• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • SHGM, PTHP dhe MPB – Forcimi i përpjekjeve të përbashkëta për të arritur siguri më të madhe për gazetarët dhe punonjësit e medias

    SHGM, PTHP dhe MPB – Forcimi i përpjekjeve të përbashkëta për të arritur siguri më të madhe për gazetarët dhe punonjësit e medias

    • Categories Aktivitete
    • Date March 26, 2024

    Në organizim të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), sot u mbajt ngjarje e përbashkët me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB),  dhe Prokurorisë Themelore Publike (PTHP) me temë: “Për siguri dhe mbrojtje më të madhe të gazetarëve dhe punonjësve të medias dhe kundërshtimi i kërcënimeve të lirisë së medias”.

    Në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, kur priten një numër i madh tubimesh dhe debatesh publike, mundësia që gazetarët të ekspozohen ndaj rrezikut të shtuar në punë është reale. Për të parandaluar situatat dhe rreziqet e padëshiruara për punonjësit e medias, veçanërisht ato gjatë punës në terren, mbajtja e ngjarjeve të tilla është e një rëndësie të madhe për dërgimin e një mesazhi të qartë se sulmi ndaj gazetarit është krim për të cilin ligji parashikon dënime të rënda.

    Ngjarjen e sotme e hapi kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski, ndërsa folën edhe Dejan Petrevski, prokuror publik në Prokurorinë e Shkupit dhe person kontaktues për koordinim në rastet kur ka shkelje të të drejtave të gazetarëve, Toni Angellovski, ndihmës i ministrit të brendshëm për marrëdhënie me publikun, Era Gjakova, gazetare nga ALSAT, si dhe Dragan Sekullovski, drejtor ekzekutiv i SHGM-së, ndërsa moderatore e ngjarjes ishte gazetarja Elena Ivanovska Mukoska.

    Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, në fjalimin e tij para të pranishmëve, kërkoi bashkëpunim me institucionet përkatëse për sigurinë e gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë në vend.

    “Dëshirojmë të vëmë në dukje dispozitat e reja të Kodit Penal që kanë për qëllim përmirësimin e mbrojtjes së gazetarëve, rastet që janë trajtuar deri më tani dhe për të cilat ka aktgjykime të formës së prerë, por edhe rekomandimet  për siguri dhe mbrojtje më të madhe të gazetareve dhe gazetarëve dhe kundërshtimin ndaj kërcënimeve ndaj lirisë së medias, si paditë e pabaza dhe mbikëqyrja e paligjshme e punonjësve të medias, veçanërisht gjatë fushatës zgjedhore. Pikërisht në këtë periudhë parazgjedhore do të rritet rreziku për të bërë punë gazetareske. Mbrojtja e lirisë së medias dhe mbrojtja e gazetarëve nuk është vetëm çështje etike apo përgjegjësie profesionale – është çështje e ruajtjes së të drejtës për informim të qytetarëve. Të mos harrojmë problemin e mosndëshkimit të sulmuesve të gazetarëve, nuk është vetëm problem i profesionit të gazetarit. Është detyrë e jona që të insistojmë në drejtësi, prandaj do të vazhdojmë të kërkojmë ndryshime sistematike dhe reforma që do të përmirësojnë sigurinë”, theksoi Çadikovski.

    Për rëndësinë e ndryshimeve ligjore në Kodin penal dhe zbatimin e tyre, foli prokurori publik në Prokurorinë Publike të Shkupit, Dejan Petrevski, i cili ndau kënaqësinë e tij me publikun për bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë dhe MPB-në.

    “Ajo që është më e rëndësishme për ne si prokurori është ngritja e mbrojtjes juridiko – penale për gazetarët në një nivel më të lartë. Perceptimi për sigurinë e gazetarëve ka ndryshuar dhe situata aktuale është përmirësuar shumë në krahasim me dhjetë vitet e fundit. Rezultat i kësaj janë ndryshimet në Kodin Penal, të cilat janë të shkëlqyera për mbrojtjen e gazetarëve dhe punonjësve të medias në vend. Në kontekstin e praktikës sonë, sulmi fizik mund të konsiderohet krim kur ka një sulm apo forcë të përdorur ndaj një gazetari ose punonjësi të medias, pra si zyrtar, por edhe dëshmi se gazetari ka ndërmarrë një veprim zyrtar në përputhje me autorizimet e tij si person zyrtar. Prandaj, dua të bëj një apel që PTHP të jetë gjithmonë në dispozicion kur në të ardhmen të ketë shkelje të të drejtave të gazetarëve apo punonjësve të medias”. – theksoi Petrevski.

    Për rolin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në parandalimin e sulmeve dhe mbrojtjen e sigurisë së gazetarëve dhe punonjësve të medias, foli Toni Angellovski, i cili në fjalimin e tij theksoi se nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave.

    “Republika e Maqedonisë së Veriut ka qenë vendi më i sigurt për gazetarët gjatë viteve të fundit krahasuar me vendet e rajonit. Ky është rezultat i punës së përbashkët të përkushtuar me të gjitha palët e përfshira. Është e rëndësishme ta shfrytëzojmë këtë periudhë dhe të bëjmë apel se duhet të përgatitemi për zgjedhjet e ardhshme. Askush nuk do të mbetet i pandëshkuar nëse sulmon një gazetar. Këtu dua të bëj një krahasim me rastin e fundit me kolegun tim Furkan Saliu që me komunikim të shpejtë dhe të koordinuar mund të veprojmë menjëherë. Ministria e Brendshme dhe SHGM kanë bashkëpunuar prej kohësh dhe si rrjedhojë kemi krijuar bashkërisht protokolle për raportimin e sulmeve online dhe manuale për sigurinë e gazetarëve. Tashmë kemi vendosur persona si pika kontakti për komunikim me gazetarët dhe më e rëndësishmja është që çdo sulm duhet të raportohet dhe të reagohet që të zbardhet shpejt”, tha Angellovski.

