Siguria e gazetarëve dhe kameramanëve në protestat publike doemos duhet të garantohet

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme të garantojë sigurinë e gazetarëve dhe kameramanëve të pranishëm në protestat që po mbahen kundër masave të reja anti-covid. Liria e fjalës dhe e drejta për të protestuar është e drejtë e garantuar dhe kategori kushtetuese, por kur abuzohet me këto të drejta rrezikohet siguria dhe jeta e të tjerëve, në këtë rast të gazetarëve, ne kërkojmë reagim të menjëhershëm parandalues të institucioneve.
Gjuha e urrejtjes kundër një grupi të caktuar mund të nxisë dhunë nga urrejtja, për të cilën kodi penal parashikon dënime më të mëdha me burg. Gjithashtu, gazetarët që janë zyrtarisht të pranishëm në protestat publike për t’i mbuluar ato dhe atje janë në detyrë pune në interes të publikut dhe të drejtës për informim. Shkelja e sigurisë së tyre nga ngjarjet publike e shkurton edhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar.
Në protestën e djeshme publike, të organizuar nga një grup qytetarësh, të inkurajuar nga masat e reja parandaluese, u dërguan mesazhe vulgare dhe ofendime të ashpra ndaj gazetarëve, duke rrezikuar kështu në mënyrë indirekte sigurinë e gazetarëve dhe kameramanëve që ishin të pranishëm për të mbuluar këtë ngjarje. Folësit anonimë të kësaj proteste jo vetëm që rrezikuan sigurinë e punonjësve mediatik përmes fjalimeve të tyre, por gjithashtu inkurajuan edhe turmën e tanishme për të marrë pjesë në poshtërimin e gazetarëve.
Foto: mia mk