Takimi i Grupit të Punës për ndërtimin e rezistencës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit

Dje, më 29 shtator, në Fakultetin e Sigurisë në Shkup, u mbajt një takim i Grupit të Punës ku morën pjesë përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Iniciativës së Perspektivë Evropiane (IEP) dhe zyrtarë të lartë të MPB-së, Qendrës Nacionale Koordinuese për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit, si dhe Dekani dhe përfaqësuesit e Fakultetit të Sigurisë në Shkup.
Qëllimi i këtij Grupi të Punës është që të ketë takime periodike midis gazetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve që punojnë në çështje që lidhen me parandalimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Përmes komunikimit të përmirësuar midis gazetarëve dhe përfaqësuesve të këtyre institucioneve, institucionet pritet të jenë më transparente në lidhje me këtë temë, ndërsa gazetarët t’u përmbahen standardeve etike kur raportojnë për tema që ndërlidhen me terrorizmin dhe ekstremizmin nacional.
Drejtori i SHGM-së, Dragan Sekullovski, iu drejtua pjesëmarrësve të Grupit të Punës me fjalim përshëndetës, i cili theksoi se qëllimi i këtij projekti është të ndikohet në zvogëlimin e raportimeve joprofesionale në publik për tema që ndërlidhen me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin. Konkretisht, projekti do të kontribuojë në përforcimin e kapacitetit të një pjese të komunitetit të gazetarëve si dhe të përfaqësuesve të institucioneve publike në mënyrën e raportimit mbi ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.
Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, u është drejtuar të pranishmëve në cilësinë e kryetarit të Shoqatës, por edhe si gazetar dhe redaktor shumëvjeçar.
“Unë si redaktor shumëvjeçar në media mund të them se realizimi i këtij projekti do t’i ndihmojë shumë gazetarët. Ekziston një mistifikim midis gazetarëve për këto tema, për shkak se ata shpesh padashur dinë të bëjnë gabim kur raportojnë për tema të këtij lloji. Ky projekt paraqet hapje të urave të bashkëpunimit midis gazetarëve dhe institucioneve”.
Dekani i Fakultetit të Sigurisë, Nikolla Dujovski, theksoi se ne të gjithë jemi partnerë në këtë, dhe se ata mund të jenë ndihmë e madhe dhe të tregojnë për këtë temë specifike. “Është e rëndësishme që gazetarët të jenë të përkushtuar dhe të motivuar për ta ndërtuar këtë me kujdes. MPB-ja është institucioni më i madh dhe udhëheqës që me sjelljen e vet ofron mbështetje dhe shembull të bashkëpunimit. Hartimi i protokollit mbi këtë temë do të ishte një zgjidhje e mirë që do të ishte orientuar ndaj një grupi specifik të interesuar për këtë temë”.
Ky aktivitet u zbatua në kuadër të projektit “Ndërtimi i rezistencës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit përmes gazetarëve të fuqizuar, mediave dhe përfaqësuesve qeveritarë” i cili zbatohet nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë SHGM, Iniciativa për Perspektivë Evropiane IEP dhe Instituti KONICA. Projekti është financuar nga BE-ja në kuadër të Programit STRIVE Global (Strengthening Resilience to Violent Extremism – STRIVE Global) përmes Hedayah (Hedayah, International Centre of Excellence for Countering Violent Extremism).