Stop për frikësimin: Evropa forcon masat kundër SLAPPs

Në fillim të muajit prill, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës miratoi Rekomandimin për të luftuar përdorimin e padive strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPPs).
Sipas Rekomandimit, SLAPP-et do të trajtohen si procedime ligjore që përdoren si kërcënim, iniciohen ose fillojnë si një mjet për të ngacmuar ose frikësuar një objektiv dhe që synojnë të parandalojnë, ngulfasin, kufizojnë ose ndëshkojnë shprehjen e lirë për subjektet publike, shqetësimi dhe gëzimi i të drejtave që lidhen me pjesëmarrjen në publik.
Paditë SLAPP kur drejtohen ndaj gazetarëve shërbejnë për t’i shteruar ata financiarisht dhe emocionalisht në mënyrë që të nxisin autocensurën dhe mosbesimin e publikut ndaj punës së tyre gazetareske.
Në Komisionin e Ekspertëve për Padi Strategjike kundër Pjesëmarrjes Publike si një nga shtatë ekspertët e pavarur nga Këshilli i Evropës, ishte Dragan Sekullovski, drejtor ekzekutiv i SHGM-së. Komiteti ka punuar për këto rekomandime në periudhën 2021-2023 dhe janë miratuar nga Komiteti i Ministrave më 5 prill 2024.
Me rekomandimin, Komiteti i Ministrave u bën thirrje shteteve anëtare që të zhvillojnë strategji gjithëpërfshirëse dhe efektive kundër SLAPP-eve, respektivisht
- Të zbatohen, urgjentisht dhe nëpërmjet të gjitha degëve të autoriteteve shtetërore nën juridiksionin e tyre, udhëzimet e dhëna në kuadër të këtij rekomandimi, duke marrë plotësisht parasysh parimet e përfshira në të, veçanërisht në drejtim të mbrojtjes strukturore dhe procedurale, mjeteve juridike, transparencës, mbështetjes për objektivat dhe viktimat, edukimi, trajnimi, ndërgjegjësimi si dhe ngritja e kapaciteteve.
- Kushtojini vëmendje të veçantë SLAPP-ve në kontekstin e rishikimeve në ligjet vendore, politikave dhe praktikave përkatëse vendase, duke përfshirë atë në përputhje me CM/Rec(2016)4 për Mbrojtjen e Gazetarisë dhe Sigurinë e Gazetarëve dhe Aktorëve të tjerë të Medias, për të siguruar përputhjen e plotë të shteteve anëtare sipas Konventës.
- Të promovojë qëllimet e këtij rekomandimi në nivel kombëtar, si dhe në forumet përkatëse evropiane dhe ndërkombëtare dhe të angazhohet dhe bashkëpunojë me të gjitha palët e interesuara në drejtim të arritjes së këtyre synimeve.
- Të rishikohet rregullisht statusi i zbatimit të këtij rekomandimi në drejtim të rritjes së ndikimit të tij, veçanërisht për përmirësimin e mekanizmave për të mbështetur objektivat dhe viktimat, si dhe të informojë Komitetin e Ministrave për masat e marra nga shtetet anëtare dhe aktorët e tjerë, për arritjet, progresin dhe për të gjitha mangësitë e tjera.
Të gjithë përmbajtjen e Rekomandimit mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm: Rekomandimi CM/Rec(2024)2 për luftimin e përdorimit të padive strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPPs) – Në gjuhën maqedonase
