Siguria e gazetarëve është kryesorja në sigurimin e qasjes në informacione

Projekti i SHGM dhe OSBE “Promovimi i mbrojtjes së gazetarëve dhe standardeve etike dhe profesionale në media” ka për qëllim të kontribuojë në rritjen e sigurisë së gazetarëve të fushës online dhe offline, të zvogëlojë numrin e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik në vend. Po ashtu, qëllimi është ngritja e ndërgjegjësimit tek publiku më i gjerë për efektet e dëmshme nga sulmet verbale, siç është gjuha e urrejtjes dhe, gjithsesi, të ngritet ndërgjegjësimi për sulmet fizike.
Sot e publikojmë videon e tretë me titull “Siguria e gazetarëve është kryesorja në sigurimin e qasjes në informacione” ku theksi është vendosur në Kodin etik në të cilin janë vendosur standardet e punës në interes të së vërtetës. Në mbrojtje të interesit publik dhe vlerave demokratike, gazetarët dhe punonjësit mediatik i përgatitin storjet e tyre sipas njohurive dhe shkathtësive të tyre profesionale. Gazetaria kritike është korrigjuese e shoqërisë dhe alarm që duhet dëgjuar
Fushata është realizuar me mbështetje financiare të Misionit së OSBE-së në Shkup.