• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • SHGM: Sulmohen me sëpatë një gazetar dhe një kameraman, kërkojmë reagim të menjëhershëm nga MPB

    SHGM: Sulmohen me sëpatë një gazetar dhe një kameraman, kërkojmë reagim të menjëhershëm nga MPB

    • Categories LAJMËRIME
    • Date February 17, 2022

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) që të bëjë një hetim të shpejtë dhe efikas për sulmin e sotëm ndaj kolegëve tanë nga TV Pollogu, nga Tetova.

    Gjegjësisht, sot gjatë xhirimit të inserteve për kronikën nga Shkolla Fillore “Naim Frashëri” në fshatin Gjurgjevishtë, komuna Vrapçisht në afërsi të Gostivarit, rreth orës 14:00 gazetari Nevri Ademi dhe kameramani Zbulim Maksuti janë sulmuar së pari në mënyrë verbale dhe më pas edhe fizikisht nga ana e një personit.

    Sipas deklaratave të kolegëve tanë, për nevoja të kronikës për zbatimin e projekteve në këtë shkollë, derisa ekipi gazetaresk ka qenë duke filmuar objektin shkollor, Burhan Hamiti u është drejtuar atyre me ofendime dhe kërcënime verbale, ka kapur gazetarin për kokë dhe e ka shtyrë nëpër shkallët e shkollës.

    SHGM kontaktoi menjëherë me gazetarin e TV Pollogut, Nevri Ademi dhe ai e konfirmoi këtë incident dhe na shpjegoi tërë ngjarjen: “Përderisa ishim duke filmuar dhe duke punuar për kronikën së bashku me kolegun kameraman Zbulim Maksuti, personi Burhan Hamiti na u afroi dhe pasi që na ofendoi me fjalë fyese, më kapi për kokën dhe më shtyu nëpër shkallët. Pastaj zbriti në oborrin e shkollës dhe filloi të na ndiqte me sëpatë në dorë. Ne me shpejtësi hipëm në veturë dhe u drejtuam në stacionin policor që të paraqesim sulmin, ndërsa sulmuesi gjatë tërë kohës na ndiqte me veturën e tij deri në fshatin Negotinë, të Gostivarit”, deklaroi Ademi.

    SHGM kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme që të bëjë një hetim të shpejtë dhe efikas në drejtim të gjetjes dhe sanksionimit të sulmuesit. Theksojmë se kërcënimet me jetë paraqesin vepra penale sipas Kodit Penal dhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike duhet urgjentisht të hetojnë, ndjekin penalisht dhe t’i dënojnë ata të cilët shkelin ligjin, por edhe të parandalojnë krime të tilla të mundshme në të ardhmen.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    Fushatë e SHGM dhe OSBE për promovimin e standardeve etike dhe profesionale në media
    February 17, 2022

    Next post

    Vetërregullimi dhe reformat e bllokuara – tema të takimit mes SHGM-së, KEMM dhe ambasadorit Gir
    February 24, 2022

    You may also like

    знм сснм сем
    Vendim i turpshëm i Gjykatës së Apelit në Shkup në dëm të gazetarisë hulumtuese
    29 May, 2023
    ZNM
    Këshilli Gjyqësor ka detyrim që të jetë transparent ndaj publikut
    9 May, 2023
    ZNM
    SHGM dënon kërcënimet ndaj gazetarit Nevri Ademi të Tetova Sot 
    14 April, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?