SHGM: Shkelje e rekomandimeve të KSHZ-së në kontekst të pengimit të punës së gazetarëve

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) do të dorëzojë parashtresë për pengimin e punës së gazetares Antonija Janevska nga agjencia e lajmeve Meta.mk në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Parashtresa i referohet sjelljes joprofesionale të kryetares së këshillit zgjedhor të vendvotimit nr. 2648 në çerdhen Prolet, lagjja Vllae në Shkup, ku kolegia Janevska ishte penguar të kryejë punën e saj profesionale gazetareske.
Sipas raportimit të koleges Janevska për SHGM-në, përkundër faktit se ajo është prezantuar siç duhet, ka treguar akreditimin e saj dhe ka përmendur se nuk fotografon materialet e votimit apo votuesit, kryetari i këshillit zgjedhor në vendvotimin nr 2648 nuk e lejoi atë të bëjë foto në vendin ku u zhvillua votimi.
Ky rast i sotëm është shkelje e rekomandimit të KSHZ-së që gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët në kuadër të kryerjes së punës së tyre profesionale të mund të dalin lirisht në vendvotime dhe të regjistrojnë dhe fotografojnë, duke patur kujdes për fshehtësinë e të dhënave personale të qytetarëve.
Përkundër sugjerimit të KSHZ-së se duhet të mundësohet që gazetarët të cilët janë identifikuar si duhet para këshillit zgjedhor të kryejnë punën e tyre profesionale pa pengesa, SHGM do të kërkojë përgjegjësi për kryetarin e këshillit zgjedhor që pengoi gazetaren Janevska në kryerjen e punës së saj profesionale dhe do të kërkojë sanksion.
