• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • SHGM, SPGPM, IMM dhe KEMM: Zgjedhja e organeve në RTM dhe ASHMAA me shumicë të thjeshtë është e rrezikshme

    SHGM, SPGPM, IMM dhe KEMM: Zgjedhja e organeve në RTM dhe ASHMAA me shumicë të thjeshtë është e rrezikshme

    • Categories LAJMËRIME
    • Date January 27, 2021

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM), Instituti Maqedonas i Mediave (IMM) dhe Këshilli për Etikë në Media (KEMM) po ndjekin me shqetësim procesin e ndryshimit të Ligjit për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuele, iniciuar nga një grup deputetësh të shumicës qeveritare. Me këtë propozim kërkohet që zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Programor në RTM dhe Këshillin e ASHMAA në Kuvendin e RMV-së të bëhet me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, në vend të shumicës prej dy të tretave, siç është rregulluar me legjislacionin ekzistues.

    Është fakt që për shkak të parimit të shumicës së dy të tretave dhe mosmarrëveshjeve midis koalicionit qeverisës dhe opozitës, ky proces deri më tani ishte bllokuar në Kuvendin e RMV-së, por dallimet partiake nuk duhet të shfrytëzohen si justifikim për të prishur “sistemin e meritës” për zgjedhjen e personave në këto organe. Sidoqoftë, para se të mendohet për ndonjë ndryshim eventual në mënyrën e votimit, është e nevojshme që Kuvendi të bëjë përpjekje serioze për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillave përmes ligjeve ekzistuese, në mënyrë që t’u jepet shans proceseve demokratike për të tejkaluar bllokadat që ishin të dukshme në përbërjen e kaluar parlamentare.

    Për më tepër, shqetësues është fakti që ky ligj është propozuar të miratohet në procedurë të shpejtë, pa ndonjë shpjegim në propozim, gjë që nuk lë hapësirë për debat publik e as për transparencë dhe përfshirje të palëve të interesuara në miratimin e të njëjtit.

    Parimi i shumicës së dy të tretave në zgjedhjen e anëtarëve të organeve drejtuese në Servisin radiodifuziv publik dhe Rregullatorin mediatik është i rëndësishëm sepse në këtë mënyrë zvogëlohet rreziku i ndikimit politiko-partiak në zgjedhjen e anëtarëve të këtyre organeve nga ana e deputetëve. Ndryshimi eventual sjell rreziqe edhe për përbërjen e ardhshme të Këshillave, të cilat mund të zëvendësohen lehtësisht me çdo ndryshim të pushtetit. Kjo do të shkelë parimin e pavarësisë së institucioneve nga politika, që ishte motivi kryesor kur u votua zgjidhja aktuale ligjore.

    Për parimin e zgjedhjes me shumicë prej dy të tretave, gazetarët dhe organizatat mediatike u angazhuan edhe në vitin 2013 kur u miratuan ligjet për media, dhe për këtë parim u angazhuan edhe ekspertët e Këshillit të Evropës gjatë hartimit të Ligjit për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuele, me të cilat rregullohet puna e RTM-së dhe ASHMAA-së.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    Bashkëpunimi ndër-sektorial si faktor në luftën kundër terrorizmit
    January 27, 2021

    Next post

    Hapet konkursi për çmimet vjetore të SHGM
    February 3, 2021

    You may also like

    IMG_20230127_141258
    SHGM dhe MPB: nëpërmjet komunikimit më të mirë deri te siguria më e madhe e punonjësve të mediave
    28 January, 2023
    ZNM
    Çadikovski për Mitrevin: Gazetaria e lirë ekziston për qytetarët dhe për të mbrojtur interesin publik
    25 January, 2023
    ZNM-Grad Skopje
    SHGM kërkoi nga Qyteti i Shkupit që të përmirësojë transparencën dhe komunikimin me gazetarët
    19 January, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?