    Gazetarja Era Gjakova, e cila në vitin 2023 ishte objekt i sulmit fizik, si praktikë pozitive nga MPB-ja dhe Prokuroria Publike, ndau përvojën rreth rastit të saj, për të cilin tashmë ekziston një dënim për sulmuesin.

    “Tani më kujtohet dita e 21 gushtit 2023 kur u sulmuam si ekip i ALSAT-it në Çarshinë e Vjetër, e rëndësishme është që po bënim punë gazetareske profesionale pa rrezikuar sigurinë e askujt dhe u sulmuam nga një person i panjohur që ndodhej tek i njëjti vend me ne. Është interesante që ndryshimet e reja në KP i përjetova në kurriz. Rastin e kam denoncuar menjëherë në MPB, pavarësisht bindjeve të qytetarëve se nuk ka nevojë të denoncohet një sulm i tillë sepse institucionet nuk do të veprojnë. Por, të them të drejtën, unë dhe kolegia ime Sara Hoxha, pavarësisht se kishim presion dhe kërcënime përmes telefonit për të na shmangur nga procedimet e mëtejshme dhe për të na dekurajuar, ne vazhduam dhe ishim këmbëngulëse që drejtësia për ne si profesionistë të vihej në vend. Këtu dua të ndaj kënaqësinë time që për habinë time e sollëm çështjen në një përfundim ku në një kohë shumë të shpejtë u soll vendim për dënim me kusht për një vit për sulmuesin. Mesazhi që dua të dërgoj nga kjo ngjarje është se çdo sulm apo kërcënim duhet të raportohet”, ka thënë Gjakova.

    Lidhur me gjendjen e sigurisë së gazetarëve në vend në hapësirën online, por edhe në kuadër të trendeve të reja lidhur me këtë temë, mbajti fjalim drejtori ekzekutiv i SHGM-së, Dragan Sekullovski, i cili tha:

    “Në periudhën e kaluar  është vërejtur një trend pozitiv në drejtim të rasteve kur kemi sulme fizike ndaj kolegëve gazetarë, nga gjithsej pesë të regjistruara vitin e kaluar, kemi dy dënime për sulmuesit. Autoritetet ligj-zbatuese shfaqin ende mangësi në aspektin e aftësisë për të vepruar në kuadër të sulmeve dhe kërcënimeve online, edhe pse gjatë dy muajve të fundit kemi paraqitur pesë ankesa në departamentin për krime kompjuterike dhe forenzikë digjitale në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Prandaj, le të konfirmojmë angazhimin tonë për të mbrojtur sigurinë dhe lirinë e gazetarëve, jo vetëm gjatë zgjedhjeve, por edhe në jetën e përditshme. Së bashku, le të përpiqemi të ndërtojmë një shoqëri ku gazetaria dhe media mund të lulëzojnë, të papenguara nga kërcënimet, sulmet apo frikësimet. Tashmë që edhe gazetarët janë zyrtarë sipas ligjit, duhet të dimë se përgjegjësia qëndron mbi ne që të ruajmë dhe mbrojmë lirinë e shprehjes dhe informimit dhe aq më tepër të mbrojmë interesin publik”, theksoi Sekullovski.

    Qëllimi i aktivitetit të sotëm ishte që të vihen në dukje edhe një herë dispozitat e reja të Kodit Penal, të cilat synojnë përmirësimin e mbrojtjes së gazetarëve, të rasteve që janë trajtuar deri më tani por edhe për të cilat ka gjykime dhe vendime përfundimtare për siguri dhe mbrojtje më të madhe të gazetarëve,  dhe kundërshtim ndaj kërcënimeve ndaj lirisë së medias si paditë e pabaza dhe mbikëqyrja e paligjshme ndaj punonjësve të medias, veçanërisht gjatë një fushate zgjedhore.

    Ngjarja organizohet në kuadër të projektit “Paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP) për gazetarët, janë shuplakë për qytetarët dhe interesin publik” i mbështetur nga UNESCO dhe projekti rajonal “Forcimi i lirisë së medias në Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni të Veriut dhe Serbi”, i financuar nga Mbretëria e Holandës dhe zbatuar nga Komiteti Hollandez i Helsinkit dhe Free Press Unlimited në partneritet me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM: Dënim për sulmin ndaj kolegut Furkan Saliu nga përmbaruesja Vesna Jakimovska
    March 26, 2024

    Next post

    SHGM: Dënim për sulmin ndaj ekipit të TV24 në ditën e parë të fushatës politike
    April 5, 2024

    You may also like

    2
    SHGM dhe ASHMAAV diskutuan për gjendjen aktuale të tregut mediatik dhe transparencën e pronësisë
    8 October, 2026
    169 (85)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM PËR TEKNOLOGJITË E REJA DHE SIGURINË DIGJITALE
    6 October, 2026
    169 (83)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIMIN T-AJM PËR EDUKIM FINANCIAR
    6 October, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?