• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • SHGM: Ngacmohen gazetarë nga nëpunës të Higjienës Komunale – MPB urgjentisht të reagojë

    SHGM: Ngacmohen gazetarë nga nëpunës të Higjienës Komunale – MPB urgjentisht të reagojë

    • Categories LAJMËRIME
    • Date August 8, 2022

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) e dënon veprimin e nëpunësve të sektorit për marrëdhënie me opinionin dhe të sigurimit të “Higjienës Komunale – Shkup” të cilët sot në mënyrë serioze i kanë shkelur të drejtat e gazetarëve Furkan Saliu dhe Avni Tahiri, përmes marrjes së dhunshme të pajisjes së tyre dhe ndalimin e paligjshëm kundër vullnetit të tyre.

    Sipas kolegëve, kjo ngjarje skandaloze ka ndodhur sot në hapësirat e kësaj ndërmarrjeje publike në Shkup. Në këtë incident një nëpunëse e cila është prezantuar si përgjegjëse për marrëdhënie me opinionin, pas një debati paraprak verbal me dy gazetarët, kolegut Saliu ia ka marrë telefonin dhe ka refuzuar që t’ia kthejë. Në të njëjtën kohë, tre anëtarë të sigurimit nga Drejtoria e “Higjienës Komunale – Shkup”, kundër vullnetit të tyre të dy gazetarët i kanë ndaluar në hapësirat e këtij institucioni dhe të njëjtit janë liruar madje pasi kanë arritur pjesëtarët e MPB-së, të cilët kanë ardhur së shpejti pas një denoncimi paraprak nga gazetari Tahiri.

    Incidenti në fjalë paraqet shkelje e rëndë të të drejtave të gazetarëve dhe pengim në punën e tyre si dhe të drejtën për lëvizje të lirë. Kolegët Saliu dhe Tahiri kanë caktuar në mënyrë të rregullt një takim me përfaqësuesen për marrëdhënie me publikun për një kronikë lidhur me çështjet e marrëdhënieve të punës në këtë institucion dhe ata kishin detyrimin t’u përgjigjeshin pyetjeve të gazetarit, dhe jo t’ua merrnin pajisjet dhe t’i mbanin në mënyrë të paligjshme kundër dëshirës së tyre në hapësirat e ndërmarrjes publike.

    Prandaj Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme menjëherë ta hetojë këtë rast dhe ta njoftojë opinionin për këtë veprim të palejueshëm ndaj gazetarëve nga ana e nëpunësve të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale – Shkup”. Përveç kësaj, kërkojmë nga drejtoresha e sapo emëruar e këtij institucioni, Kosana Mazneva, urgjentisht ta hetojë veprimin e të punësuarve dhe të nisë masa disiplinore në kuadër të kompetencave të veta ligjore.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    Ekipi gazetaresk i TV Alfa është penguar të raportojë gjatë festës së Ilindenit në Krushevë
    August 8, 2022

    Next post

    SHGM: Kërkojmë përgjegjësi për pjesëtarët e policisë që shpërdoruan pozitën e tyre për të ngacmuar gazetaren Viki Klinçarova
    August 12, 2022

    You may also like

    IMG_20230127_141258
    SHGM dhe MPB: nëpërmjet komunikimit më të mirë deri te siguria më e madhe e punonjësve të mediave
    28 January, 2023
    ZNM
    Çadikovski për Mitrevin: Gazetaria e lirë ekziston për qytetarët dhe për të mbrojtur interesin publik
    25 January, 2023
    ZNM-Grad Skopje
    SHGM kërkoi nga Qyteti i Shkupit që të përmirësojë transparencën dhe komunikimin me gazetarët
    19 January, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?