• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • SHGM shpërblen fotografitë më të mira nga vala e refugjatëve

    SHGM shpërblen fotografitë më të mira nga vala e refugjatëve

    • Categories Aktivitete
    • Date November 21, 2016

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikanë në Shkup, Zyren e UNHCR-së dhe Shoqatën e Juristëve të Rinj të Maqedonisë, të premten në solemnitet rasti në Muzeun e Maqedonisë në Shkup i ndanë çmimet për fotografi më të mirë në temën “vala e refugjatëve gjatë vitit 2015 në Maqedoni”.

    Çmimin e pare për fotografi më të mirë e fitoi Maja Zllatevska nga gazeta “Dnevnik”, çmimi i dytë i takoi Ognen Teofillovski nga gazeta “Vest”, ndërsa çmimin e tretë e fitoi Gjorgji Liçovski nga portali “Sakam da kazham”.

    Kryetari i ShGM-së, Naser Selmani, në fjalimin përshëndetës i uroi fituesit dhe i falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në konkurs. Selmani tha se vala e refugjatëve ishte test për raportimin etik të fotoreporterëve të Maqedonisë, të cilët prej ditës së pare kanë ndjekur krizën e refugjatëve duke raportuar për mediat e vendit dhe të huaja.

    “Përmes fotografive të tyre ne e kuptuam fatin e rëndë të këtyre të dëshpëruarve. Migrantët ishin të paraqitur në mënyrën të drejtë, vetëm si viktima të luftërave të pakuptimta. Para fotografive të tyre asnjë krijesë njerëzore nuk mund të rrijë indiferent ndaj vuajtjeve të refugjatëve”, tha Selmani.

    Ai shtoi se përmes dhënies së mirënjohjeve për fotoreporterët profesionist forcohet uniteti i bashkësisë së gazetarëve. “Dua t’u bëj thirrje që të qëndrojmë të bashkuar sepse bashkë mund të përballemi më lehtë me sfidat e përbashkëta, siç është eskalimi i dhunës ndaj gazetarëve, fotoreporterëve dhe kameramanëve”, tha Selmani.

    Laura Braun, person përgjegjës për komunikim me opinionin në Ambasadën Amerikane tha se siguria e gazetarëve është shumë e rëndësishme, që të mund ta plotësojnë misionin e tyre. “Ne në SHBA besojmë se puna e gazetarëve është shumë e rëndësishme, sidomos në kohë krizash, siç ishte kriza e refugjatëve dhe kriza politike në Maqedoni”, theksoi Braun.

    Ajo e lavdëroi guximin dhe sjelljen profesionale të fotoreporterëve për shkak se me punën e tyre kontribuojnë për përcjelljen e dimensionit human të krizës së refugjatëve.

    Përfaqësuesi i UNHCR-së në Shkup, Tihomir Nikollovski, tha se përmes fotografive të fotoreporterëve dëgjohet zëri i refugjatëve.

    Nita Çavolli, përfaqësuese e Shoqatës së Juristëve të Rinj të Maqedonisë tha se fotografia është kanali më depërtues i komunikimit, për shkak se, përmes saj përcillen vuajtjet e refugjatëve dhe kultivohet ndjenja e solidaritetit dhe keqardhjes.

    Pas ndarjes së çmimeve, në Muze u mbajt ekspozitë ku u publikuan 50 fotografitë më të mira nga 20 fotoreporterët që morën pjesë në konkurs.

    Ky aktivitet i SHGM-së është pjesë e projektit të përkrahur nga ambasada e SHBA-ve, dedikuar fotoreporterëve të Maqedonisë, në kuadër të së cilit është përgatitur edhe Doracaku për sigurinë e fotoreporterëve dhe të etikës profesionale.

    Burimi i fotografisë: SDK

    SHGM, 20 Nëntor

    2016, Shkup

    • Share:
    author avatar
    ЗНМ Македонија

    Previous post

    Përfaqësues të ShGM-së në takim me ambasadorin Çarlls Garet
    November 21, 2016

    Next post

    Debat për instrumentalizimin e mediave
    December 5, 2016

    You may also like

    naslovna (3)
    SHGM dhe Ministria e Brendshme me protokoll për sigurinë e gazetarëve në internet
    22 March, 2023
    slika incident stip
    Kallëzim në MPB për pengim të punës së kameramanit të TV M Net në Shtip
    17 March, 2023
    333431799_211449381490161_4674541961277658950_n
    Gazetarët dhe prokurorët diskutuan mënyrat e mundshme për mbrojtjen e lirisë së shprehjes
    16 March, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?