SHGM në takime me përfaqësues të institucioneve Evropiane

Përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë ishin në vizitë treditëshe në Bruksel ku zhvilluan disa takime bilaterale me përfaqësues të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (FNG), deputetë nga Parlamenti Evropian, përfaqësues të Komisionit Evropian si dhe me organizata të tjera të cilat punojnë në fushën e mediave.
Në takimin e parë Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, Drejtori Ekzekutiv – Dragan Sekullovski, si dhe koordinatori për komunikime – Deniz Sulejman takuan drejtoreshën e Federatës Evropiane të Gazetarëve – Renata Shreder dhe kolegët e saj me të cilët në periudhën përderisa ishin aty u takuan edhe disa herë. Ato biseduan për gjendjen aktuale të mediave në vend, për hapat që duhet të bëhen, si dhe për bashkëpunimin e mundur në të ardhmen me FNG dhe FEG me qëllim që të ngritën kapacitetet e gazetarëve dhe të ngritët niveli i sigurisë së gazetarëve gjatë punës së tyre.
Takimi i dytë në të cilin morën pjesë përfaqësuesit e Shoqatës ishte takimi grupor me të punësuarit në Komisionin Evropian (DGNEAR) në të cilin u diskutua për reformat në media dhe për sigurinë e gazetarëve në vend por edhe në rajon, ndërsa më vonë atë ditë kishin edhe takim bilateral me personat e përgjegjshëm për Maqedoninë.
Në kuadër të vizitës, përfaqësuesit e SHGM-së patën takime bilaterale edhe me disa deputetë nga Parlamenti Evropian, ndër të cilëve u takuan me: Alojz Peterle, Ivo Vajgll dhe Tonino Piculla, ndërsa më vonë morën pjesë në brifing, ku para organizatave gazetareske nga vendet e Ballkanit Perëndimor folën euro-parlamentarët Tanja Fajon dhe Knut Flekenshtajn.
Në të gjitha takimet u theksua se shqetëson fakti që në versionin e fundit të “Planit 18” të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është fshirë pjesa që kishte të bëjë me reformat në media. Gjithashtu, theks i veçantë u vu në shkallën e lartë të mosndëshkimit të sulmeve mbi gazetarët. Gjatë takimeve u bë fjalë edhe për nevojën për ndryshime të Kodit Zgjedhor, gjë për të cilën alarmoi Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë qysh në ditën kur u votua ndryshimi i tij, ndërsa në atë drejtim u theksua edhe nevoja për zhbllokimin dhe votimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, i cili ka kohë që është i bllokuar në Kuvend.
Kjo vizitë ishte e organizuar si pjesë e aktiviteteve që i bën SHGM në pjesën e avokimit dhe lobimit për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e mediave në Maqedoni.
Si rezultat i takimeve që i patën përfaqësuesit e SHGM-së, në seancën e djeshme plenare të Parlamentit Evropian, deputeti Ivo Vajgll theksoi rëndësinë e mediave në një shoqëri demokratike. Ai tha se Maqedonia duhet të sigurojë hapësirë për media të lira dhe pluralistike, duhet t’i mbrojë gazetarët në vend dhe duhet të luftojë kundër krimit të organizuar në mënyrë më efektive.