Shkëmbim përvojash dhe avancim i standardeve profesionale mes gazetarëve të rinj nga Kosova dhe Maqedonia

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Kosovës, organizoi një ngjarje të dedikuar për përmirësimin e standardeve profesionale në gazetari si dhe për shkëmbimin e përvojave rajonale mes gazetarëve të rinj nga të dyja vendet.
Në këtë ngjarje, e cila u mbajt më 13 qershor në Shkup, u diskutua për sfidat dhe perspektivat me të cilat përballen gazetarët e rinj në rajon, si dhe për rolin e mediave në mbrojtjen e parimeve etike dhe profesionale.
Në hapje të ngjarjes, foli Dragan Sekullovski, drejtor ekzekutiv i SHGM-së, i cili theksoi nevojën për bashkëpunim rajonal dhe mbështetje për profesionistët e rinj të medias. Leunora Kaliqi, kryetare e Këshillit për Etikë në Mediat e Maqedonisë, foli për rëndësinë e vetërregullimit dhe kodeve etike, ndërsa kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, theksoi se takime të tilla janë kyçe për ndërtimin e solidaritetit dhe vlerave të përbashkëta mes komuniteteve të gazetarëve në rajon. Përvojën e saj nga praktika e ndau edhe gazetarja Tamara Diçoska, anëtare e Seksionit të Gazetarëve të Rinj pranë SHGM-së, ndërsa u ndanë edhe përvojat e kolegëve tjerë nga Maqedonia dhe Kosova.
SHGM mbetet e përkushtuar në krijimin e platformave për shkëmbim përvojash, mbështetje të ndërsjellë dhe forcim të kapaciteteve të gazetarëve, veçanërisht të të rinjve, të cilët janë shtytës të praktikave të reja mediatike dhe të gazetarisë cilësore dhe përfaqësojnë shtyllë të demokracisë në çdo shoqëri.
