovojë gazetarinë cilësore në tërë Evropën. Fituesit e çmimit European Press Prize mund t’i shikoni në këtë hallkë.
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë i inkurajon gazetarët dhe anëtarësinë e saj të aplikojnë për këtë çmim prestigjioz.