• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Takim pune i SHGM me kameramanët me temë: “Siguria përmes prizmit të kornizës ekzistuese ligjore

    Takim pune i SHGM me kameramanët me temë: “Siguria përmes prizmit të kornizës ekzistuese ligjore

    • Categories Aktivitete
    • Date June 8, 2021

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) zhvilloi takim me kameramanët pranë Seksionit të Kameramanëve të SHGM-së me përfshirjen e mbi 30 pjesëmarrësve, me temë “Liria e mediave dhe siguria e punonjësve mediatik në RMV përmes prizmit të kornizës ekzistuese ligjore – si të arrihen zgjidhjet më të mira”.

    Kryetari i SHGM-së, Mladen Çadikovski, iu drejtua të pranishmëve, ku shprehu kënaqësinë e tij, duke theksuar se “Me iniciativa dhe projekte të tilla ne përpiqemi të përmirësojmë dialogun institucional midis gazetarëve, kameramanëve, organizatave të shoqërisë civile dhe parlamenteve nacionale në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi për ndryshimet që do të pasqyrohen pozitivisht në procesin e euro-integrimeve të vendeve kandidate. Konsultimet dhe bisedat e tilla të ndërsjella do të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për pjesëmarrje të konsiderueshme të punonjësve mediatik si aktorë me ndikim në shoqëri”.

    Përfaqësuesi i Seksionit të Kameramanëve pranë SHGM-së, Trajçe Ilievski, fjalimin e tij të shkurtër para kolegëve shprehu kënaqësinë e tij për zhvillimin e takimeve të tilla të punës, ku ata mund të ndajnë dhe të dëgjojnë në një vend sfidat dhe sugjerimet e tyre për përmirësimin e bashkëpunimit dhe kushteve të punës si të kameramanëve po ashtu edhe  korrespondentët .

    Në takim u prezantuan konstatimet kryesore të analizës së kryer me titull “Liria e mediave dhe siguria e gazetarëve në RMV përmes prizmit të zgjidhjeve ekzistuese ligjore – si të arrihen zgjidhjet më të mira?”, e cila mund të shkarkohet falas në linkun në vijim. Në këtë ngjarje pasuan diskutime, ku të pranishmit patën mundësinë të shprehnin mendimet dhe sugjerimet e tyre se si të gjenden zgjidhje më të mira ligjore për të avancuar sigurinë e gazetarëve dhe përmirësimin e zgjidhjeve ligjore që rregullojnë çështjet në sferën mediatike. Ngjarja u organizua më dt. 4 qershor 2021, (ditën e premte),  në kuadër të projektit rajonal “Avancimi i dialogut midis shoqatave të gazetarëve dhe parlamenteve nga Ballkani Perëndimor për sektor më të fortë të shoqërisë civile” (Improving the dialogue between journalists’ associations and parliaments in Western Balkans for stronger civil society sector), i financuar nga Sida përmes projektit “Mbrojtja e hapësirës civile – Qendra Rajonale për Zhvillimin e Shoqërisë Civile” i realizuar nga Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN).

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM: komentet e kryeministrit për filmin dokumentar të IRL-së janë të papërshtatshme
    June 8, 2021

    Next post

    SHGM dhe KEMM kërkojnë kujdes të jashtëzakonshëm kur raportohet për tragjedi personale ose vetëvrasjeve
    June 8, 2021

    You may also like

    ZNM
    SHGM denoncon në MPB kërcënime në rrjetet sociale 
    5 February, 2023
    IMG_20230131_141527
    Iniciativa për mbrojtjen e të drejtës autoriale të fotoreporterëve profesionistë 
    1 February, 2023
    ZNM
    Me iniciativë të SHGM-së, në ASHMAA u zhvillua takimi i dytë me temë-përforcimi i rrjetit të korrespondentëve të koncesionarëve nacional
    31 January, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?