• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • Të zbardhet incidenti në qytetin e Shkupit me gazetarin Arsov nga TV Sitel

    Të zbardhet incidenti në qytetin e Shkupit me gazetarin Arsov nga TV Sitel

    • Categories LAJMËRIME
    • Date September 1, 2023

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) reagon në lidhje me incidentin e djeshëm që ndodhi pas seancës nga ku po raportonte gazetari Martin Arsov nga Tv Sitel dhe kërkon nga administrata e Qytetit të Shkupit që të zbardhet deri në fund rasti, që të mos ketë spekulime në publik por edhe të mos ketë rrezik nga incidente të ngjashme në të ardhmen.

    Sipas deklaratës së Arsovit, pas përfundimit të transmetimit të drejtpërdrejtë në TV Sitel, ai është fyer dhe sulmuar fizikisht nga përgjegjësja për marrëdhënie me publikun në Qytetin e Shkupit, Kristina Depo, për të cilën ka deklaruar: “Pasi përfundova transmetimin, ajo më tha mua se ishte e pakënaqur që thashë vetëm një pjesë të komunikatës që ajo ka shkruar, dhe jo të plotën. Kur iu afrova asaj, ajo u ngriti dorë dhe më goditi telefonin”.

    Sot SHGM ka marrë një përgënjeshtrim nga Qyteti i Shkupit, i cili përmban deklaratën e zëdhënëses Depo, ku hidhen poshtë pretendimet e kolegut Arsov lidhur me incidentin:

    “Në rastin konkret të ngjarjes që ka ndodhur më 31 gusht 2023 rreth orës 16:22 në Këshillin e Qytetit të Shkupit, gazetari Martin Arsov fjalë për fjalë ka thënë gënjeshtra në media, duke shpifur mua, Kristina Depo, se është sulmuar fizikisht. Unë dhe Qyteti i Shkupit hedhim poshtë kategorikisht gënjeshtrat e paraqitura nga gazetari Martin Arsov” – thotë zëdhënësja në deklaratën e saj.

    Theksojmë se zyrtarët përgjegjës për marrëdhëniet me publikun në administratën e qytetit duhet të kenë një qasje korrekte në komunikimin me gazetarët për të krijuar besim dhe respekt të ndërsjellë dhe në interes të informimit të qytetarëve. Ata, si dhe të gjithë zyrtarët e pushtetit qendror dhe lokal, nuk duhet të vihen në rolin e recensentëve të fjalëve të shprehura nga gazetarët, sepse në këtë mënyrë bëhet presion në raportim dhe pamundësohet puna profesionale. Nëse ndonjë zyrtar ka vërejtje për punën e gazetarëve, ka në dispozicion vetëm mekanizmat rregullues ku mund të paraqesin ankesë në Këshillin e Nderit në SHGM ose në Këshillin për Etikë në Media në Maqedoninë e Veriut.

    Njëkohësisht, ju theksojmë gazetarëve se nëse u pengohet rëndë puna ose sulmohen fizikisht, të lajmërojnë menjëherë SHGM-në dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme për të ndjekur procedurat përkatëse për përcaktimin e përgjegjësisë. Kujtojmë se rrezikimi i sigurisë së punonjësve të medias në ushtrimin profesional të veprimtarisë gazetareske me ndryshimet e fundit të ligjit përbën vepër penale.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM: Gazetarët dhe kameramanët pengohen të bëjnë punën e tyre në Bërvenicë, dënim i incidentit
    September 1, 2023

    Next post

    SHGM dhe KEMM me denoncim në MPB për përhapje të gjuhës së urrejtjes në faqen e Facebookut të Kanal 5
    September 18, 2023

    You may also like

    169 (4)
    SHGM: Sulmi i pestë me botë ndaj “Sloboden Peçat”, censurë pa censurues
    14 October, 2026
    169-31-1536×864
    SHGM reagon ndaj përmbajtjes kërcënuese të drejtuar ndaj gazetarëve Aleksandar Mitovski dhe Millosh Milloshevski
    14 October, 2026
    169 (77)
    SHGM: PTHP-ja dhe Këshilli Gjyqësor të përcaktojnë urgjentisht përgjegjësinë për moszbatimin e vendimit për mbrojtjen e gazetares
    7 August, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?