• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • SPGPM dhe SHGM reagojnë për shkarkimin e gjashtë punonjësve mediatik në Alfa TV

    SPGPM dhe SHGM reagojnë për shkarkimin e gjashtë punonjësve mediatik në Alfa TV

    • Categories LAJMËRIME
    • Date December 25, 2021

    Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) në pres-konferencën e sotme reaguan ndaj ngjarjeve të fundit në Alfa TV prej ku janë shkarkuar nga puna gjashtë punonjës mediatik, anëtarë të Sindikatës.

    Në konferencën për shtyp në të cilën folën kryetari i SPGPM-së, Pavle Bellovski dhe kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, u theksua se këto shkarkime kanë ndodhur për shkak të protestës në televizionin dhe paraqesin hakmarrje për aktivitetet sindikale, përkatësisht kërkesat për përmbushjen e të drejtave të punëtorëve.

    “Dëshiroj t’ju informoj, të theksoj dhe të kërkoj mbështetje me këtë rast për gjashtë kolegët tanë, anëtarë të SPGPM-së, të cilët këtë javë janë shkarkuar nga Televizioni Alfa dhe në vend të pagave të rregullta, kontributeve dhe K-15 për festat e Vitit të Ri, ata fituan pasiguri për ekzistencën e tyre, por edhe për familjet e tyre, pasi drejtori i Alfa TV, Jani Bojaxhi, i shkarkoi në shenjë hakmarrjeje, gjë që është në kundërshtim me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës”, tha kryetari i Sindikatës, Pavle Bellovski.

    Ai theksoi se drejtori i televizionit “me vetëdije është duke e shkelur Ligjin për Marrëdhëniet e Punës”, duke shkarkuar edhe një nga përfaqësuesit e SPGPM-së në Televizionin Alfa, të cilin Ligji e mbron nga shkarkimi, ndërsa Bojaxhi këtë vendim e arsyeton si çështje biznesi.

    “Largimi nga puna i një punonjësi për shkak të pjesëmarrjes në aktivitete sindikale paraqet një padrejtësi dhe shkelje ne vete dhe për këtë ligji parasheh mbrojtje më të fortë për përfaqësuesit e sindikatave, gjë që Bojaxhi nuk ka respektuar”, tha Bellovski.

    Ai tha se vendimi i Bojaxhit interpretohet si revanshizëm dhe hakmarrje, duke theksuar se shkarkimi i gjashtë punonjësve mediatik është bërë për të shkaktuar frikë dhe pasiguri tek punonjësit e tjerë dhe për të hequr dorë nga të drejtat e tyre të cilat janë të garantuara me ligj.

    Kryetari i SPGPM-së informoi se rasti do të paraqitet edhe në inspektoratin kompetent të punës dhe se presin zgjidhje pozitive në favor të punonjësve. Gjithashtu, për anëtarët e sindikatës, SPGPM-ja ka siguruar edhe ndihmë juridike.

    Nga ana tjetër kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski beson se këto shkarkime të paktën janë duke ndodhur në rrethana të dyshimta dhe se kjo reflektohet në disa nivele të sektorit mediatik.

    “Dëshiroj të theksoj se SHGM së bashku me Sindikatën e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik janë në dispozicion të punonjësve mediatik përmes mekanizmave ligjorë për të ndihmuar në tejkalimin e kësaj situate. Paralajmërojmë se kjo mënyrë e shkarkimeve ndikon negativisht në tërë tregun mediatik, zhvlerëson punën e gazetarëve dhe punonjësve mediatik, krijon pasiguri në tërë sektorin dhe prandaj kërkojmë nga menaxhmenti i televizionit Alfa që ta rishqyrtojë vendimin e tyre”, tha Çadikovski.

    Sipas Çadikovskit shkarkimi i punonjësve mediatik paraqet një akt i rënd i cili në sektorin mediatik do të ketë ndikim të madh për shkak të tregut të brishtë dhe pagave të ulëta, ndërsa po ashtu do të ndikojë edhe në zvogëlimin e atraktivitetit të profesionit.

    Belovski shtoi se vendimi i drejtorit të televizionit ka ardhur si rezultat i një sërë aktivitetesh sindikale të ndërmarra nga njëqind punonjës të televizionit Alfa, prej të cilëve 70 janë anëtarë të SPGPM-së. Kërkesat e punonjësve kanë qenë që menaxhmenti rregullisht t’i paguajë pagat dhe kontributet, të cilat gjatë këtij viti në katër raste janë vonuar deri në tre muaj.“Përveç kësaj, duam të informojmë se ndërmjetësimi, ose më saktë përpjekja për të bindur Bojaxhin që të heq dorë nga shkarkimi i punonjësve mediatik, nuk dha rezultat”, tha kryetari i SPGPM-së dhe paralajmëroi se do ta vazhdojë procedurën para gjykatës kompetente.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    U nënshkrua memorandum bashkëpunimi mes SHGM-së dhe Odës së Mjekësisë
    December 25, 2021

    Next post

    Dënim me kusht për koment me gjuhë të urrejtjes shkruar në faqen e SHGM-së në Facebook
    January 2, 2022

    You may also like

    EFJ slika
    FEG dënon sjelljen e pahijshme të funksionarëve shtetërorë ndaj gazetarëve në Maqedoninë e Veriut
    8 February, 2023
    ЗНМ (1)
    Hapet konkursi për çmimet vjetore të SHGM – së
    7 February, 2023
    ZNM
    Trend i vazhdueshëm i sjelljes  së vrazhdë të  funksionarëve shtetëror ndaj gazetarëve
    6 February, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?