• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • SHGM: Rritje dramatike e sulmeve ndaj gazetarëve – kërkojmë zgjidhje urgjente

    SHGM: Rritje dramatike e sulmeve ndaj gazetarëve – kërkojmë zgjidhje urgjente

    • Categories Aktivitete
    • Date November 3, 2020

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Ndërprerjen e Mosndëshkimit për Krimet kundër Gazetarëve, SHGM-ja sot ka mbajtur konferencë shtypi, në të cilën kryetari dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të Shoqatës dërguan disa mesazhe të rëndësishme.

    Mesazhi i parë i drejtohet publikut dhe partive politike që gazetarët profesionistë nuk duhet dhe nuk guxohet të sulmohen për ushtrimin e profesionit të tyre.

    Mesazhi i dytë iu dërgua Prokurorisë Themelore Publike, duke kërkuar që të gjitha sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik të ndiqen menjëherë. Në këtë mënyrë do të kontribuohet në mbrojtjen e demokracisë në vend.

    “Kërkojmë që në periudhën e ardhshme Ministria e Drejtësisë të bëjë ndryshime në Kodin Penal. Me ndryshimet duhet të zgjerohen kompetencat e Prokurorisë për të vepruar sipas detyrës zyrtare në vepra kriminale që lidhen me sulme dhe kërcënime ndaj gazetarëve dhe të rriten dënimet për sulmuesit. Në të njëjtën kohë, nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) kërkojmë të themelojë një departament special që do të ndjekë penalisht sulmuesit e gazetarëve”, theksoi Mlladen Çadikovski, kryetar i SHGM-së.

    Gazetarët dhe punonjësit mediatik luajnë rol kryesor në vendin tonë si mbrojtës të interesit publik, kurse profesioni i gazetarisë është pjesë e rëndësishme e çdo shoqërie demokratike. Këtë vit, krahasuar me vitet e mëparshme, gazetarët shpesh përballen me sulme verbale dhe fizike vetëm për shkak të kryerjes së detyrave të tyre profesionale, ndërsa dhunuesit mbeten të pandëshkuar. Është e rëndësishme të theksohet se mosndëshkimi në mënyrë të pashmangshme shpie në vetëcensurë, e kufizon hapësirën për media të lira dhe e privon publikun nga e drejta për t’u informuar. 

    Sipas statistikës së SHGM-së, që nga fillimi i këtij viti e deri më tani kemi regjistruar gjithsej 14 sulme dhe kërcënime të ashpra ndaj gazetarëve, nga të cilat më shumë se gjysma janë ndaj gazetareve. Sa për krahasim, në vitin e kaluar kishte katër incidente të tilla, që do të thotë se këtë vit sulmet dhe kërcënimet janë tre herë më shumë. Megjithëse sulmet fizike janë zvogëluar, megjithatë është shqetësues fakti që gjithnjë e më shumë kërcënime për jetën e gazetarëve po vërehen në rrjetet sociale. Në këtë drejtim, përpjekje shtesë duhet të bëjë edhe Ministria e Punëve të Brendshme duke sanksionuar autorët, kurse për raste më serioze të kërkojë nga PTHP-ja të iniciojë procedura penale.

    Krijimi i kushteve të sigurta për punë të gazetarëve dhe punonjësve mediatik është nënvizuar rregullisht në Raportet e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Prandaj, Qeveria duhet ta marrë më seriozisht këtë çështje dhe të inkurajojë institucionet gjegjëse jo vetëm t’i zgjidhin rastet e gazetarëve të sulmuar, por edhe të parandalojnë raste të reja në të ardhmen.

    SHGM-ja mbetet në dispozicion për të qenë partner konstruktiv në përmirësimin e legjislacionit për këto çështje, por edhe për përmirësimin e praktikës gjyqësore në përputhje me praktikat e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Po ashtu, SHGM-ja u bën thirrje të gjithë gazetarëve që kanë qenë subjekt i kërcënimeve dhe sulmeve t’i raportojnë rastet e tyre në Shoqatë, në mënyrë që të fitojnë ndihmë juridike falas dhe të njëjtat t’i përcjellim se si do të procedohen nga organet e ndjekjes.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SafeJournalists: 2 Nëntori – Përkujtim dhe paralajmërim për shoqëritë e Ballkanit Perëndimor
    November 3, 2020

    Next post

    SHGM, KEMM, SPGPM dhe IMM: Dënohet gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale pas tekstit të publikuar në “Lider”
    November 16, 2020

    You may also like

    naslovna (3)
    SHGM dhe Ministria e Brendshme me protokoll për sigurinë e gazetarëve në internet
    22 March, 2023
    slika incident stip
    Kallëzim në MPB për pengim të punës së kameramanit të TV M Net në Shtip
    17 March, 2023
    333431799_211449381490161_4674541961277658950_n
    Gazetarët dhe prokurorët diskutuan mënyrat e mundshme për mbrojtjen e lirisë së shprehjes
    16 March, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?