TAKIM PUNE I QENDRËS RAJONALE TË SHGM-së NGA TETOVA ME PROKURORINË DHE POLICINË

Qendra rajonale e SHGM-së nga Tetova organizoi takim pune me përfaqësues të Departamentit për Punë të Brendshme në Tetovë dhe Prokurorisë së Tetovës.
Përfaqësuesit e qendrës rajonale kërkuan që institucionet të jenë më të koordinuara kur bëhet fjalë për sulmet ndaj gazetarëve, pasi pas ndryshimeve në Kodin Penal, sulmet ndaj gazetarëve trajtohen si sulm ndaj zyrtarëve.
Zëdhënësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi, tha se policia po mundohet të informojë në kohë gazetarët që jetojnë në këtë rajon. Ushtruesi i detyrës së kryeshefit Pero Macoski tha se njësitet policore janë gjithmonë në koordinim me prokurorin për raportimin e sulmeve, andaj gazetarët duhet të ndjehen më të sigurt gjatë kryerjes së punës së tyre.
Besir Aliu, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Tetovës, tha se prokuroria është në shërbim të gazetarëve. Këtë e vërteton edhe fakti se nga atje tashmë është caktuar Nina Dimitrieska si pikë kontakti për rastet e sulmeve ndaj gazetarëve.
Nënkryetari i SHGM-së, Senat Zilbeari, theksoi se takime të tilla u mundësojnë gazetarëve të marrin shërbimet e duhura dhe të jenë të sigurt kur kërcënohen për punën që po bëjnë. Veprimi më i shpejtë i policisë dhe prokurorisë parandalon kërcënimet për jetën e tyre dhe garanton sigurinë në punë.
Takimi përfundoi me një diskutim mes të pranishmëve në të cilin u shkëmbyen ide shtesë se si të rritet bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe gazetarëve për informim më të shpejtë dhe më të saktë.
Ngjarja është pjesë e projektit rajonal “Forcimi i lirisë së medias në Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni të Veriut dhe Serbi”, financuar nga Mbretëria e Holandës dhe zbatuar nga Komiteti Hollandez i Helsinkit dhe Free Press Unlimited, në partneritet me SHGM-në. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë ngjarje nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Mbretërisë së Holandës dhe organizatave që zbatojnë projektin ose partnerit të tyre lokal.
